Ambasadoret e Paqes

Call Directions Website Contact the organization

Ambasadoret e Paqes Never doubt that a small group of thoughtful, committed citizens can change the world; indeed, it's the only thing that ever has. (Margaret Mead)

The "Peace Ambassadors” is an association born in Albania in 1997, officially registered as a NGO. Its work concerns reconciliation among families under revenge and building new relationships especially through education and taking care of Zadrima's kids. Its foundation is due to Don Antonio Sciarra, the mission's chief in the Blinisht' s Kisha Katolike (Sapa's diocese), and it was founded to try to go back to normality after the awful civil disorders in 1997 that wiped out all the efforts that the poor rural communities were doing, looking for democracy and social wellness. In the association headquarters and in the several villages are performed several activities and there are meetings intended to develop and spread hope messages, peace culture, non-violence and peaceful living together among youngsters. Since 1997 until now a lot things were made thanks to the Ambassadors, but the kids keep working and fighting for a better Albania.

“Ambasciatori di Pace” è un movimento nato in Albania nel 1997, ufficialmente registrato come ONG e attivo nel settore della riconciliazione e della costruzione di nuovi rapporti interpersonali, in modo particolare formando, educando, assistendo i giovani della Zadrima. La fondazione dell'associazione si deve all'azione di Don Antonio Sciarra, a capo della Missione della Kisha Katolike di Blinisht, della Diocesi di Sapa, e risale al tentativo di recupero della normalità a seguito dei gravissimi fatti sociali del 1997, quando qualcosa di simile ad una guerra civile azzerò gli sforzi fatti dalle comunità locali, rurali e povere, nella ricerca della democrazia e del benessere sociale. Nella sede dell'associazione e nelle strutture oratoriali dei vari villaggi vengono svolte le attività, gli incontri volti ad elaborare e trasmettere un messaggio di speranza e di divulgazione della cultura della pace, della nonviolenza e della convivenza pacifica attraverso i giovani. Dal 1997 in poi molti passi sono stati compiuti e i giovani Ambasciatori di Pace continuano a lottare per un'Albania più giusta.

“Ambasadorët e Paqes” është një lëvizje që lindi në 1997, zyrtarisht u regjistrua si OJQ dhe aktive në sektorin e bashkimit, pajtimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të reja ndërpersonale, në mënyrë të veçantë duke formuar, edukuar dhe mbështetur të rinjtë e Zadrimës. Themelimi i shoqatës u bë nga Don Antonio Sciarra që asokohe ishte në krye të Misionit Katolik Blinisht, i Dioqezës së Sapës. Zanafillen e ka në tentativen e rifitimit të normalitetit mbas rrëmujave të vitit 1997, ku ishte diçka e ngjashme me një luftë civile që shkatërroi të gjithë mundin e bërë nga komunitetet e zonës, rurale e të varfëra, në kërkim të demokracisë e të mirëqënies sociale. Në selinë e shoqatës dhe në strukturat e oratorëve të fshatrave të ndryshëm, zhvillohen aktivitetet, takimet me qëllim për të gjetur dhe transmetuar një mesazh shprese dhe shpërndarjen e kulturës së paqes, të jo dhunës dhe të bashkëjetesës paqësore ndërmjet të rinjëve. Nga 1997 e në vazhdim shumë hapa janë bërë dhe të rinjt Ambasadorë të Paqes vazhdojnë të luftojnë për një shqipëri më të drejtë.

DEKLARATË E “AMBASADORËT E PAQES”.
17/10/2026

DEKLARATË E “AMBASADORËT E PAQES”.

15/10/2026

ITINERARI 4: “Udhëtim nëpër brendatokën e Lezhës”

Ekspedita në terren me të rinjtë - Dita e 15 (e fundit).

📍Eksplorim i fshatit Pllanë, ku brenda një areali gjenden disa asete me vlera historiko-kulturore.

Projekti “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania


FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili f...
14/10/2026

FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, shoqata “Ambasadorët e Paqes” shpall thirrjen e hapur për shprehje interesi për mbulimin e shërbimit si më poshtë:

Për më shumë detaje, klikoni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1-U9g808dKXyKi5rtgxhKVgqssyM8UDlv?usp=sharing

⏳Afati: 24 tetor 2026

Programi ReLOaD3 financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania

FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili f...
14/10/2026

FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, shoqata “Ambasadorët e Paqes” shpall thirrjen e hapur për shprehje interesi për mbulimin e shërbimit si më poshtë:

Për më shumë detaje, klikoni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1t4gNZOeLt95fHb1zNqBgZQdfBu99QNxW?usp=sharing

⏳Afati: 24 tetor 2026

Programi ReLOaD3 financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania

FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili f...
14/10/2026

FTESË PËR OFERTË/ Në kuadër të projektit: “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, i cili financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, shoqata “Ambasadorët e Paqes” shpall thirrjen e hapur për shprehje interesi për mbulimin e shërbimit si më poshtë:

Për më shumë detaje, klikoni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1-zuh5PbvnS-ZTfBUaR09KthtOV49vmey?usp=sharing

⏳Afati: 24 tetor 2026

Programi ReLOaD3 financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania

ITINERARI I: “NGA LAGUNA NË DET”(Mali i Rrencit, Shëngjin)Mali i Rrencit, i vendosur në zonën bregdetare të Shëngjinit, ...
13/10/2026

ITINERARI I: “NGA LAGUNA NË DET”
(Mali i Rrencit, Shëngjin)

Mali i Rrencit, i vendosur në zonën bregdetare të Shëngjinit, përfaqëson një peizazh natyror me pamje panoramike mbi detin Adriatik dhe një territor me vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike, ndaj iu dedikua një ekspeditë më vete.
Nën udhëheqjen e Mario Gjinit, njohës i mirë i zonës dhe një prej të rinjve sipërmarrës që ka sjellë ide inovative në zonën e Ranës së Hedhun (duke ndërtuar një oaz mikpretjeje për turistët, si bar “Ledh”), i cili e pranoi me kënaqësi ftesën tonë, ekspedita përfshiu vizita te: tumat ilire, ku u vizituan 5 të tilla nga dhjetra që gjenden në të gjithë territorin përreth, fshati Rrenc - vendlindja e Át Zef Pllumit, ku pamë shtëpitë karakteristike (pjesa më e madhe të braktisura, por me potencial zhvillimi në të ardhmen), lerat (pellgje në kullota malore), rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, për ta mbyllur me Ballkonin Panoramik të Ranës së Hedhun, ku tashmë, siç ishte parashikuar, është vendosur shtatorja e Mbretëreshës Ilire Teuta, e cila po tërheq shumë vizitorë që prej vendosjes së saj.

Me ekspeditën në Malin e Rrencit përmbyllëm eksplorimin edhe të itinerarit 1: “Nga Laguna në Det”. Pas përzgjedhjes së pikave përfundimtare që do të jenë pjesë e këtij itinerari, hapi i radhës do të jetë digjitalizimi i tij.

Projekti “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale”, financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania


ZbulojmëLezhën

09/10/2026

Itinerari 1: “Nga Laguna në Det”

Ekspedita në terren me të rinjtë - Dita e 14

Nuk mund të mungonte një ekspeditë në malin e Rrencit (mali i Shën Gjinit, pjesë e itinerarit 1), i cili ngrihet “zotërues” mbi detin Adriatik, duke na dhënë një panoramë mbresëlënëse. Pamë nga afër:
📍Tumat Ilire (varre të lashta monumentale, vizituam 5 të tilla).
📍Fshatin Rrenc me shtëpitë karakteristike (vendlindja e Át Zef Pllumit).
📍Kishën e Shën Pjetrit (tashmë rrënojë).
📍Ballkonin Panoramik (Rana e Hedhun) - Ku tashmë është vendosur edhe shtatorja e Mbretëreshës Ilire Teuta, një atraksion i ri turistik.

Shihemi në Pllanë, në ekspeditën e fundit… 😉

Projekti “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim tëTrashëgimisë Lokale”, financohet nga Bashkia Lezhë dheProgrami Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian(BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara përZhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania


Dhuna nuk është kurrë përgjigjja. Paqja është zgjedhja. 🌈🕊️Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Jodhunës, në bashkëpunim me ...
07/10/2026

Dhuna nuk është kurrë përgjigjja. Paqja është zgjedhja. 🌈🕊️

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Jodhunës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit dhe Kujdesit Social pranë Bashkisë Lezhë dhe me praninë e prindërve, institucioneve dhe aktorëve që punojnë çdo ditë në edukimin e brezave të rinj dhe për parandalimin e dhunës, zhvilluam një aktivitet ndërgjegjësues, në Shtëpinë tonë në Baqel të Zadrimës.

Të rinjtë tanë kishin përgatitur disa numra artistikë, përmes të cilëve përcollën një mesazh të thjeshtë, por të fortë: paqja ndërtohet çdo ditë, përmes respektit, dialogut dhe dashurisë.

Nisur nga situata aktuale botërore, për të dhënë mesazhin përmbyllës të aktivitetit, vendosëm të rikthenim një simbolikë që është bërë pjesë e identitetit tonë: një lule brenda një gëzhoje (mbledhur nga të rinjtë e Zadrimës në vitin ‘97), e cila iu dhurua të pranishmëve (të rritur). Sepse aty ku flet dhuna, ne zgjedhim të mbjellim paqe.





05/10/2026

📍EKSPEDITË NË MALIN E VELËS - SHQYRTIM I MUNDËSISË PËR ZHVILLIMIN E NJË ITINERARI TË RI TURISTIK.

Në kuadër të ekspeditave në terren me të rinjtë, në ditën e 13-të të tyre eksploruam Malin e Velës, malin më të lartë në territorin e Bashkisë Lezhë (1172 m), me synim vlerësimin e mundësisë për krijimin e një itinerari të ri hiking që mund të lidhte fshatin Kallmet të Lezhës me zonën e Kryeziut të Mirditës (zonë e cila është e njohur tashmë për restorantet dhe bujtinat).

Ekspedita kishte për qëllim evidentimin në terren të gjurmës së mundshme të shtegut, vlerësimin e karakteristikave dhe vështirësive të terrenit për çeljen e këtij shtegu të ri.

Krijimi i këtij shtegu do të mundësonte jo vetëm nji variant të ri për të apasionuarit ndaj hiking-ut, por edhe një lidhje të re ndërmjet dy territoreve, si dhe mund të krijojë mundësi për diversifikimin e ofertës turistike, duke nxitur zhvillimin e shërbimeve lokale të reja në të dy territoret e bashkive respektive.

Një qasje e tillë synon jo vetëm të promovojë pasuritë natyrore të zonës dhe peizazhet e mrekullueshme, por edhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillimin e ekonomisë lokale përmes turizmit. Ky ishte vetëm një hap i parë.

Projekti “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim tëTrashëgimisë Lokale”, financohet nga Bashkia Lezhë dheProgrami Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 - ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian(BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara përZhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania


Dy ditë të tjera në Zadrimë, në një udhëtim përmes historisë, trashëgimisë, artizanatit dhe traditës së kësaj treve, duk...
02/10/2026

Dy ditë të tjera në Zadrimë, në një udhëtim përmes historisë, trashëgimisë, artizanatit dhe traditës së kësaj treve, duke mbyllur kështu eksplorimin e plotë të këtij itinerari.

Të rinjtë vijuan eksplorimin e pasurive kulturore dhe potencialeve lokale që kishin mbetur pa u vizituar nga ky itinerar nga ekspeditat kryera më parë, duke parë nga afër të tjera monumente të trashëgimisë, kisha e rrënoja mesjetare, ura historike, vende me rëndësi kulturore, si dhe duke u njohur me gjurmë të historisë së familjes së shquar të Gazullorëve.

Kur je në Zadrimë është e pamundur që të mos i kushtosh një vëmendje e veçantë edhe artizanatit dhe sipërmarrjeve lokale, ndaj pjesë e vizitave ishin edhe punishtet artizanale dhe kantinat e venës, ku tradita vijon të përcillet përmes punës dhe krijimtarisë në ruajtijen dhe prodhimin e produkteve autentike dhe autoktone të zonës.

Përmes këtyre ekspeditave, të rinjtë nuk janë vetëm vizitorë, por edhe vëzhgues, dokumentues dhe promovues të vlerave të vendit të tyre.

Projekti “Lezha përtej bregdetit: Të rinjtë në zbulim të Trashëgimisë Lokale” financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Lezhë United Nations Development Programme in Albania ReLOaD EU Delegation to Albania


Address

Baqël
4501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 13:00

Telephone

+355696986611

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasadoret e Paqes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasadoret e Paqes:

Shortcuts

Share