VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr

  • Home
  • VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr

VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr, Community Service, 50 Messina Drive # 2 Braintree MA, .

VATRA ADULT DAY CENTER and MOTHER TERESA ADULT DAY CENTER are committed to provide Adult Day Care services with engaging social and recreational activities, companionship, meals, along with personalized medical care for each participant.

Për të falënderuar nënën, asnjëherë nuk është e mjaftueshme… Sepse fjala “faleminderit” është e vogël për gjithë sakrifi...
12/05/2026

Për të falënderuar nënën, asnjëherë nuk është e mjaftueshme…
Sepse fjala “faleminderit” është e vogël për gjithë sakrificat, netët pa gjumë, kujdesin e pafund dhe dashurinë që një nënë jep pa kërkuar asgjë në këmbim.
Ajo është zemra e familjes, forca në heshtje dhe drita që nuk shuhet kurrë, edhe kur gjithçka tjetër duket e vështirë.
Sot dhe çdo ditë, mirënjohja jonë për nënën është e pafund.

Happy Mother’s Day!

Me shumë dashuri, nga ne,

VATRA-ADHC! 🥰🥰🌸🌸

Me beri pershtypje opinioni i Cajupit ( Shkruar ne vitin  1902), per perdorimin- huazimin- pershtatjen e fjaleve te huaj...
10/05/2026

Me beri pershtypje opinioni i Cajupit ( Shkruar ne vitin 1902), per perdorimin- huazimin- pershtatjen e fjaleve te huaja, kur fjala nuk egziston ne shqip.

Cajupi -Vepra letrare Vellimi 1

DY FJALE
Këto vjersha që dalën sot në dritë janë shkruar për të rrëfyer që shqipja është gjuhë si edhe të tjeratë, në mos më mirë. Në mos dimë ta kuvëndojmë a ta shkruajmë si duhetë, është se s’duamë ta mësojmë, dhe fajn’ e kanë priftëret e hoxhët, kisha dhe xhamia, dhe qeverria e Turqisë. Po fajne më të math e kanë ata shqiptarët që besojnë të huajtë dhe sh*tenë e kërkojnë të shesën dhe Shqipërinë!

Ç’ështē gjuha shqipe? Thonë ca kokëprishurë. Gjuha shqipe, o vëllezër shqiptarë, është gjuh’ e Shqipërisë; ajo që na flet mëma në djep; ajo e Skënderbeut dhe e stërgjyshërvet tanë që kanë nderuarë atdhenë; ajo e vjershëtorit math Naim beut, që rrjeth si mjaltë; ajo e gazetavet që dalën në Bruksel a në Sofje e në Bukuresht; ajo e shoqërisë «Përlindja dhe Dituria» dhe ajo e shoqërivet Italisë, e të tjera e të tjera... S’është mjaft për të bindurë që kemi gjuhë të bukurë?

Po kush sh*tet me ergjënt?
Nukë bindetë me mënt...



Këto vjersha ndahenë më tri pjesë pas qëllimit që kanë; 1) Atdheu; 2) Dashuria; 3) Përralla të rrema e të vërteta. Në mos janë shkruarë mir’ e bukur, janë prej zëmëre shqiptarī, pa ndonjë qëllim tjetër përveç dëshira për mëmëdhenë e për shqipenë, për të cilat cilido mëmëdhetar duhetë të punojë sa t’ipetë, pas fuqisë q’i ka dhënë zoti: kush pak, kush shumë, po është nevojë të punojmë të gjithë për Shqipërinë.

U lutem mëmëdhetarëvet të më ndjejnë për fjalët e huaja që do të gjejnë. Po i mjeri! Kam vjet shumë që jam larguarë nga Shqipëria dhe s’munt të them se shqipenë e di mirë. Pastaj më duketë se nukë duhetë të qērojmë shqipenë nga gjithë fjalët e huaja, se gjithë gjuhëtë janë lidhurë me njëra-tjetrënë dhe janë huarë: Ç’i mbetetë gjuhësë franceze po të mos ketë fjalëtë latintçe e elinçe? Ç’i mbetetë gjuhë së grekut po të qēronetë nga rrënjët’ e shqipesë?

Nuk’ është pra turp të shqipërojmë fjalë të huaja kur është nevojë, ashtu si kanë bërë gjithë kombet e qytetëruarë. Një gjë duhetë të kërkojmë e ta harrijmë: Të shkruajmë të gjithë me një alfabet.

Ndaj shqiptarëtë që shkruajnë libra e gazeta duhetë të mblidhen e të mentonen mirë për të përdorur gjithë një sua shkronjë, për përparimn’ e gjuhësë tonë, e cila do të sjellë mbrodhësinë e bashkimn’ e shqiptarëvet dhe lirin’ e Shqipërisë...

Ndë Kairo, 1902

08/05/2026

Miredita,

qendra VATRA ka nevoje per nje shofer qe jeton afer qytetit te Arlington. Mund te punoje Part-time ose Full time.
Pagesa eshte shume e mire dhe ambjenti i punes akoma me i mire.

Te interesuarit te kontaktojne Agronin ne numrin 617-877-9126.

Faleminderit

Call now to connect with business.

Festivali i parë për fëmijë i sponsorizuar nga Katedralja e SHËN GJERGJIT & QENDRA KULTURORE FAN NOLIMe dëshirën e madhe...
07/05/2026

Festivali i parë për fëmijë i sponsorizuar nga Katedralja e SHËN GJERGJIT & QENDRA KULTURORE FAN NOLI
Me dëshirën e madhe për të mbajtur sa më të bashkuar komunitetin shqiptar, por edhe për t'i treguar mikpritjen tonë shembullore kujdo që dëshiron të bashkohet, bëhuni pjesë për një ditë me lojëra, argëtim, akullore, byrek.
P. S. Bring your own food to share with family and friends.

Në këtë vend ku zemrat flasin ngadalë,Ku çdo buzëqeshje ka një histori të rrallë,U ngrit një dritë që kurrë s'u shua,Një...
04/05/2026

Në këtë vend ku zemrat flasin ngadalë,
Ku çdo buzëqeshje ka një histori të rrallë,
U ngrit një dritë që kurrë s'u shua,
Një derë e hapur për ty dhe mua.
Katër vite dritë,
Katër vite shpresë,
Në çdo zemër mbjellim dashuri pa fund,
Nënë Tereza na udhëheq çdo ditë,
Në Salem jemi bashkë, një familje me dritë!

Gëzuar 4 vjetorin e QENDRËS" MOTHER TERESA OF SALEM" ADHC.
AGRON & EDLIRA GJERASI DHE STAFI

Join us for a wonderful community event with something for everyone - children, parentsand grandparents alike.Come and e...
02/05/2026

Join us for a wonderful community event with something for everyone - children, parentsand grandparents alike.Come and enjoy a fun- filled day together.

Celebrate the spirit of Children’s Day in Albania 🇦🇱✨
A tradition inspired by joy, play, and community!

🍦Ice & Dough
https://www.iceanddough.com
🪁 Kite flying & bubbles in the sunshine
🎨 Crafts & colorful face painting
💪 Tug of war & musical chairs
💦 Dunk tank fun
💧 Water balloon games
🏃 Sack races
🏀 Pick-up games — basketball, volleyball, soccer
⚪ Bocce ball & horseshoes
🎶 Music & dancing
✨ And much more!
🔥 Albanian-style picnic: Bring your own food, fire up the grills, and enjoy a relaxed day with family & friends.

Click here for more details and to register
https://forms.gle/uY2vGdGJFxLbSXnv9

27/04/2026

Në Qendrën e Pensionistëve shqiptarë “Vatra”, në Braintree festuam së bashku Ditën e Librit.

Në një atmosferë të ngrohtë, të moshuarit tanë ndanë kujtime, lexuan pjesë të dashura dhe rikthyen emocionet që vetëm libri di t’i sjellë.
Ishte një moment i bukur që na kujtoi se leximi mbetet një pasuri e çmuar në çdo etapë të jetës
Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti të veçantë!

🌍

Krishti u Ngjall! 🙏✨Në Qendrën “Vatra” ,të të moshuarve shqiptarë në Braintree, festuam shpresën, dashurinë dhe ringjall...
13/04/2026

Krishti u Ngjall! 🙏✨
Në Qendrën “Vatra” ,të të moshuarve shqiptarë në Braintree, festuam shpresën, dashurinë dhe ringjalljen e shpirtit njerëzor. 💛
Mes buzëqeshjeve të sinqerta, përqafimeve të ngrohta dhe syve që shkëlqenin nga gëzimi, u ndie fuqishëm kuptimi i vërtetë i Pashkëve — një rikujtim se drita gjithmonë triumfon mbi errësirën, dhe se zemrat e bashkuara janë bekimi më i madh.
Të moshuarit tanë të dashur, me urtësinë dhe dashurinë e tyre të pakufishme, na mësuan edhe një herë se jeta është një dhuratë që duhet festuar çdo ditë. Në çdo bisedë, çdo këngë dhe çdo lutje, kishte një ndjenjë paqeje që nuk përshkruhet me fjalë.
Faleminderit çdo personi që e bëri këtë ditë kaq të veçantë. Ju jeni zemra që rreh fort për këtë komunitet. ❤️
Le të mbajmë këtë frymë gjallë çdo ditë — me më shumë mirësi, më shumë dashuri dhe më shumë kujdes për njëri-tjetrin.
Gëzuar Pashkët nga zemra! 🕊️🥚🌸 🇦🇱🌍❤️🙏

“If you want to share Easter eggs, please bring to church by Saturday morning”
08/04/2026

“If you want to share Easter eggs, please bring to church by Saturday morning”

“🎈 Introducing Our 1st Annual Kids Festival! 🇦🇱We are excited to announce a brand new community tradition — our Kids Fes...
08/04/2026

“🎈 Introducing Our 1st Annual Kids Festival! 🇦🇱
We are excited to announce a brand new community tradition — our Kids Festival on May 23!
Inspired by Albania’s beloved Children’s Day on June 1, this festival will bring together families for a day filled with:
🎨 Fun activities
🎶 Music & entertainment
👨‍👩‍👧 Community & culture
This is a celebration of our children, our culture, and our future ❤️
📅 Save the date: May 23
More details coming soon!”

🎈 Introducing Our 1st Annual Kids Festival! 🇦🇱
We are excited to announce a brand new community tradition — our Kids Festival on May 23!
Inspired by Albania’s beloved Children’s Day on June 1, this festival will bring together families for a day filled with:
🎨 Fun activities
🎶 Music & entertainment
👨‍👩‍👧 Community & culture
This is a celebration of our children, our culture, and our future ❤️
📅 Save the date: May 23
More details coming soon!

Address

50 Messina Drive # 2 Braintree MA

01840

Opening Hours

09:00 - 17:00

Telephone

+1 617-877-9126

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to VATRA Adult Day Health Center/ Mother Teresa of Salem Adult Day Health Cntr:

  • Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization?

Share