08/04/2025
🚆Raporti vjetor i ndërmarrjes Trainkos për vitin 2024 tregon se ajo ka gjeneruar pak më shumë se 70 mijë euro në sh*tje të biletave për udhëtarë dhe shërbime të transportit të mallrave. Ndërkaq, shpenzimet për paga dhe mëditje vetëm për stafin e angazhuar në transportin e udhëtarëve dhe mallrave janë afërsisht 713 mijë euro. Pra, 89 punëtorë në këtë sektor kanë gjeneruar vetëm 70 mijë euro sh*tje.💶
📉Për këtë diskrepancë të madhe mes të hyrave dhe shpenzimeve menaxhmenti hedh fajin tek ngecjet në përfundimin e projektit për finalizimin e linjës së 10 hekurudhore: Fushë Kosovë - Hani Elezit, gjendjes jo të mirë të mjeteve të transportit, mungesës së ligjit për sigurinë e transportit hekurudhorë, etj.
📊Kjo infografikë publikohet në kuadër të iniciativës CorrWatch i përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).