Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së - Viti

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së - Viti Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së - Viti, Non-Governmental Organization (NGO), Vitina.

08/10/2026
QËNDRIM I SHOQATËS SË INVALIDËVE TË LUFTËS SË UÇK-së – DEGA NË VITISot, me dhimbje dhe shqetësim të madh, e kemi pranuar...
16/09/2026

QËNDRIM I SHOQATËS SË INVALIDËVE TË LUFTËS SË UÇK-së – DEGA NË VITI
Sot, me dhimbje dhe shqetësim të madh, e kemi pranuar vendimin për shpalljen fajtor të krerëve të luftës së UÇK-së.
Ne nuk pajtohemi me këtë vendim.
Si Shoqatë e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega në Viti, e dimë çfarë ka qenë lufta dhe çfarë sakrifice është bërë për lirinë e Kosovës. Shumë prej nesh kemi dalë nga ajo luftë me plagë në trup, ndërsa shumë familje humbën më të dashurit e tyre.
Për ne, UÇK-ja ishte luftë për liri dhe çlirim të Kosovës. Prandaj sot zëri ynë është i qartë: kërkojmë drejtësi, të vërtetën dhe respekt për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.
Nuk kërkojmë privilegj për askënd. Kërkojmë që drejtësia të jetë e drejtë, e paanshme dhe të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për kundërshtimin e këtij vendimi.
Në emër të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega në Viti, shprehim solidaritetin tonë me krerët e luftës dhe familjet e tyre në këtë moment të vështirë.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Nderime të gjithë luftëtarëve të UÇK-së!
Rroftë Kosova e lirë!
Me respekt,
Demir Hasani
Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega në Viti

Sot, me zemër plot krenari dhe respekt, si Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega në Viti, së bashk...
12/09/2026

Sot, me zemër plot krenari dhe respekt, si Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega në Viti, së bashku me Kryetarin e Familjeve të Dëshmorëve dhe qytetarët e Vitisë, ishim pjesë e protestës në mbështetje të krerëve të luftës së UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ne nuk harrojmë sakrificën, gjakun dhe kontributin e atyre që luftuan për lirinë tonë. Sot jemi në këmbë për drejtësi, për të vërtetën dhe për dinjitetin e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Krerët e UÇK-së nuk janë vetëm – pas tyre qëndron populli i Kosovës!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Nderime luftëtarëve dhe invalidëve të UÇK-së!
Drejtësi për çlirimtarët!

Sot filluam shpërndarjen e mirënjohjeve për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e shkronjave UÇK në Parkun e ...
07/09/2026

Sot filluam shpërndarjen e mirënjohjeve për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e shkronjave UÇK në Parkun e UÇK-së në Debelldeh.
Me këtë rast, mirënjohjet e para iu ndanë: Sali Avdullahi
Ilaz Ilazi
Hamdi Hasani
Faleminderit nga zemra për kontributin dhe mbështetjen tuaj. Ky është një vlerësim për punën dhe sakrificën në shërbim të kujtesës sonë kombëtare.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
UÇK – Gjithmonë në zemrat tona!

20/08/2026
Sot u përfundua edhe puna e rrymës dhe tashmë gjithçka është gati për inaugurimin e shkronjave të UÇK-së në Parkun e UÇK...
15/07/2026

Sot u përfundua edhe puna e rrymës dhe tashmë gjithçka është gati për inaugurimin e shkronjave të UÇK-së në Parkun e UÇK-së, në fshatin Debelldeh.
Falënderim i veçantë për mërgimtarin Bajram Ilazi, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm e realizoi këtë punë. Mirënjohje për kontributin tuaj!
Ju mirëpresim në inaugurim më 30 korrik, në ora 19:30, në Parkun e UÇK-së në Debelldeh.

05/06/2026
19/05/2026

Shoqata e Invalidëve të UÇK-së, dega në Viti, ka bërë të ditur se inaugurimi i shkronjave në Parkun e UÇK-së,

Sot, në emër të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Viti, morëm pjesë në manifestimin përkujtimor kushtuar dësh...
07/05/2026

Sot, në emër të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Viti, morëm pjesë në manifestimin përkujtimor kushtuar dëshmorit të kombit Safet Rexhepi.
Me respekt e krenari nderuam veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e atdheut.
Lavdi të përhershme dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

Address

Vitina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së - Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share