You Can Do- Viti

You Can Do- Viti YCDV- Organizatë Jo Qeveritare

Kamping Per Krejt!Te Dielen ne parkun e pishave ne Terpeze e vizituan disa musafir te vecante. Organizata You Can Do-Vit...
06/07/2026

Kamping Per Krejt!

Te Dielen ne parkun e pishave ne Terpeze e vizituan disa musafir te vecante. Organizata You Can Do-Viti me anetaret e saj ishte musafire e Hiking adventure club Angros.

U mblodhem per te treguar edhe njehere se karakteristikat e veçanta te secilit prej nesh nuk na ndajne por na plotesojne.

Nje dite e mbushur me aktivitete te larmishme argetuese sportive dhe socializim perçuan mesazhin e perkrahjes dhe drejtesise sociale.

Aktivitete si kjo synojne te ngrisin vetedijesimin dhe sensibilizimin e shoqerise kundrejte komunitetit te personave me nevoja te veçanta.

Shprehim mirenjohjen e thelle ne emer te secilit anetare per bashkepunimin drejtuesit te HAC "Angros" z. Behar Memeti dhe tek te gjithe aktivistet dhe vullnetaret e tjere qe me perkushtim e realizuan kete kamping kaq mbreselenes.

Falenderojme edhe donatoret per ushqimet dhe pijet tradicionale.

Falenderojme te gjitheve per shembullin qe po e jepni dhe per qyetetarine e treguar te gjithe pjesemarreseve gjate aktivitetit.

Mire u takofshim ne eventet e radhes, me dashuri, You Can Do- Viti!

⁨Komuna e Vitisë⁩24 minutes ago, Public📢 NJOFTIM  NGA QENDRA E AFTËSIMIT PROFESIONAL NË GJILAN (QAP GJILAN)Nga data 15.0...
03/04/2026

⁨Komuna e Vitisë⁩
24 minutes ago, Public
📢 NJOFTIM NGA QENDRA E AFTËSIMIT PROFESIONAL NË GJILAN (QAP GJILAN)

Nga data 15.04.2026 – 30.04.2026, Qendra e Aftësimit Profesional në Gjilan vazhdon me regjistrimin e grupeve të reja të kursantëve në këto profesione:
• Kontabilitet
• Dizajn Grafik dhe Multimedia
• Metalpunues & Saldim
• Zdrukthtari
• Rrobaqepësi
• Kuzhinë

Këto kurse janë FALAS, profesionale dhe paraqesin një mundësi të shkëlqyer për integrimin e qytetarëve të papunë në tregun e punës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të papunët, por edhe të punësuarit që dëshirojnë të fitojnë një profesion të dytë.

Qendra gjithashtu ofron mundësi për certifikimin e individëve që kanë përvojë pune, por nuk posedojnë certifikatë, përmes:
• Njohjes së Mësimit Paraprak (RPL)
• Vlerësimit të Njohurive Paraprake
📍 Referimi për aplikim në QAP – Gjilan bëhet përmes Zyrave të Punësimit në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
⚠️ Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, përparësi kanë kandidatët e paraqitur më herët.
📞 Për informata shtesë:
QAP Gjilan – Tel: 0280 310 230
Photo, May be an image of text that says 'Republika Kosoves apublica Mmisiry AGJENCIA PUNASIMITE REPUBLIKES KOSOVE S AGNCUA POSLJAVANJE KOSOVA REPUBLIC OP KOSOVO QENDRA PER AFTESIM PROFESIONAL-QAP GJILAN -Deshironi jeni pjesé aktive eshoqërisé? -Deshironi keni njễ jete në b mire socio-ekonomike? Deshironi get tẽ zhvilloni vlerat, kreativitetin, mundésite, aftésite juaja profesionale, etj.??? GRATIS!... Qendra pêr Aftesim rofesional Gjilan eshte akredituar ረ" Autoriteli Kombélar Kualifikimeve(AKK) Kontabilitet & Administrim biznesi Dizajn Grafik Kuzhinieri -AFTESIME PROFESIONALE -ÇERTIFIKIM PROFESIONAL Rrobaqepesi Zdrukthtari Metalpunues & Saldues Ndertoni Ardhmen meNe! Qendra per Aftesim rAlitiin/LL.Le VJosa"108 0280321231 231https://aprk.rks-gov.net'
4 reactions
(Double tap to open full post or two finger double tap to open post menu) Pd NJUr HIV NUA KENDRA C AR ICO MII PA... more. QENDRA PER AFTESIM PROFESIONAL-QAP. GJILAN. -Deshironi té jeni pjesě aktive e shogěrise? - Deshironi te keni nje jetě mé té mire socio-ekonomike? -Déshironi qē te zhvilloni vlerat, kreativitetin, mundesite, aftesite e juaja profesionale, etj.???. GRATIS!.... Oradea pir Aftein Prefeitnal ne Gilen Gllt alroditen aga Aeseibeti Kembetari Kvalifklese (AKK. Kontabilitet & Admidistrim biznesr. Oizajn Gratik. Kuzhinieri. - AFTËSIME PROFESIONALE - ÇERTIFIKIM PROFESIONAL. Rrobagepes/. Metaipunuse & Saldues. Ndertoni tü Ardhmen me Ne!

Postoni vend pune për të treguar në lidhje me kërkesat tuaja. Ne do t’ju përputhemi shpejt me profesionistë e pavarur të duhur.

02/04/2026

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Autizmit – një ditë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe angazhimi për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (Autism Spectrum Disorder – ASD) karakterizohet nga:

🔹 Vështirësi në komunikimin dhe ndërveprimin social, që mund të përfshijnë:
💎 sfida në komunikimin verbal dhe joverbal
💎 vështirësi në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve
💎 sfida në ndarjen e emocioneve dhe interesave

🔹 Modele të kufizuara dhe përsëritëse të sjelljes, interesave ose aktiviteteve, si:
💎 rutina të forta dhe rezistencë ndaj ndryshimit
💎 interesa shumë specifike dhe intensive
💎 ndjeshmëri të ndryshme ndaj stimujve shqisorë (mund të jenë të rritura ose të ulura ndaj tingujve, dritës, prekjes, aromave, etj.)

Autizmi nuk është sëmundje – është një mënyrë unike e të perceptuarit dhe përjetuarit të botës. Çdo person në spektër ka aftësi, potencial dhe nevoja të veçanta që meritojnë mirëkuptim, respekt dhe mbështetje.

Në këtë ditë të rëndësishme, ne bëjmë thirrje për:
💎 rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror
💎 eliminimin e paragjykimeve dhe stigmës
💎 krijimin e mundësive të barabarta në edukim, punësim dhe jetë sociale
💎 mbështetje për familjet dhe kujdestarët

Në emër të You Can Do-Viti, ritheksojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për përfshirjen aktive, ngritjen dhe avancimin e kushteve të jetës për personat me autizëm dhe familjarët e tyre. 💜💙

Mirënjohje dhe Vlerësim i Lartë për Hiking Adventure Club "Angros"!Organizata You Can Do – Viti dhe anëtarët e saj shpre...
21/12/2025

Mirënjohje dhe Vlerësim i Lartë për Hiking Adventure Club "Angros"!

Organizata You Can Do – Viti dhe anëtarët e saj shprehin falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për Hiking Adventure Club Angros, për ftesën dhe mikpritjen në darkën e fundvitit – një mbrëmje që u karakterizua nga ndjeshmëri e lartë dhe përgjegjësi e vërtetë sociale ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë gjithë vitit, ky klub i hajkingut ka dëshmuar përkushtim konkret përmes aktiviteteve vullnetare dhe iniciativave gjithëpërfshirëse, duke ngritur zërin për këtë komunitet dhe duke kontribuar në edukimin dhe sensibilizimin e shoqërisë. Ftesa për të qenë pjesë e kësaj darke ishte vazhdimësi e kësaj kauze humane.

Mbrëmja ishte artistike dhe dinjitoze, e ndërtuar mbi kulturën dhe traditën shqiptare, duke krijuar një ambient të ngrohtë, gjithëpërfshirës dhe respektues. Ajo bashkoi njerëz nga profesione dhe fusha të ndryshme të jetës shoqërore, duke reflektuar frymën e barazisë, respektit dhe bashkëjetesës.

Një vlerësim i veçantë i shkon Behar Memeti , kryetarit të Hiking Adventure Club Angros , i cili me vizionin, përkushtimin dhe udhëheqjen e tij ka luajtur një rol kyç në drejtimin dhe forcimin e këtij klubi. Angazhimi i tij është shembull i një drejtimi të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve shoqërore. Hiking Adventure Club Angros nuk promovon vetëm ecjen, shëndetin dhe njohjen e natyrës, por edhe vlerat e pranimit të diversitetit, përfshirjes aktive dhe respektit për komunitetet e ndjeshme, duke qenë një zë i rëndësishëm për barazi dhe dinjitet njerëzor.

Me respekt dhe mirënjohje, You Can Do- Viti

  ime dinjiteti im
10/12/2025

ime dinjiteti im

iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të vepri...

04/12/2025

Disa nga fjalimet te mbajtura me rastin e Darkes se Erret, duke fillu nga Kryetarja e Organizates znj. Mimoza Zejnullahu dhe pjesemarresit ne vazhdim
• Dr. Vjollca Kadolli, në emër të Kryetarit të Komunës,
• z. Arsim Ademi , Zv/Ministër i Arsimit,
• znj. Merrushe Ahmeti nga DSHMS,
• z. Valmir Sahiti nga DKRS si dhe
• z. Labinot Bislimi- kryetar i AAK-s dega ne Viti.

Ju faleminderit per pjesemarrjen!

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara u shënua në qytetin e Vitisë Organizata You Can Do – Viti (YCDV) ,...
04/12/2025

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara u shënua në qytetin e Vitisë Organizata You Can Do – Viti (YCDV) , e mbështetur nga Kryetari i Komunës z. Sokol Haliti, organizoi darkën simbolike “Darka e Errët”, një aktivitet që synon ndërgjegjësim, sensibilizim, solidaritet, përfshirje aktive dhe dinjitet për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë pa dallim.

Në këtë ngjarje morën pjesë autoritete nga niveli komunal dhe ai qendror. Mbrëmjen e hapi znj. Mimoza Zejnullahu, Kryetare e YCDV-së, e cila theksoi rëndësinë e thyerjes së barrierave psikologjike mes komuniteteve si një nga pengesat kryesore për integrimin e personave me aftësi të kufizuara.

Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti:
• Dr. Vjollca Kadolli , në emër të Kryetarit të Komunës,
• z. Arsim Ademi, Zv/Ministër i Arsimit,
• znj. Merrushe Ahmeti nga DSHMS,
• z. Valmir Sahiti nga DKRS,
• z. Labinot Bislimi nga dega AAK-s Viti
si dhe mysafirë të tjerë nga organizatat partnere dhe miq të organizatës. Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte ndarja e mirënjohjeve për kontribues dhe aktivistë të shquar në mbështetje të komunitetit me aftësi të kufizuara.
Mirenjohje iu ndanë:
• Mësuesit Besnik Zuka , z. Remzi Musliu, si dhe mirënjohje post-mortem për Jeton Ramën.

Kjo darkë e realizuar në gjysmë errësirë synon të nxjisë empatinë, të rrëzojë paragjykimet dhe të krijojë ura miqësie mes komuniteteve.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht nenat dhe fëmijët , të cilët ishin lulet e diversitetit që na ftojnë të lëvizim çdo gur për t’ua bërë atyre jetën më të lehtë.

Falënderojmë gjithashtu bashkëpunëtorët vullnetarë të kësaj ngjarjeje:


You Can Do – Viti mbetet e përkushtuar në përmbushjen e nevojave të anëtarëve të saj dhe në forcimin e pozicionit të tyre në shoqëri.

Address

Viti
Viti

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when You Can Do- Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share