shka Harmonia

shka Harmonia Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from shka Harmonia, Non-Governmental Organization (NGO), Prizren.

11/10/2025

Festivali i Muzikës Klasike në Prizren – Edicioni i Parë�📅 1-2 Nëntor 2025

Koncert- Ruajtja e Trashëgimisë dhe Diversitetit Kulturor / Prishtinë, Edicioni 2
23/11/2024

Koncert- Ruajtja e Trashëgimisë dhe Diversitetit Kulturor / Prishtinë, Edicioni 2

🎶 Magjia e Muzikës Live – Edicioni i Dytë në Kino Armata, Prishtinë! 🎶Më 2 nëntor, skena e Kino Armata – Prishtinë u mbush me emocione, talent dhe art të j...

Disa kujtime nga eventi i mbrëmshëm, ku muzika dhe emocionet na bashkuan. Shpresojm që i keni përjetuar po aq sa ne! Fal...
03/11/2024

Disa kujtime nga eventi i mbrëmshëm, ku muzika dhe emocionet na bashkuan. Shpresojm që i keni përjetuar po aq sa ne! Falenderime të veqanta Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mundësinë që na ofruan!

Përshëndetje të gjithëve! Ju ftojmë sonte, në orën 20:00, në Kino Armata për një koncert të veçantë me temën “Ruajtja e ...
02/11/2024

Përshëndetje të gjithëve!

Ju ftojmë sonte, në orën 20:00, në Kino Armata për një koncert të veçantë me temën “Ruajtja e trashëgimisë dhe diversitetit kulturor”. Do të përjetojmë së bashku muzikë në gjuhët shqipe, turke dhe rome, duke ndier magjinë e kulturave që na bashkojnë dhe pasurojnë.

Bass Kitarë- Arsim Baftiu
Bateri- Granit Paçarada
Kitarë- Armend Shala
Saksafon- Dukagjin Muhaxheri
Klarinet- Besnik Bobaj
Piano- Artan Elshani
Solist- Edis Galushi
Solist- Besmir Shishko
Soliste- Ela Kazaz

Për më shumë informata vizitoni faqen tonë në instagram

Kur themi gati, nënkuptojmë super gati! Me këtë ekip asgjë nuk është e pamundur. 🎸⚡️  Let’s make magic happen!
01/11/2024

Kur themi gati, nënkuptojmë super gati! Me këtë ekip asgjë nuk është e pamundur. 🎸⚡️ Let’s make magic happen!

Edis Galushi, një zë unik dhe një shpirt i përkushtuar ndaj kulturës, do të ngjitet në skenën e Kino Armatës. Ky aktivis...
31/10/2024

Edis Galushi, një zë unik dhe një shpirt i përkushtuar ndaj kulturës, do të ngjitet në skenën e Kino Armatës. Ky aktivist i pavarur dhe mësimdhënës, që ndërthur bukurinë e gjuhës me muzikën, teatrin dhe kërkimet e tij, na fton në një mbrëmje ku arti bëhet urë për të promovuar bashkëjetesën dhe tolerancën.
Ela Kazazi, një zë i veçantë që ka spikatur që në moshë të vogël në festivale kombëtare e ndërkombëtare, shpesh edhe me çmime të rëndësishme. Fituesja e festivalit prestigjioz “Zambaku i Prizrenit 2023,” Ela do të jetë një nga solistet në koncertin në Kino Armata, ku pritet të shkëlqejë edhe një herë.
Besmir Shishko, këngëtar prizrenas me 30 vite përvojë dhe fitues i çmimeve në festivale kombëtare e ndërkombëtare, anëtar i grupeve Hard dhe Mellania, do të ngjitet në skenën e Kino Armata si solist. Me zërin e tij, ai do të sjellë një tjetër përvojë të pasur që promovon artin dhe kulturën muzikore të mirëfilltë.

Më 2 nëntor, në ora 20:00, në Prishtinë - Kino Armata

Hyrja free..

30/10/2024

Përgatitjet po vazhdojn' për
Koncertin e 02 nëntorit në Prishtinë
🤘😎 🎼🎶🎙

Profesori, saksofonisti dhe kompozitori Dukagjin Muhaxheri, me mbi 18 vite përvojë në skenën muzikore dhe një kontribut ...
29/10/2024

Profesori, saksofonisti dhe kompozitori Dukagjin Muhaxheri, me mbi 18 vite përvojë në skenën muzikore dhe një kontribut të shquar në muzikën jazz, do të sjellë tingujt e tij të veçantë në një performancë të paharrueshme në Kino Armata, duke i dhënë publikut një mbrëmje të mbushur me art dhe pasion.
Besnik Bobaj, klarinetist i njohur nga Prizreni, do të magjepsë publikun në koncertin e organizuar në Kino Armata. Me një karrierë të pasur dhe një stil të veçantë, ai do të sjellë emocione dhe ritëm, duke bërë këtë ngjarje të paharrueshme. Mos e humbisni!

Bashkohuni dhe ju me ne për të shijuar energjinë dhe magjinë e muzikës live!

Gitaristi dhe kompozitori Armend Shala, i njohur për kontributin e tij në muzikë dhe përvojën e gjerë në krijimin e kolo...
27/10/2024

Gitaristi dhe kompozitori Armend Shala, i njohur për kontributin e tij në muzikë dhe përvojën e gjerë në krijimin e kolonave zanore për filma dokumentarë dhe teatër, do të jetë pjesë e koncertit të organizuar në Kino Armata 🎸

Bashkohuni dhe ju me ne për të shijuar energjinë dhe magjinë e muzikës live!
Artan Elshani, pianist me një trashëgimi të pasur muzikore, do të sjellë talentin dhe pasionin e tij në skenën e Kino Armata. I njohur për krijimet e tij unike dhe pjesëmarrjen në festivale prestigjioze, Elshani ka lënë gjurmë në muzikën për të rritur dhe fëmijë. Ndërsa publiku kanë mundësinë të dëgjojnë nga afër mjeshtërinë e tij muzikore.

Granit Paçarada, me pasionin e tij ndaj baterisë, sjell energjinë e skenave botërore në Kino Armata. Me përvojë mbi 17 v...
25/10/2024

Granit Paçarada, me pasionin e tij ndaj baterisë, sjell energjinë e skenave botërore në Kino Armata. Me përvojë mbi 17 vite, ai është gati të ndezë atmosferën me ritmin e tij të fuqishëm dhe pasionin e tij të pakufijshëm për muzikën 🥁

Bashkohuni edhe ju me ne për të shijuar energjinë dhe magjinë e muzikës live!

Arsim Baftiu, ndër instrumentistët që do të na pasurojë koncertin me tingujt e bass gitarës. Kontributor i muzikës rock ...
24/10/2024

Arsim Baftiu, ndër instrumentistët që do të na pasurojë koncertin me tingujt e bass gitarës. Kontributor i muzikës rock dhe popullore shqipe për mbi 20 vite tani po vjen nga Gjilani për të performuar në skenën e Kino Armata!

Bashkohuni edhe ju me ne për të shijuar energjinë dhe magjinë e muzikës live!

Përgatitjet për spektaklin e 2 Nëntorit po vazhdojne me entuziazem..
22/10/2024

Përgatitjet për spektaklin e 2 Nëntorit po vazhdojne me entuziazem..

Address

Prizren

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when shka Harmonia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share