One To One Kosova është ngritur si kapacitet me mbeshtetjen e Britanisë së Madhe me donator One To One Children’s Fund. Qëllimi kryesor i shërbimit të këshillimit ishte që të ndihmohen gratë dhe fëmijët e traumatizuar nga lufta duke iu ofruar atyre qëndrim ditor me tretman në:
• këshillim dhe mbështetje emocionale
• ushqim
• higjienë. Ishte një periudhë kohore shumë e vështirë dhe shumë emergje
nte, por më vonë u krijua mundësia që Qendrat tona respektivisht ne Prizren dhe ne Pejë të bëjne këshillim profesional për klientët duke hyrë edhe në problemet e dhunës familjare. Fillimisht u hap Qendra e Prizrenit (Nëntor 1999) dhe ne Prill të vitit 2000 Qendra e Pejës. Pa e ndërprerë asnjëherë punën me klientë dhe këshillimin, stafi vazhdonte të trajnohej për të plotësuar të gjitha mangësite dhe për t’u afirmuar si këshillues adekuat dhe ndihmës për njerëzit në nevojë. Do të përmendim këtu trajnimet mbi punën psikosociale me viktimat e luftës:
Trajnimi për:
1) terapinë e artit ;
2) terapinë e grupit;
3) terapinë familjare;
4) ciklin e plotë të trajnimeve për dhunën në familje dhe puna me këta klientë;
5) ngritja e kapaciteteve dhe shërbimet në rrjet për fëmijët dhe familjet në Kosovë,
6) cikli i plotë i trajnimeve për çështje gjinore;
7) edukimi dy vjeqar në trajtimin dhe këshillimin psikosocial etj. Sot stafi është i trajnuar dhe i gatshëm në çdo kohë të bëj shërbime psikosociale në këto forma:
1) Këshillim B/B, ( adulte & fëmijë)
2) Këshillim në grup( adulte & fëmijë)
3) Këshillim në familje( adulte & fëmijë)
4) Mbështetje emocionale për fëmijë
• Bisedat, Intervistat
• Aktivitete të ndryshme si: lojrat dhe terapi arti
Te gjitha aktivitetet e mësiperme janë zhvilluar:
• Në Qendër,
• Në familje,
• Në shkolla ,
• Në natyrë etj. Kuptohet që fillimi nuk ishte dhe aq i lehtë, duhej zgjedhur stafi këshillues, duhej trajnuar stafi për teknikat e këshillimit, duhej testuar mirë problemi krizë lufte dhe gjeografia e tij. Ajo që ndihmoi në këto fillime ishin trajnimet për kapërcimin e traumës dhe stresit posttraumatik dhe suporti që duhej t’i jepej grave dhe fëmijëve që kishin përjetuar luftën dhe pasojat e saj. Një trajnim tjetër i këtij lloji ishte ai që kishte të bënte me kuptimin mbi stresin, traumën dhe krizën. Këto trajinime u mbajtën nga trajnere të Qendrave respektive nga Shqipëria. Për aq raste sa kishim dhe për aq urgjente sa ishin këto raste mendojmë se na mjaftuan për t’u bërë shërues dhe për të qenë pranë këtyre njerëzve të shqetësuar. Në këto rrjedha do të vazhdonte konsulenca dhe asistenca e psikologëve nga Anglia, pikërisht nga Tavistok Clinik-UK si dhe nga “Shoqata për ndihmë psikologjike” nga Zagrebi. Në këtë rrugë ne e kemi konsideruar procesin e trajnimit dhe të kualifikimit të stafit si një proces i të mësuarit i ndarë në dy pjesë: nga njëra anë mjeshtria në teori dhe nga ana tjetër mjeshtria në praktikë që ka konsistuar në të gjendurit pranë klientëve, pranë atyre që përjetonin shqetësim kundrejt ankthit, hidhërim kundrejt depresionit, keqardhje kundrejt fajësimit, zhgënjim kundrejtë turpit dhe mërzitjes, irritim kundrejt zemërimit. Në praktikë ne e kemi parë rolin tonë si profesionistë të aftë për të përmirësuar mirëqenien e klientëve, për të lehtësuar dhembjet shpirtërore, për të qetësuar krizat në mënyrë që ata të rrisin aftësinë për të zgjidh probleme dhe për të marrë vendime.Praktikisht në procesin e këshillimit ne kemi bërë të mundur që të lehtësojmë zhvillimin psikologjik të njerëzve pas lufte duke i ndihmuar ata që të zbulojnë më mirë burimet dhe aftësit e tyre ekzistuese për gjetjen e rrugëve të reja për të ndihmuar vehten. Në këtë kuadër ne e kemi parë suksesin tonë duke njohur mirë pritjet tona në punën me klientë që në përgjithësi kanë qenë:
• kuptimi i vetvehtes
• komunikimi
• vetaktualizimi
• ndryshimi i sjelljes
• lehtesimi i ndjenjave negative dhe traumës
• mbështetja, tërësia shpirtërore dhe parandalimi i problemeve. Në pregatitjen tonë profesionale ka ndikuar njohja e rolit dhe e funksionit të këshilluesit që ka konsistuar në këto drejtime kryesore:
• empatik me klientët
• të hapur dhe të sinqertë
• kreativ
• fleksibil
• jo paragjykues
• pranues
• komunikues
• dëgjues të mirë etj
Qendrat e Keshillimit per Familje, kanë qenë të angazhuara në shërbime direkte mbeshtetëse për gratë fëmijët dhe familjet viktima të luftës dhe viktima të dhunës në familje.Përveç kësaj këto qendra vijnë nga një eksperiencë e gjerë përsa i përket fushatave masive publicitare lidhur me fenomenin e dhunës në familje ne Kosove. Organizata jonë është ndër të para organizata që iu bashkua me shumë iniciativa dhe përkrahje të fuqishme Rrjetit të Organizatave Kundër dhunës Gjinore. One To One Kosova-Qendra e Këshillimit për Familje është ndër të parat organizata në Kosovë që nëpërmjet shërbimeve të saja ofroi ndihmë dhe mbështetje për gratë , fëmijët dhe familjet viktima të dhunës së luftës dhe dhunës në familje. Mbështetur në statistikat e punës me klientë në telefonatat e ardhura në qendra si dhe nga testimi i situates në terren rezulton se qindra gra, vajza dhe fëmijë kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës së luftës direkt dhe indirekt. Gjatë eksperiencës së mëparshme të punës me klientë është vërejtur se nivelet e stresit dhe të traumës kanë qenë të ndryshme e të kushtëzuara nga përvoja negative e njerëzve të përfshirë në problem. Për sa i përket formave të dhunës mund të përmendim përfshirjen e grave dhe të fëmijëve nga dhuna fizike, seksuale, emocionale dhe ekonomike. Në këtë dramë të madhe që përjetoi e gjithë popullsia e Kosovës pas lufte do të veçonim pasoja të rënda dhe përjetime të njerëzve që mbijetuan, por që kurrë nuk do t’u fshihen nga kujtesa fotografitë e veçimit me dhunë të të afërmve të tyre nga karvani i gjatë për te mos i parë më kurrë.Fotografi të skenave të vrasjeve makambre të të afërmve të tyre apo të dhunimeve të nuseve e vajzave të reja.Akoma nuk jane tharë lotët e grave,nënave, motrave , fëmijëve për njerëzit e tyre më të dashur të zhdukur . Ndërkohë puna jonë nuk është ndalur këtu . Herë pas here si organizatë i kemi bërë analizë dhe vlerësim rezultateve të punës por ndërkohe kemi programuar në vizion strategji pune në përshtatje me nevojat dhe problematikat e reja të shfaqjes së dhunës.Gjatë analizës dhe testimit të situatës herë pas here rezultonte se aty ku plagët e luftës po mbyllen po hapen probleme te reja apo më mirë të themi po rihapen. Gjatë punës me klientë jemi ndeshur edhe me pasoja të tjera dhe çrregullime emocionale të shumë njerëzve që vijnë me eksperienca nga dhuna familjare. Nga testimi i situatës në lokacionet ku ne punojmë konsiston se kjo dhunë po shkakton mjaftë probleme në vendosjen e ekuilibrit në familje dhe në shoqëri. Dhuna familjare në Kosovë në përgjithësi karakterizohet nga privatësia, që do të thotë se tenton të shmang vëzhguesit e jashtëm por rrëfimet e grave të trajtuara në qendrën tonë dëshmojnë se abuzimi është një fenomen kompleks që përmban forma të ndryshme që variojnë nga poshtërimi, izolimi, seksi me dhunë, deri tek rrahja dhe goditjet.Dhuna po godet jo pak edhe fëmijët, të cilët në të shumtën e rasteve janë direkt objekt i dhunës apo indirekt të përfshirë në të. Nga intervistat dhe puna grupore me fëmijë rezulton se ata vuajnë pasojat afatgjata të dhunës familjare. Puna psikosociale me gratë dhe fëmijët e abuzuar ka qenë shumë intensive dhe me larmi formash dhe metodash mbasi dhuna e vazhdueshme fizike e shoqëruar edhe me abuzimin emocional , seksual dhe ekonomik ka krijuar tek ata efekte te shumëfishta të natyrës fizike dhe psikologjike. Shume gra gjatë intervistave të tyre kanë raportuar se në këto kriza shpesh herë u ka shkuar mendja për të bërë vetvrasje.Duke vazhduar në këtë linjë mendojmë se shërbimi i këshillimit dhe format e tjera të shërbimeve të përmendura me lartë janë më se efikase për të shëruar këtë plagë sociale që vret pa mëshirë fizikisht, emocionalisht , seksualisht dhe ekonomikisht. Fëmijët si viktima
Nga intervista dhe testimi i situatës së fëmijëve të trajtuar deri tani në Qendrat tona rezulton se burrat abuzivë dhe baballarët i viktimizojnë fëmijët në mënyra të ndryshme. Fëmijët janë shënjestra alternative e kontrollit dhe dominancës mashkullore.Shumë fëmijë kanë parë skena dhune sepse shumë burra abuzojnë me gratë e tyre në sy të fëmijëve. Të tjerë fëmijë marrin rolin e avokatit duke tentuar t’i dalin zot nënave të tyre në momentet e ushtrimit të dhunës ndaj tyre.Nga testimi i situatës rezulton se shumë fëmijë që kanë qenë direkt të përfshirë në dhunë apo dëshmitarë të kësaj dhune, shfaqin çrregullime emocionale apo probleme të sjelljes. Fëmijët e abuzuar kanë më pak shokë dhe marrin më pak pjesë në jetën aktive. Ato kanë vështirësi në marrëdhënie me të tjerët. Ato gjithashtu ndihen të turpëruar dhe fajtorë që nuk e ndaluan dot dhunën . Fëmijët dëshmitarë të dhunës apo që abuzohen direkt nga prindërit shfaqin ankesa psikosomatike si : dhimbje koke, dhimbje barku, . Ato gjithashtu shfaqin sjellje regresive si : urinimi natën në krevat, probleme të gjumit etj. Përballimi i dhunës
Nga analiza e situatës së dhunës së klientëve tanë rezulton se gratë dhe fëmijët përdorin strategji të ndryshme për të përballur situatat e dhunshme . Ato përpiqen të kuptojnë , të durojnë, të shmangin, të shpresojnë, të justifikojnë, të bëjnë kompromis por edhe të largohen nga dhuna. Në përballimin e dhunës këtu ndikojnë faktorë social, kulturor, familjar, dhe personal të secilës grua të abuzuar.. Përcaktues të mundshëm të strategjisë për t’u përballur me dhunën janë gjithashtu bindjet e vet gruas për familjen dhe martesën, frekuenca e dhunës dhe idetë e saj mbi shkaqet që e krijojnë ate, prezenca e fëmijëve dhe siguria ekonomike apo mundesitë për përkrahje. Disa nga faktorët e sipërpërmendur bëjnë që shumë gra në Kosovë të qëndrojnë në marrdhënie abuzive si viktima ndërsa disa faktorë të tjerë i nxitin gratë të sfidojnë dhunën.Në këtë kontekst ne jemi këtu dhe e konsiderojmë urgjente që t’u vijmë në ndihmë grave dhe fëmijëve për fuqizimin e tyre në përballimin e dhunës dhe në gjetjen e alternativave për t’a përballur dhunën. Dy vite e gjysmë të fundit fokusi ynë janë fëmijët me gjithë vështirësitë që ata ballafaqohen si nevojë e veçantë,viktima të dhunës në familje dhe ata që rethanat i kanë bërë të kenë sjellje asociale.Me ta punohet me përkushtimin,motivimin dhe dashurinë e pakushtëzuar në asnjë mënyrë si dhe me familjarët e tyre dhe mësimdhënësit. Puna është e organizuar në qëndrim ditor,kryesisht në grupe por edhe individuale,sipas nevojës dhe natyrës së rastit që trajtohet.Tani më përpos mbështetjes,fuqizimit dhe rehabilitimit kemi mësuar edhe terapi specifike si fizioterapia dhe terapitë tjera për zhvillimin e shkathtësive të reja dhe atyre egzistuese sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky projekt është në vazhdim me zgjerim edhe në tri komunat tjera,pra Prizren,Pejë,Mitrovicë,Ferizaj dhe Gjilan! Kjo pra është “One To One-Kosova,Qendra e Këshillimit për Familje! Merita Halitaj,drejtor
One To One-Kosova-QKF