Multicultural Center KRAH

Multicultural Center KRAH A community space promoting cultural dialogue, inclusion, arts, and social engagement.

22/05/2026
VoRAE takoi artistët e rinj në një takim të përbashkët me qëllim të krijimit të një komuniteti kreativ dhe bashkëpunues....
20/05/2026

VoRAE takoi artistët e rinj në një takim të përbashkët me qëllim të krijimit të një komuniteti kreativ dhe bashkëpunues.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e angazhimit të artistëve në festivale, ngjarje kulturore, aktivitete artistike dhe iniciativa të ndryshme kreative.

Qëllimi i këtij takimi ishte të ofrojë një hapësirë për njohje, rrjetëzim dhe shkëmbim idesh, duke i lidhur talentet e reja me mundësi konkrete për promovim, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

VoRAE mbetet e përkushtuar në mbështetjen e artistëve të rinj dhe në krijimin e mundësive që u ndihmojnë atyre të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë aktivisht në jetën kulturore dhe artistike.

✨ Ky takim shënon fillimin e një rrugëtimi të përbashkët drejt krijimtarisë, inspirimit dhe mundësive të reja.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, nxënësit maturantë nga komunat Ferizaj, Shtime, Fushë Kosovë dhe...
17/04/2026

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, nxënësit maturantë nga komunat Ferizaj, Shtime, Fushë Kosovë dhe Podujevë realizuan një vizitë në Qendrën Multikulturore KRAH – një hapësirë që pasqyron në mënyrë autentike kulturën, artin dhe historinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

🎨 Përmes elementeve të ndryshme si zanatet tradicionale, veshjet karakteristike dhe prezantimi i figurave të shquara, nxënësit patën mundësi të njihen më afër me identitetin dhe kontributin e këtyre komuniteteve.

Kjo vizitë shërbeu si një përvojë e vlefshme edukative, duke theksuar rëndësinë e pranimit, respektit dhe promovimit të diversitetit në shoqërinë tonë.

💬 Sepse përfshirja fillon nga njohja.

Hungarian Ambassador visits KRAH Multicultural CenterToday, we had the pleasure of welcoming the Ambassador of Hungary t...
24/02/2026

Hungarian Ambassador visits KRAH Multicultural Center

Today, we had the pleasure of welcoming the Ambassador of Hungary to Kosovo, László István Dux, who is also a member of the Friends of Social Inclusion Group, to the KRAH Multicultural Center. This visit reflects the ongoing interest and support of the international diplomatic community for our work, commitment, and mission in promoting social inclusion and intercultural dialogue.

KRAH is the only multicultural center in Kosovo dedicated to the Roma, Ashkali, and Egyptian communities—a space where their history, culture, and contributions are showcased, preserved, and respected.

During the visit, the exhibition, curatorial concept, and the Center’s educational role in raising public awareness—especially among youth—were presented, along with its efforts to promote intercultural dialogue, understanding, and mutual respect. The discussion also highlighted the importance of cultural inclusion and education as key tools for building an inclusive society, as well as opportunities for further support and collaboration.

The continued interest of embassies in visiting KRAH confirms the Center’s importance as a bridge between communities and international institutions.

VoRAE expresses gratitude for the visit and the fruitful discussion and remains committed to advancing equality, inclusion, and dialogue in Kosovo.

KRAH – where history is recognized, memory is preserved, and diversity is valued.

Vizitë zyrtare në KRAH nga e ngarkuara me Punë e e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës...
23/02/2026

Vizitë zyrtare në KRAH nga e ngarkuara me Punë e e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Sot patëm nderin të mirëpresim në Qendrën Multikulturore KRAH znj. Anu Prattipati, e ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Së bashku me të ishte edhe znj. Brooke Young, zyrtare për të Drejtat e Njeriut pranë misionit të SHBA-së në Kosovë.

Vizita e tyre në KRAH përfaqëson një moment të rëndësishëm për ne dhe për misionin që mbartim çdo ditë. KRAH prezanton historinë, vlerat, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Gjatë vizitës u prezantua ekspozita, koncepti kuratorial dhe roli edukativ i Qendrës në ngritjen e vetëdijes publike, veçanërisht tek gjeneratat e reja, si dhe në promovimin e mirëkuptimit, dialogut dhe respektit ndërmjet komuniteteve.

VoRAE shpreh mirënjohje të thellë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe pret me kënaqësi të thellojë bashkëpunimin në avancimin e barazisë, përfshirjes dhe dialogut ndërkulturor në Kosovë.

KRAH mbetet një hapësirë ku historia njihet, kujtesa ruhet dhe diversiteti vlerësohet.

20/02/2026

KRAH – vendi ku zërat e komuniteteve bashkohen përmes kulturës dhe artit.

Naile Dema Selmani dhe Njomza Uka Selimi na udhëheqin nëpër KRAH – Qendrën e parë multikulturore për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, duke prezantuar hapësirat dhe përmbajtjen e saj: art, kujtesë kulturë, traditë, histori dhe jetë të përditshme.

KRAH nuk është thjesht një vend për t’u parë.
Është një përvojë për t’u ndjerë.

Çdo hap brenda saj flet për rrënjë, kujtesë, zanate dhe trashëgimi kulturore – për histori që na dallojnë, por edhe na bashkojnë. Nga e kaluara drejt së tashmes, me zëra realë dhe fytyra që dëshmojnë se këto komunitete janë pjesë e gjallë e shoqërisë sonë sot.

👉 Ndiqeni videon për ta njohur KRAH nga afër
dhe ejani ta përjetoni vetë.

KRAH – Qendra Multikulturore
Rruga B, Objekti Agro Trade, Kati I

Diversity has a new home: The Multicultural Center "KRAH”With pride and emotion, VoRAE has founded a new space that brin...
20/02/2026

Diversity has a new home: The Multicultural Center "KRAH”

With pride and emotion, VoRAE has founded a new space that brings art, education, and diversity to life. KRAH is more than just a center – it is a vision turned into reality, a place where the voices of the Roma, Ashkali, and Egyptian communities find the space they deserve.

Culture and creativity at KRAH become bridges of coexistence and inspiration. The opening atmosphere showed the power of unity: when we come together, we create spaces that inspire and give hope.

This foundation is a testament to VoRAE’s commitment to building a more inclusive society, where diversity is strength, art is a voice for change, and education is the path to the future.

Address

Rruga B, Objekti Agro Trade, Kati I
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Multicultural Center KRAH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share