10/08/2026
Në kuadër të projektit “Zë për të Gjithë – Mbështetje e Komunikimit të Hershëm dhe Ndërgjegjësim për Autizmin”, Qendra për Komunikim dhe Cilësi Jete publikon Policy Brief-in “Përmirësimi i Qasjes në Shërbime për Personat me Autizëm në Kosovë”.
Ky dokument paraqet gjetjet kryesore dhe rekomandime të bazuara në dëshmi për përmirësimin e qasjes në shërbime për personat me autizëm në Kosovë. Ai bazohet në përvojat dhe perspektivat e prindërve, profesionistëve dhe organizatave të shoqërisë civile, duke adresuar sfidat në identifikimin dhe ndërhyrjen e hershme, qasjen në shërbime, kapacitetet profesionale, përfshirjen arsimore dhe koordinimin institucional.
Ky Policy Brief synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave më efektive dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të siguruar shërbime më cilësore dhe më të qasshme për personat me autizëm dhe familjet e tyre.
📄 Ju ftojmë ta lexoni Policy Brief-in në linkun më poshtë dhe të njiheni me gjetjet dhe rekomandimet e plota.
Ky aktivitet u zhvillua me bashkë-financim të Bashkimit Europian dhe Suedisë dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, në kuadër të programit të Granteve për Vullnetarizëm që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). https://drive.google.com/file/d/1tfOC2c0yJOaeu5i93TmGKOXfSZhyasOn/view?usp=share_link