Federata Body-Building & Fitness Te Kosoves

Call Contact the organization

Federata Body-Building & Fitness Te Kosoves Prishtinë,Kosova
Email: [email protected]
Tel & Viber +38649266029

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës organizon garën “Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar në disiplinën ...
04/08/2026

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës organizon garën “Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar në disiplinën e forcës, më 4 Tetor 2026, në qytetin e Gjilanit.

Disiplinat janë si vijon:

-Bench Press
-Deadlift
-Squat

(Vlen të ceket që Garimi do të zhvillohet veçmas në secilën disiplinë dhe sipas kategorive përkatëse).

Vendi i mbajtjes:
Afër klubit të fitnesit AL-BA Gym
Rruga “Sofa Rugova” 1/24
Dardania 1, Gjilan

Orari:
Regjistrimi i garuesve fillon në ora 09:00, ndërsa gara fillon në ora 10:00.

Kategoritë:

Juniorë:
• Deri në moshën 20 vjeç
• Deri në moshën 23 vjeç (pa i mbushur ende 23 vjet)

Meshkuj:
• Deri 70 kg
• Deri 80 kg
• Deri 90 kg
• Deri 100 kg
• Mbi 100 kg

Femra:
• Deri 60 kg
• Deri 70 kg
• Deri 80 kg

Për informata shtesë:
Tel / Viber: +383 49 266 029

Kryetari i Federatës
Esat Lata

Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha

Dje pata kënaqësinë të referoj, së bashku me nënkryetarin e FBBFK-së, Flamur Rexhaj, në tentativën e Bujar Mulit, dy her...
19/07/2026

Dje pata kënaqësinë të referoj, së bashku me nënkryetarin e FBBFK-së, Flamur Rexhaj, në tentativën e Bujar Mulit, dy herë kampion i Kosovës dhe kampion mbarëkombëtar në disiplinën e forcës, për Rekordin Guinness.

Ai ngriti 2,000 kg, duke thyer rekordin botëror.
Urime për këtë arritje!

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës organizon garën “Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare” në disiplinën Fitn...
12/07/2026

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës organizon garën “Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare” në disiplinën Fitness Challenge, e cila do të mbahet më 11 tetor 2026 në Prishtinë.

Vendndodhja e saktë e garës do të bëhet e ditur me kohë.

Gara fillon në ora 09:00.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë organizim.

Garuesit më të suksesshëm do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Sekretari i Federatës
Sabri Dragusha

Kryetari i Federatës
Esat Lata

FEDERATA E BODYBUILDINGUT DHE FITNESSIT TË KOSOVËSFBBFK Organizon Kampionatin e Kosovës dhe Mbarë Kombëtar në Bodyb...
11/07/2026

FEDERATA E BODYBUILDINGUT DHE FITNESSIT TË KOSOVËS
FBBFK

Organizon Kampionatin e Kosovës dhe Mbarë Kombëtar në Bodybuilding dhe Fitness me datë 10 Tetor 2026

- Vendi në Prishtinë,
regjistrimi dhe matja e garuesve fillon prej ora 10,00 deri 12,00 ndersa Kampionati fillon ne ora 15,00.

Kategoritë janë si vijon:

Kategori Bodybuilding:

Men Bodybuilding Junior -23 vjeç
Men Bodybuilding -70 kg
Men Bodybuilding-80 kg
Men Bodybulding -90 kg
Men Bodybuilding -100 kg
Men Bodybuilding +100 kg
Veteran. +40 vjec
Veteran. +50 vjec

Kategori Femrat :

Women Wellnes Fitness
Women Physique
Women Body Fitness
Women Bikini Fitness

Meshkujt Fitness :

Kategori Men's Physique:

Men's physique Junior -20 vjec
Men's physique Junior -23 vjec
Men's physique Senior -174 cm
Men's Physique Senior -178 cm.
Men's Physique Senior +178 cm

Kategori Men's Bodybuilding Classic

Men's Classic -23 vjec
Men's Classic - 175 cm
Men's Classic -180 cm
Men's Classic +180 cm

(Vërejtje : Per garuesit e kategorisë Men's Bodybuilding Classic është e obliguar që në garë kur garojnë , ti kenë veshjet ( brekët ) e zeza dhe të njëjta sikurse në Kategoritë e Bodybuildingut.

Çdo informatë dhe konfirmimi i pjesëmarrjes të bëhet përmes faqes ne facebook ose kontaktoni në nr.tel (viber) +38349266029 dhe në email adress : [email protected]

Sekretari i Përgjithëshëm
Sabri Dragusha

Presidenti - Esat Lata

Sot, gjatë seminarit për referë, të organizuar nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit e Kosovës.
16/06/2026

Sot, gjatë seminarit për referë, të organizuar nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit e Kosovës.

Fillon Kampi Veror Katërditor 2026 në disiplinën “Fitness Challenge”.
14/06/2026

Fillon Kampi Veror Katërditor 2026 në disiplinën “Fitness Challenge”.

Tryezë akademike në Kolegjin AAB mbi antidopingun, integritetin sportiv dhe sfidat e sportit modernKolegji AAB organizoi...
30/05/2026

Tryezë akademike në Kolegjin AAB mbi antidopingun, integritetin sportiv dhe sfidat e sportit modern

Kolegji AAB organizoi tryezën akademike me temën “DOPINGU NË SPORTIN KOSOVAR – REALITET APO TABU”, një ngjarje akademike dhe institucionale që bashkoi përfaqësues të institucioneve shtetërore, Komitetit Olimpik të Kosovës, Agjencisë Anti-Doping, Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit e Kosoves, akademisë dhe ekspertëve të fushës.

https://www.facebook.com/share/p/1CvcGUesYa/?mibextid=wwXIfr

Përfundoj Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar i organizuar me datë 23 Maj 2026 në qytetin e Gjilanit në disiplinën e ...
24/05/2026

Përfundoj Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar i organizuar me datë 23 Maj 2026 në qytetin e Gjilanit në disiplinën e Forcës në kategoritë:

• Squat
• Bench Press
• Deadlift

Rezultatet janë si vijon:

Kategoria Junior
Jon Musliu

Kategoria Junior
Amar Pireva

Kategoria +50 kg – Sumeja Aliu (gjithsej në 3 disiplinat) 170 kg

Kategoria +60 kg – Agnesa Syla (gjithsej në 3 disiplinat) 220 kg

Kategoria +70 kg – Mal Poroshtica (gjithsej në 3 disiplinat) 395 kg

Kategoria +80 kg – Shendi Qerimi (gjithsej në 3 disiplinat) – 120 kg

Kategoria +85 kg
1. Rinor Behluli (gjithsej në 3 disiplinat) 400 kg
2. Bajram Osmani (gjithsej në 3 disiplinat) - 375 kg

Kategoria +90 kg – Qendrim Pireva (në 3 disiplinat) – 350 kg

Kategoria +100 kg – Shpëtim Hoti (gjithsej në 3 disiplinat) – 430 kg

NJOFTIM PËR GARUESIT E FEDERATËS

Ju njoftojmë se gjatë muajit Shtator do të organizohet gara “Kampionati i Kosovës në Disiplinën e Forcës”.

Me këtë rast, janë bërë disa ndryshime lidhur me disiplinat:
• Squat
• Bench Press
• Deadlift

Nga tani e tutje, disiplinat do të zhvillohen të ndara. Garuesit mund të zgjedhin të marrin pjesë vetëm në një disiplinë, ndërsa ata që dëshirojnë mund të garojnë edhe në më shumë se një disiplinë, duke u paraqitur veçmas në secilën prej tyre.

Falenderojmë Ministrinë e Sportit për përkrahje dhe ju dëshirojmë suksese të gjithë garuesve.

Kryetari i Federatës
Esat Lata

Sekretari Gjeneral
Sabri Dragusha

23/05/2026

Diciplina e Forces

Përfundoi gara “Herkules Grand Prix” në Ohër, Maqedonia e Veriut 15-17 maj, Garuesi kosovar Donart Berisha, në kategorin...
17/05/2026

Përfundoi gara “Herkules Grand Prix” në Ohër, Maqedonia e Veriut 15-17 maj, Garuesi kosovar Donart Berisha, në kategorinë “Men’s Muscular”, zuri vendin e tretë, ndërsa garuesi tjetër, Metin Soytari, për arsye të shëndetësore nuk mori pjesë në këtë garë. Gjithashtu Bajram Musliu referoi në këtë garë.

Falënderojmë Ministrin e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme. Garuesve u dëshirojmë suksese në garat e radhës.

Kryetari i Federatës
Esat Lata

Sekretari i Përgjithshëm
Sabri Dragusha

Address

Pristina
10000

Telephone

+38349266029

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Body-Building & Fitness Te Kosoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata Body-Building & Fitness Te Kosoves:

Shortcuts

Share