Edu De'Art

Edu De'Art Edu De' Art is dedicated to creating an open and inclusive space for the promotion of ideas, critical thinking, dialogue, and social action.

Through the intersection of art and democracy, we aim to empower and engage young people in Kosovo.

đŸ™ïž PunĂ«toria e dytĂ« e Forumit pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira PublikeSot vazhduam punĂ«n me anĂ«tarĂ«t e Forumit pĂ«r Intervenim...
19/09/2026

đŸ™ïž PunĂ«toria e dytĂ« e Forumit pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike

Sot vazhduam punĂ«n me anĂ«tarĂ«t e Forumit pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike nĂ« Lipjan, pĂ«rmes punĂ«torisĂ« sĂ« dytĂ«, “Ecje Urbane”.

Punëtoria kombinoi diskutimin në grup me punën në terren, duke i dhënë mundësi anëtarëve të Forumit ta lexojnë qytetin nga afër, të identifikojnë hapësira me potencial për intervenim dhe të dokumentojnë vëzhgimet dhe idetë e tyre.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r hap nĂ« procesin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t drejt zhvillimit tĂ« ideve konkrete pĂ«r hapĂ«sirat publike nĂ« Lipjan. đŸŒ±đŸ™ïž

Falënderojmë Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe programin EJA Kosovë, si dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedinë, për mbështetjen që e bën të mundur këtë projekt.

đŸ™ïž Themelohet Forumi pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike nĂ« LipjanSot shĂ«nuam fillimin zyrtar tĂ« punĂ«s sĂ« Forumit pĂ«r In...
14/09/2026

đŸ™ïž Themelohet Forumi pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike nĂ« Lipjan

Sot shĂ«nuam fillimin zyrtar tĂ« punĂ«s sĂ« Forumit pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike, njĂ« iniciativĂ« e Edu De’Art qĂ« synon tĂ« krijojĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« bashkĂ«punimi, diskutimi dhe zhvillimi tĂ« ideve konkrete pĂ«r hapĂ«sirat publike nĂ« KomunĂ«n e Lipjanit.

Në takimin e parë, krahas anëtarëve të Forumit, morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Astrit Buja, si dhe përfaqësues të tjerë të Komunës. Me këtë rast u nënshkruan edhe kontratat me anëtarët e Forumit, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të punës së përbashkët.

Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për bashkëpunim, si dhe për besimin në rëndësinë që ky Forum mund të ketë për qytetin dhe hapësirat e tij publike.

Një falënderim i veçantë shkon për Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe programin EJA Kosovë, përmes të cilit është mundësuar realizimi i kësaj iniciative, si dhe për Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedinë, për bashkëfinancimin dhe mbështetjen e programit.

Tani fillon puna! đŸŒ±

e Lipjanit- Faqja Zyrtare

13/08/2026
đŸȘš HISTORI NË GURËDisa histori shkruhen nĂ« libra. TĂ« tjera mbeten nĂ« gurĂ«.Ju ftojmĂ« tĂ« vizitoni ekspozitĂ«n "Histori nĂ« Gu...
22/07/2026

đŸȘš HISTORI NË GURË

Disa histori shkruhen në libra. Të tjera mbeten në gurë.

Ju ftojmë të vizitoni ekspozitën "Histori në Gurë" të artistit Gëzim Saliuka, një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë dekada pune, kërkimi dhe krijimi artistik.

Nëse ju intereson skulptura, arti ose thjesht dëshironi të shihni një ekspozitë më ndryshe, mirë se vini.

📍 Ju presim.

📜 Nga parahistoria deri nĂ« shekullin XX – njĂ« pasqyrĂ« statistikore e 93 monumenteve tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore me mbrojtj...
05/07/2026

📜 Nga parahistoria deri nĂ« shekullin XX – njĂ« pasqyrĂ« statistikore e 93 monumenteve tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore me mbrojtje tĂ« pĂ«rhershme nĂ« KosovĂ«, sipas periudhave đŸ•°ïž, tipologjisĂ« đŸ›ïž dhe shpĂ«rndarjes gjeografike đŸ—ș.

📱 SHTYHET AFATI I APLIKIMIT!PĂ«r t'u dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« interesuarve pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur dhe dorĂ«zuar aplikim...
27/06/2026

📱 SHTYHET AFATI I APLIKIMIT!

Për t'u dhënë më shumë kohë të gjithë të interesuarve për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet e tyre, afati për aplikim në Forumin për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan është shtyrë deri më 20 korrik 2026.

Nëse studion apo ke interes në arkitekturë, art, dizajn, urbanizëm apo shkenca shoqërore, kjo është një mundësi e shkëlqyer për t'u bërë pjesë e një iniciative që synon të kontribuojë në zhvillimin e hapësirave publike të Komunës së Lipjanit përmes ideve kreative, bashkëpunimit dhe angazhimit qytetar.

Forumi për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan do të mbledhë studentë, profesionistë të rinj dhe qytetarë të angazhuar, të cilët përmes punëtorive, hulumtimeve në terren, diskutimeve dhe punës me ekspertë do të analizojnë nevojat e komunitetit dhe do të zhvillojnë koncepte konkrete për përmirësimin e hapësirave publike.

🌿 Çka pĂ«rfitoni?
✅ PunĂ« dhe mentorim me ekspertĂ« tĂ« fushĂ«s
✅ PĂ«rvojĂ« praktike nĂ« hulumtim dhe zhvillim konceptesh
✅ PagesĂ« pĂ«r angazhimin nĂ« forum, punĂ«tori dhe aktivitetet hulumtuese
✅ CertifikatĂ« pjesĂ«marrjeje

đŸ“© PĂ«r tĂ« aplikuar, dĂ«rgoni nĂ« [email protected]:
‱ CV-nĂ« tuaj
‱ NjĂ« letĂ«r motivimi ku shpjegoni pse jeni kandidati/ja i/e duhur.

📅 Afati i ri i aplikimit: 20 korrik 2026

📍 PĂ«rparĂ«si nĂ« aplikim kanĂ« studentĂ«t dhe tĂ« rinjtĂ« nga Komuna e Lipjanit.

Projekti zbatohet nga Edu De'Art në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) "EJA Kosovë", i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e një forumi që synon të krijojë hapësira publike më kreative, artistike, funksionale dhe më të gjalla për Lipjanin!

e Lipjanit

THIRRJE E HAPUR A studion apo ke interes në arkitekturë, art, dizajn, urbanizëm apo shkenca shoqërore? Dëshiron të kontr...
09/06/2026

THIRRJE E HAPUR

A studion apo ke interes në arkitekturë, art, dizajn, urbanizëm apo shkenca shoqërore? Dëshiron të kontribosh me ide konkrete për zhvillimin e hapësirave publike në Lipjan?

Bashkohu me Forumin për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan dhe bëhu pjesë e një grupi që do të analizojnë, diskutojnë dhe zhvillojnë koncepte kreative për përmirësimin e hapësirave publike të qytetit.

RRETH PROJEKTIT
Forumi pĂ«r Intervenime nĂ« HapĂ«sira Publike nĂ« Lipjan Ă«shtĂ« njĂ« iniciativĂ« qĂ« synon tĂ« angazhojĂ« tĂ« rinjtĂ«, profesionistĂ«t dhe komunitetin lokal nĂ« identifikimin dhe zhvillimin e ideve pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e hapĂ«sirave publike nĂ« KomunĂ«n e Lipjanit. PĂ«rmes njĂ« serie takimesh, punĂ«torish, hulumtimesh nĂ« terren dhe konsultimesh me ekspertĂ«, projekti do tĂ« krijojĂ« njĂ« forum multidisiplinar qĂ« do tĂ« analizojĂ« nevojat e komunitetit dhe do tĂ« zhvillojĂ« koncepte konkrete pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« hapĂ«sira publike. Projekti zbatohet nga Edu De’Art nĂ« bashkĂ«punim me KomunĂ«n e Lipjanit dhe pĂ«rkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar pĂ«r ShoqĂ«ri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkĂ«financuar nga Agjencia Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim (SDC) dhe Suedia.

ÇKA PËRFITON?
✅ PunĂ« me ekspertĂ« tĂ« fushĂ«s
✅ PĂ«rvojĂ« praktike nĂ« hulumtim dhe zhvillim konceptesh
✅ PagesĂ« pĂ«r angazhimin nĂ« forum, punĂ«tori dhe aktivitetet hulumtuese
✅ CertifikatĂ« pjesĂ«marrje

📅 Afati i aplikimit: 26 qershor 2026
đŸ“© Aplikoni duke dĂ«rguar email nĂ«: [email protected]

‱ CV-nĂ« tuaj
‱ NjĂ« letĂ«r motivimi duke elaboruar arsyet pse ju jeni kandidati i duhur

KRITERET E APLIKIMIT
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
‱ TĂ« jenĂ« tĂ« moshĂ«s 18–30 vjeç;
‱ TĂ« jenĂ« studentĂ« tĂ« nivelit Bachelor ose Master nĂ« fushat e arkitekturĂ«s, arteve, dizajnit, urbanizmit, planifikimit hapĂ«sinor ose shkencave sociale;
‱ Ose tĂ« jenĂ« tĂ« sapodiplomuar nĂ« njĂ«rĂ«n nga fushat e lartpĂ«rmendura;
‱ TĂ« kenĂ« interes pĂ«r zhvillimin e hapĂ«sirave publike, artin, komunitetin dhe angazhimin qytetar;
‱ TĂ« jenĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« marrin pjesĂ« aktivisht nĂ« takimet, punĂ«toritĂ« dhe aktivitetet e projektit gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« zbatimit.
‱ PĂ«rparĂ«si nĂ« aplikim kanĂ« studentĂ«t e KomunĂ«s sĂ« Lipjanit
Le tĂ« imagjinojmĂ« dhe ndĂ«rtojmĂ« sĂ« bashku hapĂ«sira publike mĂ« kreative, artistike, funksionale dhe mĂ« tĂ« gjalla pĂ«r Lipjanin! đŸŒżđŸ™ïžđŸŽš

KCSF

TĂ« lumtur tĂ« ndajmĂ« lajmin pĂ«r arritjen e marrĂ«veshjes sĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet Edu De’ Art dhe KomunĂ«s sĂ« Lipjanit. Mi...
25/05/2026

TĂ« lumtur tĂ« ndajmĂ« lajmin pĂ«r arritjen e marrĂ«veshjes sĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet Edu De’ Art dhe KomunĂ«s sĂ« Lipjanit. MirĂ«njohje e veçantĂ« pĂ«r Kryetarin Imri Ahmeti, drejtorin e DKRS-sĂ« Burim Rrustemi dhe zyrtarin pĂ«r kulturĂ« MĂ«rgim Oruçi pĂ«r hapjen dhe mbĂ«shtetjen ndaj kĂ«tyre nismave. Mezi po presim tĂ« fillojmĂ« punĂ«n sĂ« bashku! đŸŽ­đŸ€

Arkitektura, politika dhe arti janë tri fusha që shpesh duken të ndara, por në të vërtetë formësojnë së bashku hapësirën...
12/04/2026

Arkitektura, politika dhe arti janë tri fusha që shpesh duken të ndara, por në të vërtetë formësojnë së bashku hapësirën ku jetojmë dhe mënyrën si e kuptojmë shoqërinë. Arkitektura i jep formë ideve politike në hapësirë fizike, politika përcakton vizionin dhe prioritetet e zhvillimit, ndërsa arti i jep kuptim, kritikë dhe ndjeshmëri këtij procesi.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Edu De'Art posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Edu De'Art:

Shortcuts

Share