14/09/2026
Të rinjtë, aftësitë digjitale dhe mundësitë për zhvillim lokal 🌱
Sot, më 14 shtator 2026, OJQ Eco-Targeted realizoi në Shtime aktivitetin trajnues në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i të Rinjve në Zonat Rurale përmes Aftësive Digjitale dhe Promovimit Lokal”, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Të rinjtë pjesëmarrës patën mundësi të zhvillojnë njohuri praktike në aftësi digjitale, krijimin e përmbajtjes vizuale, marketingun digjital dhe promovimin e produkteve dhe bizneseve lokale, me fokus në krijimin e mundësive për punësim dhe vetëpunësim.
Trajnimi u zhvillua nga Dr. Bora Beqiraj, në fushën e aftësive digjitale dhe krijimit të përmbajtjes vizuale, dhe Abdyl Kelmendi, në fushën e marketingut digjital dhe promovimit të bizneseve lokale.
Aktivitetin e vizitoi edhe z. Zendullah Gylderen, U.D. Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë dhe u njoh nga afër me aktivitetet e projektit.
Falënderojmë të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e projektit dhe bashkëpunimin.
Eco-Targeted – For a Greener Future 🌱