02/10/2026
Gjatë muajit shtator, në kuadër të bashkëpunimit mes KOMS dhe Spitalit Amerikan, Nora dhe Flaka patën mundësinë të zhvillojnë një clinical internship 4-javor, në Repartin e Kirurgjisë.
Përgjatë kësaj periudhe, ato patën rastin të ndjekin nga afër praktikën klinike, të mësojnë nga profesionistët shëndetësorë dhe të përjetojnë nga afër dinamikën e punës në një ambient spitalor. Kjo përvojë kontribuon në zhvillimin e aftësive praktike dhe në përgatitjen e tyre për rrugëtimin profesional në mjekësi.
Jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim, i cili u ofron studentëve tanë mundësi reale për të mësuar, për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të fituar përvojë të vlefshme në praktikën klinike.