Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Swiss Diamond Hotel Prishtina/sheshi Nena Tereze , p. n, Pristina.

15/08/2026

Një histori suksesi me rrënjë shqiptare vjen nga Berlini, ku Fatos Xhafolli arriti të ndërtojë gjithçka nga e para dhe të bëhet pronar i tre restoranteve të njohura në kryeqytetin gjerman.

Fatosi mbërriti në Gjermani vetëm 15 vjeç, pasi ishte larguar nga Kosova. Në atë kohë, si refugjat, nuk kishte mundësi as të ndiqte shkollën dhe as të punonte ligjërisht. Mundësinë e parë ia dha pronari italian i një restoranti në Wannsee, i cili e punësoi për 66 marka në ditë.

Aty nisi rrugëtimi i tij në gastronomi. Brenda pak ditësh mësoi punën pas banakut, ndërsa me kalimin e viteve përvetësoi sekretet e kuzhinës italiane. Pas shumë vitesh punë mendoi se kishte ardhur momenti të provonte diçka të vetën dhe mori në drejtim restorantin e një ish-punëdhënësi.

Por tentativa e parë përfundoi në falimentim. Vetë Fatosi do ta pranonte më vonë se, megjithëse e njihte mirë restorantin, i mungonte eksperienca për të drejtuar një biznes. Megjithatë, nuk u dorëzua. Provoi përsëri dhe këtë herë ia doli.

Vite më vonë, shqiptari që kishte nisur nga zeroja u bë pronar i tre restoranteve në Berlin. Sipas Süddeutsche Zeitung, të tre lokalet renditeshin mes restoranteve italiane të vlerësuara në qytet, ndërsa klientela e tij përfshinte edhe emra të njohur nga politika, sporti dhe televizioni gjerman. Në fotografitë e tij shfaqeshin personalitete si Frank-Walter Steinmeier, Thomas Gottschalk dhe Sami Khedira.

Një prej lokaleve të tij, “Nuovo Mario”, ishte kthyer në një prej restoranteve italiane të njohura të Berlinit. Por pas kuzhinës që klientët mendonin se ishte italiane, qëndronin Fatosi dhe punonjës me rrënjë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.

Nga një 15-vjeçar refugjat që nisi punën për 66 marka në ditë, te pronari i tre restoranteve ku uleshin edhe VIP-at gjermanë, historia e Fatos Xhafollit është një tjetër shembull i shqiptarëve që kanë arritur të ndërtojnë sukses larg vendlindjes.

05/05/2026

Të nderuar anëtarë,

Duke analizuar numrin e aktiviteteve komunitare që do të mbahen gjatë muajit maj në Toronto dhe në gjithë GTA-në, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e anëtarëve tanë dhe të pjesëmarrësve në panair, me qëllim organizimin e një eventi më cilësor dhe më madhështor për komunitetin e biznesit, Bordi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Kanadasë ka marrë vendim që të shtyjë panairin e biznesit shqiptar në Kanada nga data 17 maj në datën 20 shtator 2026.

Në emër të Bordit, ju kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi që kjo shtyrje mund të ketë shkaktuar.

Për më shumë sqarime, ju lutemi kontaktoni Kryetarin e Bordit në numrin: 519 401 2770.

Me respekt,
Naser Berisha
President, ACBN
Toronto, 04 maj 2026

Sot se bashku me biznesmenët shqiptaro-amerikanë 🇦🇱🇺🇸🇽🇰Bashkëorganizator dhe pjesëmarrës në Samitin e Investitorëve Amer...
29/04/2026

Sot se bashku me biznesmenët shqiptaro-amerikanë 🇦🇱🇺🇸🇽🇰
Bashkëorganizator dhe pjesëmarrës në Samitin e Investitorëve Amerikanë në Prishtinë (28–30 prill).
Organizator Kryetari i Prishtines z. Perparim Rama, Ambasada Amerikane ne Prishtine🇺🇸Oda ekonomike amerikane dhe bizneset shqiptaro amerikane .

Një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, për të krijuar lidhje të reja dhe për të sjellë investime që kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë. 🤝

14/04/2026

“Samiti i Diasporës” apo Samiti i Turpit?

Ftesa e Kryeministrit Edi Rama për Samitin e IV të Diasporës (14–15 Prill 2026) nuk është asgjë më shumë sesa një përpjekje e radhës për propagandë dhe manipulim publik.

Ky nuk është një samit i diasporës shqiptare.
Ky është samiti i turpit, ku ftohen vetëm individë të përzgjedhur politikisht, patronazhistë dhe përfaqësues të një strukture që për 14 vite ka dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin ligjor dhe vetë të ardhmen e Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, ajo e vërteta, dinjitozja, profesionale dhe kombëtare nuk përfaqësohet nga njerëz që përdoren për dekor politik dhe propagandë boshe dhe qe ftohen per te ngrene nje pjate pilaf me kos.

Realiteti është i qartë:

Për 14 vite është nxitur largimi masiv i trurit shqiptar akademikë, profesionistë, ekspertët më mire te sigurisë, shendetesise, ekonomisë, arsimit dhe shkencës.

Kjo u pa edhe gjate procesit te votimit të diasporës e cila u deformua krejtesisht dhe e kthyer në një farsë anti ligjore, pa transparencë dhe pa besueshmëri, ku dhjetera mijera vota u keqperdoren nga patronazhistet e Rames dhe ata qe jane pergjegjes per kete proces.

Reforma të dështuara në shëndetësi, infrastrukturë dhe ekonomi janë sh*tur si suksese, ndërkohë që realiteti në terren është krejt tjetër.
Pasuritë kombëtare po shpërndahen pa strategji afatgjatë, ndërsa vendi zbrazet çdo ditë.

Ky samit nuk është hapësirë dialogu.
Nuk është bashkëpunim.
Nuk është vizion.

Ky samit eshtë një shfaqje politike e konsumuar, një dekor për të maskuar dështimet dhe për të krijuar një realitet artificial.

Diaspora shqiptare nuk blihet me propagandë, as me ftesa selektive por mund te angazhohet vetem ne rast se vendi drejtohet nga njerez qe kane interesin kombetar perpara interesit personal.
Ajo kërkon respekt, përfaqësim real dhe mundësi të barabarta për të kontribuar në vendimmarrje.

Ka ardhur koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të reagojnë jo për parti politike, por për interesin dhe dinjitetin kombëtar.

Shqipëria nuk ka nevojë për samite propagandistike.
Shqipëria ka nevojë për:

Drejtim me vizion strategjik,
institucione të forta,
dhe një elitë që vendos interesin kombëtar mbi interesin personal.

E ardhmja nuk ndërtohet me mashtrime.
Ajo ndërtohet me përgjegjësi, integritet dhe vizion të qartë, te cilen Rilindja e hajduteve nuk ka asnje mundesi qe ta ofroje.

Humbja e mikut tonë të çmuar Eliot Engel na ka prekur thellë.Ai nuk ishte thjesht një politikan i madh amerikan, por një...
11/04/2026

Humbja e mikut tonë të çmuar Eliot Engel na ka prekur thellë.

Ai nuk ishte thjesht një politikan i madh amerikan, por një zë i drejtë dhe i palëkundur për të drejtat e shqiptarëve, në kohët kur fjala dhe mbështetja e tij kishin peshë vendimtare. Në çdo sfidë të historisë sonë të re, ai qëndroi pranë nesh me përkushtim, dinjitet dhe besim në të drejtën tonë.

Një kujtim që nuk do ta harroj kurrë dhe që mbetet një ditë historike për Kosovën, është korriku i vitit 1996 në Prishtinë, kur u ngrit flamuri amerikan dhe u hap Zyra Informative Amerikane. Ajo ditë ishte historike për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Unë isha pjesë e delegacionit që kisha ardhur nga Amerika së bashku me Kongresistin Eliot Engel dhe delegacionin e tij. Ky moment shënoi një kthesë të rëndësishme dhe dha shpresë të madhe për të ardhmen e Kosovës.

Këto foto i ruaj me shumë kënaqësi në albumin tim të aktiviteteve dhe lobimit për Kosovën në SHBA — kujtime të çmuara nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që mbeten dëshmi e një angazhimi të përbashkët për lirinë dhe të ardhmen tonë.

Kontributi i Engel dhe shumë angazhime të tjera të tij për Kosovën ishin madhore dhe do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë.

I dashuri dhe me të vërtetë mik i Kosovës, do të na mungosh shumë!

Sot, ne nuk i themi vetëm lamtumirë një personaliteti të shquar, por një miku që nuk do të harrohet kurrë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.
🕊️

Naim Dedushaj

Address

Swiss Diamond Hotel Prishtina/sheshi Nena Tereze , P. N
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share