10/10/2026
Rotary Club Prishtina ju njofton se mysafire folëse në takimin e javës do të jetë Vala Pupovci.
E mërkurë, 14 tetor 2026
Ora 19:00 | Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
“Ushqyerja e shëndetshme në jetën e përditshme”
Vala Pupovci është dietologe dhe nutricioniste, e cila ka përfunduar studimet universitare të nivelit Bachelor në dietologji në Athinë, duke fituar diplomën e Coventry University, e njohur nga Shoqata Britanike e Dietetikës (BDA). Gjatë studimeve, ajo ka zhvilluar praktikën profesionale në Spitalin Universitar “Attikon” dhe në institucione të tjera shëndetësore në Athinë.
Në korrik të vitit 2022, Vala përfundoi studimet Master në Nutricion Klinik në University of Aberdeen, duke thelluar njohuritë e saj në fushën e ushqyerjes dhe shëndetit.
Nga tetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2020, ajo bashkëpunoi me “Fivestar Fitness”, ku ofroi këshillime dietologjike dhe përpiloi plane ushqimore të personalizuara për persona me mbipeshë, nënpeshë dhe individë me sëmundje akute e kronike. Gjithashtu, përpiloi menu për institucione parashkollore, përfshirë “Kopshti Magjik”, “Genius Land”, “Bardha Akademi” dhe “Kopshti WonderKids”, si dhe bashkëpunoi me kompaninë “Fresa” për hartimin e menuve shkollore.
Që nga korriku i vitit 2020, Vala ushtron veprimtarinë e saj në zyrën private të dietologjisë, ku ofron plane ushqimore të personalizuara dhe këshillim profesional për një mënyrë më të shëndetshme të të ushqyerit.