Breath-KS

Breath-KS Our company training programs instill a
culture of safety, equipping individuals with essential skills to handle emergencies effectively.

We are Focused on Safety and Preparedness in
everyday life

Ngjitje ne Majen e Thate
07/09/2026

Ngjitje ne Majen e Thate

CLIMBING FOR EVERYONE 🧗‍♀️Një ditë plot aventurë, sfidë dhe argëtim - falas për të gjithë!Të gjithë ata që duan ta provo...
28/08/2026

CLIMBING FOR EVERYONE 🧗‍♀️

Një ditë plot aventurë, sfidë dhe argëtim - falas për të gjithë!

Të gjithë ata që duan ta provojnë climbing janë të mirëseardhur, pavarësisht a keni përvojë apo jo.

Germi 📍03 Shtator, prej orej 18:00

Falemnderit sponsorave te Breath:
Kryeqyteti Prishtina
Denta Care
VPD Drill SHPK
Korporata Rugove
BESIMI COMMERCE Sh.p.k

🧗‍♂️ Provoje ngjitjen, sfido veten dhe përjeto adrenalinën! 🔥BREATHE ju fton çdo të enjte, nga ora 18:00, në Murin Alpin...
18/08/2026

🧗‍♂️ Provoje ngjitjen, sfido veten dhe përjeto adrenalinën! 🔥

BREATHE ju fton çdo të enjte, nga ora 18:00, në Murin Alpin të Gërmisë, duke filluar nga 20.08.2026, për të provuar ngjitjen dhe rappelling-un.

✨ Aktiviteti është falas dhe i hapur për të gjitha moshat.

📍 Muri Alpin – Gërmi
📅 Çdo të enjte
⏰ 18:00
🎟️ Falas për të gjithë!

Eja, provoje dhe përjetoje adrenalinën! 🧗‍♀️🔥

Dy maja. Një sfidë. 72 orë.Brenda vetëm 72 orëve, dy nga ngjitjet më sfiduese të Alpeve: Dent du Géant dhe Matterhorn. 🏔...
18/08/2026

Dy maja. Një sfidë. 72 orë.

Brenda vetëm 72 orëve, dy nga ngjitjet më sfiduese të Alpeve: Dent du Géant dhe Matterhorn. 🏔️

Kjo nuk ishte thjesht një sfidë fizike. Ishte një test i përgatitjes, qëndrueshmërisë, besimit dhe punës në ekip.
Për BREATH, kjo ishte hera e dytë që ngjitemi në këto maja — dhe çdo rikthim na kujton pse e duam malin: sepse çdo majë kërkon respekt, disiplinë dhe guxim.

Dy ngjitje. Dy maja ikonike. 72 orë.
Një tjetër kapitull i shkruar në Alpe. 🇽🇰🏔️

BREATH — Beyond Limits. Together
Falemnderit sponsorave te Breath:
Kryeqyteti Prishtina
Denta Care
VPD Drill SHPK
Korporata Rugove
BESIMI COMMERCE Sh.p.k

Ne kujtim te DonitMaja e Thate 🏔
27/07/2026

Ne kujtim te Donit
Maja e Thate 🏔

15/07/2026

KOMUNIKATË PËR OPINIONIN PUBLIK

Mbi aksidentin dhe operacionin e kërkim-shpëtimit zhvilluar ne Lumin Mat, prane Ures se Vashes.

Me dhimbje të thellë, Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë (SHASSH) informon opinionin publik mbi aksidentin tragjik dhe operacionin e kërkim-shpëtimit për kolegun, mikun dhe vëllain tonë, Erkin Lika.

Erkin Lika, së bashku me një anëtar dhe mik të skuadrës sonë, gjatë fundjavës dhe në kohën e tyre të lirë, kishin vendosur të zhvillonin një aktivitet sportiv në lumin Mat, pranë Urës së Vashës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ecja në natyrë, zhvillimi i aktivitetit sportiv, si dhe rikujtimi praktik i teknikave të kërkim-shpëtimit.

Ky aktivitet ishte plotësisht personal dhe nuk ishte pjesë e planit vjetor stërvitor apo aktiviteteve zyrtare të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë. Si shumica e anëtarëve të organizatës sonë, edhe Erkini ishte i apasionuar pas natyrës dhe ushtronte rregullisht sporte outdoor. Ai ishte një speleolog dhe alpinist i mirë, i cili kishte zgjedhur ta jetonte natyrën me të njëjtin pasion me të cilin kishte zgjedhur t'i shërbente komunitetit.

Ditën e shtunë, më 11 korrik 2026, rreth orës 15:30, u njoftuam se gjatë lëvizjes në shtratin e lumit, Erkini kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëmbyer nga rrjedha e ujit, duke përfunduar në një zonë me rryma të forta dhe terren tepër të vështirë për ndërhyrje.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejt vendngjarjes u nisën të gjitha skuadrat e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, të cilat filluan operacionin e kërkimit.

Për shkak të kompleksitetit të terrenit dhe vështirësisë së ndërhyrjes, u kërkua mbështetje nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, si dhe nga organizata BREATH Kosova, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes sonë dhe u angazhuan në operacion. Njëkohësisht, u organizua edhe një skuadër shpëtuesish nga Italia, e cila qëndroi në gatishmëri në rast se operacioni do të zgjaste dhe do të kërkonte mbështetje shtesë.

Në vendngjarje u angazhuan gjithashtu:

* Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Shqipërisë;
* Policia e Shtetit;
* Reparti Special RENEA;
* Forcat e Armatosura;
* shërbimet zjarrfikëse;
* si dhe struktura të tjera mbështetëse.

Operacioni u koordinua dhe u organizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ekipit të BREATH Kosova, institucioneve shtetërore dhe të gjithë personelit të angazhuar në terren.

Për shkak të karakteristikave të lumit dhe kompleksitetit të operacionit, ndërhyrja u zhvillua me kujdes të veçantë dhe me standarde maksimale sigurie. Gjatë operacionit u përdorën teknika dhe pajisje të specializuara të kërkim-shpëtimit, sisteme me litarë, pajisje zhytjeje, mjete për menaxhimin dhe devijimin e kontrolluar të rrymave lumore, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për operacione të kësaj natyre.

Pas orësh të gjata pune, përpjekjesh dhe kërkimesh të pandërprera, më 13 korrik 2026, rreth orës 12:40, u bë i mundur lokalizimi dhe evakuimi i trupit të pajetë të vëllait, shokut dhe kolegut tonë, Erkin Lika.

Humbja e Erkin Likës është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e kërkim-shpëtimit dhe speleologjisë në Shqipëri.

Erkini ishte themelues dhe Zëvendëskryetar i Shoqatës Speleologjike Shqiptare, si dhe themelues dhe Zëvendëskryetar i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë. Ai ishte një dashamirës i jashtëzakonshëm i natyrës, speleolog dhe alpinist i përkushtuar, i cili gjatë viteve kishte marrë pjesë në një numër të madh operacionesh kërkim-shpëtimi, stërvitjesh dhe aktivitetesh vullnetare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të organizatës sonë.

Në emër të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij operacioni dhe që qëndruan pranë nesh gjatë këtyre ditëve të vështira.

Falënderojmë veçanërisht:

* Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës;
* organizatën BREATH Kosova;
* Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë;
* Policinë e Shtetit;
* Repartin Special RENEA;
* Forcat e Armatosura;
* shërbimet zjarrfikëse;
* të gjithë vullnetarët dhe personelin e angazhuar në operacion.

Profesionalizmi, solidariteti dhe bashkëpunimi i treguar gjatë këtyre ditëve përfaqësojnë vlerat më të mira të komunitetit të kërkim-shpëtimit dhe dëshmojnë se përballë fatkeqësive jemi të bashkuar.

Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Lika, të afërmve, miqve dhe kolegëve të Erkin Likës.

Kujtimi, përkushtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë.

U prehsh në paqe, vëlla. Misioni dhe shembulli yt do të jetojnë gjithmonë mes nesh.

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë (SHASSH)

Kenaqesi per bashkepunime te tilla 🤝😊Shihemi perseri
10/07/2026

Kenaqesi per bashkepunime te tilla 🤝😊
Shihemi perseri

Aventura vazhdon ☀️Nga zip line te climbing, nga bridge crossing te ndërtimi i strehimoreve - një ditë plot energji, sfi...
10/07/2026

Aventura vazhdon ☀️
Nga zip line te climbing, nga bridge crossing te ndërtimi i strehimoreve - një ditë plot energji, sfida dhe argëtim!
Faleminderit për këtë bashkëpunim të mrekullueshëm 😊

🏔️ Mont Blanc 2026 – Një aventurë që do ta mbajmë mend gjatë!Çdo ekspeditë në male të mëdha nuk matet vetëm me arritjen ...
04/07/2026

🏔️ Mont Blanc 2026 – Një aventurë që do ta mbajmë mend gjatë!

Çdo ekspeditë në male të mëdha nuk matet vetëm me arritjen e majës, por me përvojën, ekipin dhe vendimet e duhura që merren gjatë rrugës.
Këtë herë arritëm deri në 4,008 m, ku kushtet e motit u përkeqësuan dhe, për arsye sigurie, u detyruam ta ndërpresim ngjitjen. Në alpinizëm, kthimi i sigurt është po aq i rëndësishëm sa arritja e majës.
Ishin ditë plot sfida, akullnaja, mësime, bashkëpunim dhe momente të paharrueshme. Të gjithë pjesëmarrësit treguan përgatitje, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm.

Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj aventure 🫶

Falemnderit sponsorave te Breath:
Kryeqyteti Prishtina
Denta Care
VPD Drill SHPK
BESIMI COMMERCE Sh.p.k
Korporata Rugove

Një hap para drejt një mjedisi më të sigurtFalënderojmë Shkollen Model " Qamil Batalli",  Komunën e Prishtinës, nxënësit...
23/06/2026

Një hap para drejt një mjedisi më të sigurt

Falënderojmë Shkollen Model " Qamil Batalli", Komunën e Prishtinës, nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Falemnderit sponsorave te Breath:
Denta Care
VPD Drill SHPK
BESIMI COMMERCE Sh.p.k
Korporata Rugove

Address

Prishtinë, Rr. Beqiri Kastrati, Lule Dielli, Ob 44/23
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Breath-KS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Breath-KS:

Shortcuts

Share