Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA)

Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Contact person: Isa Mulaj, CEO/Founder

Si po e shpëton Gjykata Speciale UÇK-në dhe popullin e Kosovës“Dënimet nga Haga janë individuale, në asnjë mënyrë s’e gj...
04/10/2026

Si po e shpëton Gjykata Speciale UÇK-në dhe popullin e Kosovës

“Dënimet nga Haga janë individuale, në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës” – Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Protestat për mbrojtjen e të ashtuquajturve “çlirimtarë” janë forma më makabre e injorimit të gjendjes faktike nga e kaluara e afërt dhe e tanishme me pasoja të qarta për të ardhmen. Atë që e kemi njohur si UÇK, e ka çliruar NATO. Përveç kësaj, shtetet çliruese, u angazhuan me ndihma masive në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Secili institucion në nivel qendror dhe lokal është ndërtuar me ndihmën e OKB-së, SHBA-së, dhe BE-së. Nuk kishte asnjë institucion funksional dhe të gjitha duhej të ndërtoheshin nga zero. Sfida ishte dyfish më e madhe për shkak se Kosova kishte humbur një decenie të plotë në transicion. Nuk kishte njerëz dhe popull për transicion. Me fjalë tjera, duhej të rindërtoheshin edhe njerëzit ose populli i cili kishte mbetur shumë prapa në zhvillimin e inteligjencës, më së shumti për shkak të bllokimit mendor me mite dhe folklorizma. Për këtë arsye, Perëndimit, përpos ndihmave masive në terren edhe me njerëz dhe ekspertizë, iu desht t’i shkolloj shumicën e kosovarëve nëpër shtete të ndryshme të botës, që të fitojnë njohuri, përvojë, dhe ta kuptojnë botën më mirë.

Modeli që po e ndërtonte Perëndimi në Kosovë, ishte ai që e kishin kërkuar vetë kosovarët: demokraci dhe ekonomi e hapur e tregut, si transicion për integrime Euroatlantike. UÇK-ja, e cila kishte mision tjetër gjatë luftës, pasi u çlirua nga NATO, filloj me uzurpime dhe kapjen e segmenteve të caktuara të shoqërisë dhe institucioneve, sikur ato të ishin prona private të tyre që ua kishte lënë baba. Organizimi në baza familjare, klanore dhe grupeve politike u shtri kudo nëpër institucione, duke e diskriminuar dhe margjinalizuar pjesën tjetër të shoqërisë. Në këtë mënyrë, u bë zhvendosja praktike nga transicioni i deklaruar në fragmentime farefisnore dhe familjare sikur në feudalizëm, çka paraqet organizim për veprim regresiv më të prapambetur krahasuar me socializmin vetqeverisës. Para shtetit ose mbi të, organizimit shoqëror, lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, sot e kemi në fuqi dhe funksion praktikën e miteve në baza familjare, si për shembull: familja Jashari, familja Lushtaku, familja Haradinaj, familja Elshani, familja Kelmendi, familja Geci, familja Rugova, familja Thaçi, e kështu me radhë. Secila prej tyre, me interesat e veta të ngushta dhe kundërthënëse duke u kamufluar me çështje kombëtare, luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, me komandant legjendar, president historik, gjeneralë, dhe çlirimtarë të vetshpallur.

I vetmi ideal që e mban ende të bashkuar këtë formacion të fragmentuar feudal në baza familjare dhe klanore, është lufta për pushtet dhe plaçkë, shpesh herë edhe duke u vrarë ndëmjet veti. Të gjitha lëmitë dhe segmentet e transicionit i centralizuan vetëm në një ideal, atë të fetishizmit. Fetishizmi është karakteri mistik dhe engimatik që u jepet të mirave materiale, sidomos parave. Aty e kanë llogaritur përjetësinë çlirimtarët e rremë si armiq të transicionit, lirisë, pavarësisë, shtetësisë, dhe evolucionit normal të popullit. Pretendimet tjera, siç ishte dhe ende është identifikimi me idealin dhe luftën e UÇK-së si një institucion ose trup i bashkuar, janë mite. Është dashur të themelohet dhe funksionalizohet Gjykata Speciale për ta vërtetuar se si komandantët dhe gjeneralët e vetshpallur sh*teshin si Zot nën pretektoratin e huaj, si për shembull Hashim Thaçi, kurse gjatë gjykimit në Hagë e mohonte kategorikisht rolin e tij në UÇK. Paraprakisht kishte shkuar tinëza së paku katër herë në Hagë për ta mohuar veten se kishte të bënte diçka me ndikim në UÇK. Këto janë dy botëra të tij që e përjashtojnë 100% njëra-tjetrën. Atje ose në Hagë “unë s’kam lidhje me UÇK”, kurse në Kosovë “kryekomandant dhe kryeçlirimtar” ose 1-shi siç i pëlqen Nasim Haradinajt ta quaj. Ec e bjeri n’fije kush këtij soji të njerëzve dyftyrësh!

Për shkak se i njëjti Hashim në Kosovë ishte 1-shi kurse në Hagë zero ose hiçi, Gjykata Speciale në shkallën e parë e ka dënuar më së shumti, me 25 vite burg. Hashimi më shumë bëri luftë kundër UÇK-së duke u munduar t’ua lëshoj shokëve. I ka etiketuar të gjithë ata që e kundërshtuan votimin e themelimit të Gjykatës Speciale si “tradhtarë”, “të padijshëm”, dhe “patriotë të rrejshëm.” Ai u dënua për shkak se i kishte zhdukur njerëzit më të zot dhe më inteligjent të UÇK-së gjatë luftës, si Behajdin Hallaqin, e jo për zhdukjen e ndonjë sërbi. Sipas vlerësimeve të tij, më tradhtari, më i padijshmi, dhe patrioti më i rrejshëm del të ishte Rexhep Selimi, për shkak se ky e kishte kundërshtuar më së ashpri themelimin e gjykatës. Përderisa Hashim Thaçi e mohonte lidhjen e tij dhe pozitën udhëheqëse në UÇK, Rexhep Selimi e pranoj rolin e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm, dhe qëllimin e luftës çlirimtare. Pikërisht pse e mbrojti kauzën e luftës çlirimtare, Rexhep Selimi u dënua më së paku nga të katërtit. Për më tepër, gjykata në aktgjykimin e saj qartas e thekson se dënimet janë individuale, nuk ndikojnë asgjë në shtetësinë e Kosovës, dhe se dënimet nuk lidhen me luftën për çlirim. Porosinë e këtij aktgjykimi në formë përmbledhëse të parafrazuar e transmetojnë edhe ambasadat e ndryshme në Kosovë, ose ashtu si është. Pavarësinë përmes Gjykatës Speciale e garantojnë ata që e kanë ndërtuar dhe e kanë lejuar ta shpallin, kundër atyre që filluan ta zhbëjnë dhe t’ia shesin Sërbisë për interesat e tyre familjare edhe klanore.

Mbështetësit e krimeve dhe korrupsionit nën maskën e propagandës “Liria ka emër”, filluan ta quajnë Gjykatën Speciale si fashiste, e Sërbisë, e Rusisë, duke mos llogaritur se dënimet kishin për qëllim mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe popullsisë së Kosovës, madje edhe të vetë UÇK-së. Në bazë të provave, UÇK-ja nuk e ka çliruar asnjë metër katror pasi Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës për tërheqjen e forcave të saj nga Kosova me NATO-n, e jo me UÇK-në. Pavarësinë e mbikëqyrur dhe territorin e çliruar nga NATO filluan ta shesin pjesë-pjesë tek ish-okupatorët. Fillimisht, Ramush Haradinaj ia dha Malit të Zi një pjesë të Rugovës. Kësaj tradhtie kombëtare ia mori lakmi Hashim Thaçi, i cili u përkujdes me fanatizëm për t’ia dhënë Sërbisë veriun ose 17% të territorit të Kosovës, duke e quajtur atë si territor të Rankoviqit që nuk duhet t’i përket Kosovës. Thaçi ia ofronte këtë dhuratë Sërbisë pas spastrimit etnik të 11 346 shqiptarëve nga ajo anë në shkurt të vitit 2000.

Si zakonisht, ish-krerët e UÇK-së nëpër parti politike, pavarësisht dallimeve formale ideologjike të cilat edhe ashtu janë vetëm fjalë abstrakte, kur vie puna e tradhtisë ndaj atdheut, popullit, dhe bashkpunimi i hapur me armikun kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, jo vetëm që bëhën bashk përnjëherë, por bëjnë gara se cili po tregohet më kreativ dhe më i zellshëm në tradhti. Kjo u vërtetua haptas pas sulmit terrorist në Banjskë më 24.09.2023, kur u bënë bashk brenda orëve PDK, LDK, AAK dhe ushtria e tyre e mediave shpifëse me sulme vetëm kundër Qeverisë së Kosovës dhe NATO-s (KFOR-it). Polici i rënë në detyrë në mbrojtjen e integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u cilësua nga Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lutfi Haziri, Edi Rama, PSD-ja, Baton Haxhiu, Lista Serbe, dhe Aleksandar Vuçiqi si dhunë e Albin Kurtit "me polici fashiste" kundër sërbëve “paqësor.” Gazmend Muhaxheri shkoj edhe më tutje duke e pasuruar etiketimin e shpirtrave të sh*tur shqiptarë kundër sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës, kur e barazoj të drejtën e shtrierjes së sovranitetit, rendit dhe ligjit, me politikën e Millosheviqit. Ramushi vazhdoj ta diversifikoj sulmin kundër shtetësisë së Kosovës dhe mbrojtjen e kryeterroristit, mikut të tij, Millan Radojçiq. Sille e pshtille, të gjithë këta, mundimin kryesor e kishin, dhe ende e kanë, te legalizimi i gjenocidit të Sërbisë, zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, dhe krijimin e Sërbisë së Madhe. Hashimi e quante këtë pjesë të Kosovës si dhuratë të Rankoviqit për t’i fshehur varrezat masive të shqiptarëve në Zubin Potok, kurse Ramushi e kishte shpallur kryeterroristin Radojçiq zot shpie te asaj ane, dhe mburrej se, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, ky është realiteti. Kur përmes Gjykatës Speciale, ndaj të gjitha këtyre veprave djallëzore të ish-krerëve të UÇK-së u angazhuan shtetet që e kishin çliruar Kosovën dhe UÇK-në nga shfarosja e plotë, u quajtën fashistë. Aq llogarisin dhe shohin këta.

Dhomat e Specializuara dhe Gjykata Speciale u krijuan dhe financohen nga ato shtete që e kanë çliruar Kosovën dhe popullin e saj, kundër atyre që i vodhën dhe keqpërdoren ndihmat për popullin, të cilët po dalin armiq edhe më të rrezikshëm se regjimi i Millosheviqit dhe Vuçiqit. Sepse, ato regjime dihet se ishin armike, por armiku më i madh në kohë paqje janë këta që punojnë në realizimin e projektit për Sërbinë e Madhe. Ka adhur koha që Përendimi ta çliroj edhe njëherë Kosovën dhe popullin e saj, kësaj radhe nga këta që po e shesin parullën “Liria ka emër.” Kësaj lufte për çlirim duhet t’i bashkohet edhe populli në spastrimin e institucioneve, sidomos të prokurorisë dhe gjykatave vendore, nga argatët e kryeterroristit Radojçiq, si është Blerim Isufaj dhe mbështetësit e tij me propagandë mediale dhe në rrjete sociale. A po e vëreni se si kcejnë si zorra n’prush AAK, LDK, PDK dhe mediat me financime të dyshimta, duke e kundërshtuar dhe vajtuar shkarkimin e tij nga Këshilli Porkurorial i Kosovës? Sidomos AAK është çartur fare nga shkarkimi i tij si Kryeprokuror i PSRK-së, për shkak të miqësisë së tij me Ramushin dhe Dautin. Por AAK dhe LDK e kanë edhe një njeri më të rrezikshëm se Blerim Isufaj, e ky është Agim Kurmehaj, ish-Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, të cilit i ka skaduar mandati dhe tani është avokat. Gjatë mandatit të tij, e kishte bërë Pejën si Përendimin e Egër me vrasje të shumta. Sjellja para drejtësisë e këtij ish-Kryeprokurori dhe tani avokat, rezulton në shuarjen e AAK-së si parti politike dhe zbardhjen e mbi 120 vrasjeve në rajonin e Pejës.

Si i dënoj Gjykata e Apelit në Prishtinë ish-krerët e UÇK-së në Hagë?Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Gjykat...
30/09/2026

Si i dënoj Gjykata e Apelit në Prishtinë ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Gjykata Speciale e Kosovës (GJSK) jo vetëm që nuk do të zhbëhen por do të zbatojnë arrestime dhe dënime tjera. Kjo garantohet me Nenin 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbi transferin e sovranitetit. Këtë nuk ua tregojnë as ekspertët e të drejtës kushtetuese si Enver Hasani, Fatmir Sejdiu, Hajredin Kuqi, Mazllum Baraliu, Arsim Bajrami, Kadri Kryeziu, e as ndonjë avokat i njohur, si për shembull Tomë Gashi, Besnik Berisha, Arianit Koci e të tjerë, por u tregojmë ne.

DHSK dhe GJSK janë krijuar dhe funksionojnë për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga kriminalizimi i sistemit policor, prokurorial, dhe gjyqësor. Për këtë arsye, asnjë prokuror, gjyqtar, dhe avokat vendorë nuk guxon dhe nuk duhet të jetë pjesë e këtyre dy mekanizmave të drejtësisë së Kosovës në Hagë. Mbase ky realitet dhe kjo përvojë do të krijonte pyetjen e përshtypjes: Mos janë kosovarët dukuri sui generis ose problem gjenetik që nuk duan shtet ligjor por i shfrytëzojnë institucionet për krim të oganizuar, propagandë, lajme të rrejshme, hakmarrje, dhe qërim hesapesh ndërmjet bandave kriminale nëpër institucionet e sigurisë dhe drejtësisë?

Vetë institucionet dhe publiku vazhdimisht janë ankuar, kuptohet, duke u bazuar në përvojën nga realiteti, për mos ndëshkimin e shumë krimeve. Lëndët për të gjitha vrasjet e ashtuquajtura politike, ekonomike, klanore, dhe për motive të tjera, policia e OKB-së, KFOR-i dhe EULEX-i i kanë deleguar në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatave vendore. Këto të fundit janë tallur, nuk kanë ndërmarrë masa dhe kanë nxitur vrasje tjera, duke e detyruar një pjesë të popullit t’i quajnë dhe shpallin vrasësit dhe kriminelët analfabetë funksional si “legjendë”, “car”, “respekt”, “patriot”, etj. Atëherë doli domosdoshmëria e GJSK-së si e vetmja zgjidhje nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e atyre që e kishin bërë delegimin e lëndëve: Tash ia u rrasim na talljeve tuaja kundër shtetit të së drejtës.

Kur dikush si prokurori special Elez Blakaj tenton të hetoj skandalin e madh të fryerjes së listave të veteranëve të ish-UÇK-së, ai kërcënohet dhe detyrohet të ikë azil. Ikja e ndonjë qytetari normal për azil, mund ta ketë një domethënie dhe përcjellë porosi jo të mirë për gjendjen e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Por ikja e prokurorit special nuk don kurrfarë komenti. Ai iku për shkak se nuk lejohej ta kryente detyrën e përcaktuar me ligj nga bandat kriminale të shpërndara nëpër institucionet shtetërore. Shteti i së drejtës erdhi para aktit të kryer. Ambasadat e shteteve mike të Kosovës e denoncuan publikisht sistemin prokurorial si të kalbur deri në palcë, se privatisht moti ishin ngopur me kriminalizimin e tij. Mos keni menduar se SHBA dhe BE ia kanë futur kot ose kanë pordhë n’shishe me ato denoncime publike, dhe se pas tyre nuk do të ketë kurrfarë masash konkrete?

Pavarësisht se për interesin e përgjithshëm publik dhe të popullit të Kosovës u denocua si i kalbur, sistemi prokurorial dhe gjyqësor vazhdoj me kryeneqësi injorimin e kësaj akuze tronditëse që ia kishin bërë çlirimtarët e Kosovës (NATO). Krijuan sistemin e çlirimtarëve alternativ vendorë, misioni i të cilëve ishte plaçkitja dhe robërimi i popullit, pasurimi i kundërligjshëm, dhe injorimi i plotë përmes rrenave me propagandën “Liria ka emër” i ndihmave të gjithanshme në shtetndërtimin e Kosovës nga OKB, SHBA dhe BE. Përpos plaçkës private, “çlirimtarët” vendorë u turren ta plaçkisin hapur dhe publikisht edhe buxhetin e shtetit, përmes aferës së njohur si “Veteranët”, duke i shkaktuar dëme buxhetit prej dhjetëra miliona euro. Duke i pasur në dispozicion provat dhe autorët e përfshirë në fryerjen e listave të veteranëve, prokurori nuk kishte rrugëdalje pos t’iu ngrisë aktakuzë. Aty ndërhyn kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj i FARK-ut të LDK-së, mik i Ramush Haradinajt (kushërira e Ramush*t është gruaja e vëllait të Blerimit) i cili i bënë presion Elez Blakajt që të mos i ngritet aktakuzë Rrustem Berishës, pavarësisht se çka tregonin provat dhe dëmet.

Edhe më skadaloz ishte procesi gjyqësor ndaj personave përgjegjës për fryerjen e listave. Fillimisht, gjykata e korruptuar e shkallës së parë i kishte liruar të gjithë 10 të akuzuarit nga aktakuza. Nën mbikëqyrjen e mekanizmave ndërkombëtar, prokuroria nuk kishte qare pa bërë ankesë ndaj këtij skandali në Gjykatën e Apelit për ta kthyer rastin në rigjykim. U kthye rasti në rigjykim, vetëm sa për ta luajtur lojën paraprakisht të njohur dhe dakorduar ndërmjet Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit. Në rastin e parë, themelorja i liroj të gjithë nga aktakuza, kurse në rastin e dytë ose rigjykim, i dënoj secilin me nga një vit burg, por apeli i liroj të gjithë nga aktakuza. Të dënuarit, e më pas të liruarit nga aktakuza, janë: ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Të gjithë këta në pozita dhe funksione të rëndësishme, e disa prej tyre si ish-kryetar të shoqatës së OVL të UÇK-së. Kështu e p***a liria emrin: u liruan të gjithë, por veprat e tyre penale mbetën të konsumuara dhe me pasoja.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e të gjithë të dënuarve në rastin “Veteranët” jo rastësisht u shpall vetëm pak ditë para se të shpallet aktgjykimi i GJSK në Hagë kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. I pari u shpall në Prishtinë me 09.09.2026, kurse i dyti në Hagë me 16.09.2026. Por në këtë rast, Gjykata e Apelit në Prishtinë, vetëm sa për t’ua bërë qejfin çlirimtarëve të rremë, nuk mund ta luante lojën si maca me miun me GJSK në Hagë siç e luajti me Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për shkak se, të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët në Hagë ishin të huaj. Megjithatë, përmes lirimit te të akuzuarve në rastin “Veteranët” vetëm një javë para se të shpallej aktgjykimi në Hagë, Gjykata e Apelit në Prishtinë përcolli porosinë se në Kosovë sistemi i drejtësisë është pronë private e bandave kriminale që po e sfidon edhe drejtësinë ndërkombëtare, sidomos të çlirimtarëve të vërtetë siç janë SHBA dhe BE. Për këtë arsye, GJSK në Hagë assesi nuk duhet dhe nuk do ta lejoj procedurën civile për pagesën e dëmshpërblimit në kompetencë të gjykatave me personel vendorë. Sepse, rezultati paraprakisht dihet; këta i bëjnë procedurat civile skandale edhe më të mëdha se në rastin penal “Veteranët.”

Ju që ish*t të bindur se disa ish-komandantë kanë bërë pasuri edhe për nipa e stërnipa, prisni edhe pak efektin e procedurave të dëmshpërblimit, për ta vërtetuar se si drejtësia e vërtetë i bënë vishkull brenda nate milionerët e kundërligjshëm. Protestat kinse në mbrojtje të “çlirimtarëve” dhe “luftës së shenjtë të UÇK-së”, nuk ka të bëjnë asgjë me drejtësi dhe çlirimtarë, por vetëm me luftën për pushtet dhe plaçkë. Këtë më së miri e vërtetoj dënimi me burg afatgjatë i Sali Mustafës – Calit (djali i axhës së Rrustem Mustafës) dhe Pjetër Shalës. Askush nuk reagoj si duhet për dënimin e tyre pasi asnjëri nga këta të dy nuk u duhej “çlirimtarëve” për ta kapur shtetin. Ndërkaq, për ata që u duheshin, si Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, filluan të organizojnë protesta para shpalljes së aktgjykimit me kërcënime publike se do ta kallin Kosovën flakë nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së. Cilësimin ose akuzën “ish-krerët e UÇK-së”, e ka mohuar kategorikisht Hashim Thaçi gjatë gjykimit, dhe për këtë mund ta padisë këdo për shpifje ndaj tij. Hashim Thaçi u duhej dhe ende u duhet këtyre protestuesve vetëm për ta rikapur shtetin, dhe për asgjë tjetër. Prova më e fortë për këtë qëllim të tyre, është bojkoti që ia bënin institucioneve, sidomos konstituimit të Kuvendit, me shpresën se me datën 16.09.2026 ai do të lirohej nga paraburgimi, do të shpallet i pafajshëm, dhe të nesërmen do ta (ri)merr pozitën e Kryetarit të Kosovës në Prishtinë. Këta luftën kryesore e kanë vetëm kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit, e kurrsesi te aktgjykimi i GJSK-së. Çka u kanë faj këtyre protestuesve xhamat, sulmi me vezë, hedhja e qymyrit dhe rojet e ndërtesave qeveritare në Prishtinë për aktgjykimin i cili është marrë nga kolegji gjykues i gjyqtarëve të huaj në Hagë? Për shkak se të njëjtit e kanë votuar themelimin e GJSK-së me bindjen se edhe kjo do të gjykoj sipas shefave të krimit duke i amnistuar kriminelët e mëdhenj për ta mbajtur popullin nën robëri dhe degjenerim?

Sot, askush nuk është në gjendje të tregoj se kush është çlirimtar dhe okupator. Jo për shkak se këta nuk dihen publikisht, por se frikësohen t’ua tregojnë të vërtetën me prova të pakontestueshme. Për Ramush Haradinajn, prokurori special Elez Blakaj që po hetonte listat e fryera të veteranëve, ishte hajn i pulave dhe pishpirik, kurse Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa turistë, e jo UÇK. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në armiqësi me Adem Jasharin, për çka Rifati ose vëllai i Ademit i thotë Hashimit publikisht para kamerës: “Mos um hajde ma n’shpi! Hajt, ec!” Çka ka të bëjë Gani Geci me UÇK kur e ka vrarë komandantin e brigadës 112 “Arben Haliti”, Abedin Rexhën – Sandokanin? Cili nga këta ka qenë UÇK, e cili jo apo kundërshtar i saj? Sandokani i vrarë nga LDK-ja dhe Rexhep Selimi i dënuar si ndër kontribuesit e parë dhe më të rëndësishëm të UÇK-së, apo Fadil Geci që dëshmonte rrejshëm nën betim gjatë gjykimit në Hagë, se UÇK-ja e ka pasur vetëm Ibrahim Rugovën komandant të përgjithshëm i cili e quante UÇK-në “njerëz të frustruar, dorë e zgjatur të Sërbisë dhe lojë e shërbimeve sekrete serbe”? Apo Rrustem Berisha i FARK-ut, Hysni hajni si kryetar tanishëm i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari si kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, afër 20 000 veteranë të rrejshëm, apo kush tjetër? Blerim Latifi i Prekazit, sipas të cilit, bashkfshatarët e tij si Ademi, Hamza, Rifati duhej të ishin talibanë për shkak të mjekrrave, mustaqeve dhe si muslimanë të përkushtuar? A e dini se ndërtimin e atij kompleksi memorial në Prekazin e Blerim Latifit islamofob dhe antishqiptar, e ka financuar një “turko-arabo-mongol” musliman me emrin Jusuf Aga Yzler, se Blerimi dhe bashkfshatarët e tij, duke përfshirë edhe Bekim (Hamëz) Jasaharin i cili nuk u dënua për keqpërdorimin e mjeteve, ishin turrë pas plaçkës? Si është e mundur të dënohet Hashim Thaçi, e jo edhe ish-këshilltari i tij islamofob dhe antishqiptar Blerim Latifi? Apo Ilir Mirena i cili pret me padurim mos po e l’shon naj pordhë Gani Geci, e të turret me ia pi i pari duke botuar shpifje të tij? Si mund të jenë në UÇK ose në një thes edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku, e jo edhe Jakup Krasniqi të cilin e fyenin si Jakupovski dhe i ankoheshin njëri-tjetrit: “Ah nanën e nanës ia q****, po qeni që po bahet! E pse spo ia q*** n**** me rr’xu, a s’po muni, a çka vlla?!” Kështu e p***a emrin liria, a po?

Si mund të dalësh ti në protestë kundër aktgjykimit të GJSK-së, kur ajo protestë udhëhiqet nga Hysni Gucati, një kriminel që e ka zhvatur buxhetin e shtetit për 19 vite duke marrë rrogë mujore prej 500 euro si sekretar i shkollës “Ahmet Delija” në Skënderaj, jo vetëm pa dalë në punë, por se si është mbajtur sekret kjo palçkitje publike? Hajt plaçkiti ti dikun jo më shumë se 200 euro, e kqyre reagimin dhe çka mund të ndodhë. Prokuroria dhe gjykata vendore jo vetëm që nuk e pyesin Hysniun, apo edhe Xhavit Jasharin, por kur vijnë te pyetja e llogaridhënies, bëjnë manipulime sikur me rastin e veteranëve të rrejshëm, e ju në fund do të thuani: gjykata nuk e ka dënuar por e ka liruar. Prandaj e kemi DHSK-në dhe GJSK-në, për shkak se sistemi prokurorial dhe gjyqësor me prokurorë, gjyqtarë, avokatë, dhe policë vendorë është i kalbur dhe në funksion të veprimtarisë kriminale.

GJSK nuk merr vendim në emrin tënd, por në emër të popullit që e ka çliruar dhe po e mbron. Nëse ti vërtetë e don lirimin e katër të dënuarve nga Gjykata e Apelit në Hagë, kjo është çështje u vullnetit tuaj me pyetjen e thjeshtë dhe përgjigjen e shkurt me Po, ose Jo. Nëse përgjigja është Po, pra e duam lirimin e katër të dënuarve, kjo patjetër se do të ndodhë, nëse plotësohen këto kushte para se të nxjerret aktgjykimi:

1) Ndalimi i bojkotit të punës së Kuvendit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Republikës;
2) Arrestimi i 10 të liruarve për rastin “Veteranët” së bashku me kolegjin gjykues të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për veprën e tyre penale të konsumuar, boni gullumuq në një furgon apo autobus, varësisht se cili shkon te Pallati i Drejtësisë (10A apo 10B), e mërthej me t’3-tën në gjykim të hapur për publikun;
3) Lokalizimi i Hysni Gucatit, arrestimi dhe paraburgosja e tij për veprën e konsumuar penale makabre të plaçkitjes së buxhetit të shtetit për 19 vite rresht;
4) Shkarkimi i Blerim Isufajt si kryeprokuror i PSRK-së, mik i Ramush Haradinajt i cili e kishte shuar Institutin për Krime të Luftës (për t’u dënuar në Hagë vetëm shqiptarët si kriminelë të luftës), dhe kthimi i Elez Blakajt në detyrë;
5) Dënimi nga GJSK i Fadil Gecit dhe dëshmitarëve tjerë të rrejshëm, si dhe arrestimi i vëllait të tij Gani Geci, shpiunit të regjimit sërb me Nazim Bllacën, vrasësit serik të shqiptarëve, të sëmurit mental me rezultate faktike dhe praktike sipas ekspertizës psikiatrike (për çka GJSK ia kishte ndaluar çdo dëshmi në Hagë; në vend të tij kishte shkuar Fadili) të cilin policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës ende e përdorin si “legjendë” për të nxitur dhe kryer vrasje.

Plotësimi i këtyre kushteve, garanton lirimin e katër të dënuarve në Gjykatën e Apelit në Hagë. Dështimi për ta plotësuar vetëm njërin nga këto kushte, garanton jo vetëm vërtetimin e dënimit (qoftë duke ua shtuar apo hequr disa vite), por do të dënohen edhe ata që tashmë janë të akuzuar për pengimin e administrimit të drejtësisë, do të ketë aktakuza, arrestime dhe dënime edhe të shumë personave në vijim. Mjaft e keni tallur bythën me lëndët e deleguara të UNMIK-ut, KFOR-it, EULEX-it kishe na jemi do far sherr budallësh duke i fshehur vrasjet “Jo i ka vra SHIK-u”, “Jo shërbimi sekret sërb”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër”, etj. Me GJSK nuk ka hajgare.

Për fund, harruam t’iu pyesim dhe po e presim përgjigjen nga ju si publik:

QYSH E PAT EMRIN LIRIA?

Del publikisht “Zajednica” e Komunave Katolike të Kosovës – PROJEKT DOKUMENT“Bolje da te turčin muči, nego da te latin u...
29/08/2026

Del publikisht “Zajednica” e Komunave Katolike të Kosovës – PROJEKT DOKUMENT

“Bolje da te turčin muči, nego da te latin uči (Më mirë t’iu mundoj turku/muslimani, se t’iu mësoj latini/katoliku” – thënie popullore sërbe.

Kjo analizë bazohet në letrën e autores Valentina Mirakaj drejtuar kësaj faqje me 20.05.2026, lidhur me artikullin e saj: “Mother Teresa City: Nisma që synon ta vendosë Kosovën në hartën botërore të pelegrinazhit dhe humanizmit”, të botuar me 13.05.2026 në portalin INA online, dhe me 15.05.2026 në gazetën “Bota Sot.” Autorja në letrën e saj ka kërkuar që ta shqyrtojmë botimin e artikullit në këtë faqe që po e shihni dhe lexoni, por meqenëse na i ka dërguar vetëm adresat e portaleve ku veç ishte botuar, i binte qe ne duhet ta kopjojmë nga ato. Megjithatë, për të njëjtin artikull dhe dokumentetin/posterin që e përmban, ofrojmë analizën.

Ne jemi ekspertë të transicionit në Evropën Qendrore dhe Lindore, sidomos të atij politik dhe ekonomik nga sistemi i socializmit vetqeverisës dhe trashëgimisë së shpërbërjes të përgjakshme të Jugosllavisë. I kuptuar sipas vullnetit të popujve dhe shteteve si kalim nga komunizmi për në demokraci dhe ekonomit të hapur të tregut, transicioni rishfaqi dhe u përcoll me praktikën e urrejtjeve kombëtare, religjioze, luftërave civile, spastrimit etnik, gjenocidit, dhe krimeve kundër njerëzimit. Derisa në pjesën më të madhe të ish-Jugosllavisë pasojat e këtij devijimi në transicion mbesin si konflikt i ngrirë, në Kosovë vazhdojnë përpjekjet dhe projektet për ringjalljen e urrejtjeve dhe luftës religjioze edhe pas 30 viteve. Projekti i ri më i fundit i kësaj lufte tani është publik dhe ka të bëjë me, siç e thekson dokumenti i bashkangjitur, ndërtimin e qytetit “Nënë Tereza” në Gjakovë, dhe krijimin e “Lidhjes së Komunave Katolike të Kosovës.”

Nuk e p***an emërtuar orgjinal në sërbisht “Zajednica” por e p***an përkthyer dhe përshtatur në shqip si “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” si zëvendësim i “Zajednica Srpskih Opština” (Bashkësia e Komunave Sërbe). Nuk ka komuna katolike në Kosovë por komuna normale për të gjithë qyetarët e saj të çfarëdo kombi, race, feje, moshe, gjinie, profesioni dhe statusi shoqëror. “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” është projekt i përbashkët sekret i Agjencisë Informative për Siguri (BIA) të Sërbisë dhe organizatës Opus Dei të Vatikanit. Lëvizjet për të ashtuquajturin kithim në fenë e të parëve si ajo e Deçanit, Banjskës, Graçanicës, Llapushnikut, Ranillugut, Partesh*t, Zlloçinacit (Zllokuçanit) janë vetëm pjesë e gjenocidit të planifikuar katolik kundër kombit dhe legalizim i gjenocideve paraprake kundër shqiptarëve. Katolicizimi është ideologji e cila nuk guxon të ngatërrohet me asgjë kombëtare. Për shembull, pas sulmit terrorist në Banjskë me 24.09.2023, po të njëjtit organizatorë (qeveria e Republikës së Sërbisë dhe Agjencia e saj Informative për Siguri) brenda një muaj ose me 20-21.10.2023 e themeluan publikisht “Lëvizjen e Deçanit.” Manastiri i Banjskës ku kontrabandoheshin armë dhe shërbente si shtab për ndërmarrjen e aksioneve terroriste kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe popullsisë shumicë, është kishë sikur ajo e Deçanit dhe lëvizjet ekstremiste religjioze si “Lëvizja e Deçanit.” “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” është vazhdimësi e projektit “Zajednica Srpskih Opština”, për sabotim dhe luftë kundër shtetit dhe popullit të Kosovës. Jo për rastësi, sa herë dështon ose hasë në vështirësi një projekt destruktiv i kishës ortodokse serbe, menjëherë aktivizohet formacioni rezervë i saj ose kisha katolike e Kosovës. Formimi i grupit ekstremist “Lëvizja e Deçanit” nuk ka mundur të ndodhë për më tepër se 30 vite të transicionit, por nodhi vetëm pas 3 javëve kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Asociacioni (Bashkësia/Lidhja) e Komunave Sërbe me kompetenca ekzekutive u rrezikua pasi dështoj sulmi terrorist në Banjskë, kështu që në vend të tij aktivizohet formacioni rezervë i kishës ortodokse serbe, respektivisht kisha katolike e Kosovës me projektin e ngjashëm “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës”, me qëllimin e njëjtë – sabotimi, sulmi kundër rendit kushtetues, dhe në fund gjenocidi kundër popullsisë shumicë të Kosovës. Çdo herë kur ngecin ose nuk realizohen si duhet projektet destruktive të kishës serbe, aktivizohet kisha shqiptare për t’i vazhduar. Kthimi në të ashtuquajturën fenë e të parëve nuk ndodhë në kurrfarë bazash vullnetare dhe individuale por vetëm kur t’i teket regjimit dhe kishës sërbe, e jo kur don ti. Lëvizja e Deçanit si grup ekstremist nuk u themelua kur deshën ekstremistët shqiptarë, por pasi dështoj plani për ndarjen e Kosovës përmes sulmit terrorist në Banjskë. Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës është lansuar vetëm pasi shteti i Kosovës e shtriu sovranitetin në veri. Kështu funksionon kjo koincidencë me koordinim automatik, ku çdo gjë duhet ta filloj kisha sërbe, e ta vazhdoj kisha katolike.

Skandali i prokurorit special të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu

Bakim Kodraliu ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, prej nga është avancuar në prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Posa e kishte marrë detyrën, ai i kishte ngritur aktakuzë mësuesit të gjuhës angleze Muhamet Hajredinaj për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, për shkak se e kishte hequr famurin kuq e zi nga shkolla dhe e kishte hedhur në shportë të mbeturinave. Gjykata e kishte lirurar nga aktakuza. A e dini pse nuk ka mundur ta dënoj gjykata? Sepse, flamuri kuq e zi është i një shteti tjetër dhe në shtetin e Kosovës nuk paraqet asgjë. Kuptohet se nuk është vepër penale përdorimi privat i një flamuri të shtetit tjetër siç është ai Shqipërisë, por në institucionet shtetërore dhe publike çdo herë mund ta largoni. A e dini pse? Sepse, gjykata duhet të funksionoj në bazë të ligjeve shtetërore, e jo me supozimet e ndonjë identiteti të një shteti tjetër dhe përkatësisë religjioze. Edhe më skandaloz është rasti i peokurorit special të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu, për Fatmir Shehollin dhe dokumentin e kinse Agjencisë Informative të Sërbisë për Siguri, publikisht të emërtuar si “Top Sekret”. Aq “Top Sekret” është dokumenti “Top Publik” i shërbimit sekret sërb, sa që nuk ka datë, vulë, stemë, nënshkrim, dhe mbi të gjitha, i shkruar me shkronja latine dhe gabime të patolerueshme drejtshkrimore që nuk do të merrnin notë kaluese në hartimin e shkollës fillore nga gjuha sërbo-kroate. Kaq profesionist qenka shërbimi sërb i inteligjencës sipas prokurorit të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu.

Sa për informim, kudo që e shihni flamurin e Shqipërisë nëpër institucionet e Republikës së Kosovës mund ta largoni dhe PSRK-ja bashk me gjykatën nuk kanë çka u bëjnë. Cili është flamuri kombëtar i sërbëve? Nëse nuk e dini, sërbët e Kroacisë e kanë flamurin e vet, e po ashtu edhe sërbët e Bosnjë-Hercegovinës e kanë flamurin e tyre, i cili është i ndryshëm nga flamuri i shtetit të Sërbisë. Po kështu, edhe Kosova e ka flamurin e vet për qytetarët e saj, i cili është i ndryshëm nga flamuri i Shqipërisë ose një shteti tjetër.

Nisma për ndërtimin e qytetit të Nënë Terezës në Gjakovë nuk ka të bëjë asgjë me diçka shtetërore dhe kombëtare. Vet Nënë Tereza nuk ka ditur shqip, dhe kjo tregon më së miri për identitetin e saj kombëtar, e cila jetën ia ka kushtuar përhapjes së katolicizmit në Indi. Nëse e keni harruar përkufizimin, domëthënien dhe praktikën nga ky shkrim më lartë, po ua përkujtojmë edhe një herë – katolicizmi është ideologji e cila nuk ka të bëjë me diçka kombëtare dhe shtetërore.

Këto janë anët e errëta të transicionit, të filluara me gjenocidin në Bosnjë në fillim të viteve 1990-ta, dhe që po synohet të vazhdohen në fillim të viteve 2020-ta ose pas tri decenieve në Kosovë. Ideatorët, arkitektët, dhe zbatuesit mbesin të njëjtë ose janë një.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA):

Shortcuts

Share