29/04/2026
🔵 sot në orën 16:30, në Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP 🔵
Sesion informues për bursat dhe mundësitë e studimit në Gjermani
Të nderuar studentë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues mbi mundësitë e studimeve dhe hulumtimeve në Gjermani, si dhe mbi bursat e ofruara nga DAAD-i (German Academic Exchange Service), një ndër institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për mbështetje akademike.
Çdo vit, DAAD-i ofron bursa të plota për studentët nga Kosova për studime në nivel master në Gjermani, si dhe mundësi të ndryshme për doktoraturë, postdoktoraturë dhe programe shkëmbimi për nivelin bachelor në të gjitha fushat akademike. Në shumicën e rasteve, njohja e gjuhës gjermane nuk është kusht obligativ, çka e bën këtë mundësi edhe më të pranueshme për studentët ndërkombëtarë.
Për më shumë, studimi në Gjermani përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme edhe pa bursë, pasi universitetet publike gjermane ofrojnë arsimin e lartë pa tarifa studimore, përfshirë edhe institucione me reputacion të lartë global. Ky sistem krijon kushte të favorshme për zhvillim akademik dhe profesional në një mjedis ndërkombëtar dhe cilësor.
Sesioni informues do të mbahet të mërkurën, më 29 prill, në orën 16:30, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në sallën „Idriz Ajeti”. ⏰
Për më shumë informacione ju lutem shikojeni faqen zyrtare të DAAD-it për Kosovë në facebook: https://www.facebook.com/DAAD.Kosovo 🔗
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të shfrytëzoni këtë mundësi për t’u informuar drejtpërdrejt mbi rrugët e mundshme të zhvillimit tuaj akademik në Gjermani.