28/05/2026
📢 Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
🗓️ Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
* Punëtorët në sektorin privat;
* Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
* Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
* Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
* Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).
Për asistencë rreth aplikimit, kontaktoni GD Konsulencë Projektesh.