09/10/2026
TAKIM NDËRMJET SHOQATËS SË KOSOVËS PËR KËRKIM SHPËTIM DHE KËRKIM-SHPËTIMIT MALOR TË SHQIPËRISË
Më 08.10.2026, në bazën e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSh) në Hajvali, kryetari i SHKKSh-së, Mentor Maloku, së bashku me sekretaren Albina Rrahmani, u takuan me anëtarët e Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë.
Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, me synim përgatitjen sa më të mirë për përballimin e situatave emergjente dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Bashkëpunimi ndërmjet ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit, solidaritetit dhe shkëmbimit të përvojave në shërbim të qytetarëve.
Së bashku, më të përgatitur, më të koordinuar dhe më të fuqishëm në shërbim të jetës!
Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSh)
Kërkim-Shpëtimi Malor i Shqipërisë