Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation

Call Website Contact the organization

Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation Mirësevini në faqen zyrtare të Federatës së Notit të Kosovës! Federata e Notit të Kosovës është themeluar me 29.11.2000.

FNK është anëtare e
Komitetit Olimpik të Kosovës, anëtare e Federatës Ndërkombëtare
të Sporteve të ujit (World Aquatic) dhe e Federates Evropiane të Sporteve të ujit (European Aquatic) që nga data 17.02.2015. Federata e Notit të Kosovës është entiteti i vetëm me kompetencë ekskluzive
për të inicuar, organizuar, udhëhequr, kontrolluar veprimtarinë e notit në të
gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e të gjitha
garave për disiplinat e përcaktuara me Statut, mbi bazën e parimeve, direktivave,
rregullave të World Aquatic dhe European Aquatic.

🇽🇰 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐍𝐨𝐭𝐢𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞𝐚𝐧 𝐀𝐪𝐮𝐚𝐭𝐢𝐜𝐬 𝐧ë 𝐁𝐚𝐤𝐮, 𝐀𝐳𝐞𝐫𝐛𝐚𝐣𝐱𝐡𝐚𝐧Presidentja e Federatës së Notit të K...
10/10/2026

🇽🇰 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐍𝐨𝐭𝐢𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞𝐚𝐧 𝐀𝐪𝐮𝐚𝐭𝐢𝐜𝐬 𝐧ë 𝐁𝐚𝐤𝐮, 𝐀𝐳𝐞𝐫𝐛𝐚𝐣𝐱𝐡𝐚𝐧

Presidentja e Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Rita Zeqiri, dhe sekretari Veton Telaku, morën pjesë në Kongresin e European Aquatics, të mbajtur në Baku të Azerbajxhanit, ku u bashkuan përfaqësues të federatave kombëtare të notit nga e gjithë Evropa për të diskutuar zhvillimin dhe të ardhmen e sporteve ujore.

Gjatë kongresit, Federata e Notit e Kosovës u vlerësua me certifikimin Swim Safe Europe – Silver Level, në kuadër të projektit Learn to Swim (Mëso të Notosh). Ky vlerësim është mirënjohje për përfundimin me sukses të procesit të certifikimit të programit, në përputhje me standardet evropiane për sigurinë në ujë, edukimin dhe cilësinë e programeve të notit.

🌍 Kosova drejt organizimit të Multination Youth 2027

Krahas punimeve të kongresit, u zhvilluan takime në kuadër të asambleve të Comen Cup dhe Multination. Kosova pritet të jetë organizatore e Multination Youth 2027, për herë të parë, një mundësi e rëndësishme për gjithë komunitetin e notit vendor.

🤝 Bashkëpunim dhe mundësi të reja ndërkombëtare

Këtë rrugëtim patëm kënaqësinë ta ndajmë me kryetarin e Federatës së Peshëngritjes së Evropës, z. Astrit Hasani. Gjatë qëndrimit në Baku, së bashku zhvilluam takime me ministrin e Sportit të Azerbajxhanit dhe presidentin e Federatës së Notit të Azerbajxhanit, ku u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi. Si rezultat i këtyre kontakteve, u krijua mundësia që ekipi përfaqësues i Kosovës të zhvillojë një kamp stërvitor në njërin prej komplekseve më të njohura të notit në Azerbajxhan.

👩‍💼 European Aquatics Women Network

Presidentja Rita Zeqiri ishte gjithashtu pjesë e platformës së re European Aquatics Women Network, e cila bashkon gratë udhëheqëse të federatave evropiane të sporteve ujore, me synim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e lidershipit të grave në sport

🇭🇷 Miqësi olimpike dhe bashkëpunim i vazhdueshëm

Në mesin e shumë takimeve ishte kënaqësi e veçantë, si gjithmonë, të takonim mikun tonë të respektuar, z. Josip Varvodić, president i Komitetit Olimpik të Kroacisë dhe nën- president i Federatës Europiane të cilin shpresojmë ta mirëpresim sërish së shpejti në Prishtinë.

🏊‍♂️ AKTIVITETI I RADHËS I FNK-SË – KUPA PËR TË RINJFederata e Notit të Kosovës vazhdon aktivitetet e saj me Kupën për t...
02/10/2026

🏊‍♂️ AKTIVITETI I RADHËS I FNK-SË – KUPA PËR TË RINJ

Federata e Notit të Kosovës vazhdon aktivitetet e saj me Kupën për të Rinj, një nga garat e radhës në kalendarin e garave të FNK-së. 🏆🇽🇰

Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij aktiviteti dhe të mbështesim së bashku gjeneratën e re të notarëve të Kosovës! 💙🏊‍♀️

Federata e Notit të Kosovës 🇽🇰

📌 QËNDRIMI I FNK-SË MBI PROCESIN E NOMINIMIT PËR LOJËRAT OLIMPIKE PARIS 2024Federata e Notit të Kosovës rikujton se Pres...
02/10/2026

📌 QËNDRIMI I FNK-SË MBI PROCESIN E NOMINIMIT PËR LOJËRAT OLIMPIKE PARIS 2024

Federata e Notit të Kosovës rikujton se Presidenti i atëhershëm i FNK-së, Agron Zeqiri, në vazhdimësi kishte paralajmëruar Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe World Aquatics lidhur me kundërshtimet e tij ndaj nominimit të sportistit Adel Saboviq për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Qëndrimi i FNK-së ka qenë i qartë dhe konsekuent: çdo kandidat për përfaqësim në Lojërat Olimpike duhet të plotësojë paraprakisht kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga rregulloret sportive dhe legjislacioni përkatës. Ky qëndrim është kundërshtuar në atë kohë edhe përballë interpretimit të paraqitur nga World Aquatics, sipas të cilit KOK duhej të paraqiste sportistin me numrin më të lartë të pikëve AQUA.

Pikërisht kundërshtimi i këtij procesi dhe qëndrimi institucional i Presidentit të FNK-së Agron Zeqiri kanë qenë ndër çështjet e ngritura në procedurat që pasuan, me pasoja edhe për të.

FNK thekson se, që nga fillimi i këtij procesi, ka kërkuar që përzgjedhja e përfaqësuesve të Kosovës të bëhet mbi bazën e kritereve të përcaktuara, në mënyrë transparente dhe në përputhje me rregullat në fuqi.

📄 Vendimi i Panelit të CAS-it tashmë është publik dhe trajton edhe çështjet që lidhen me procesin e përzgjedhjes së sportistëve për Paris 2024. Në pikën 206 të vendimit, Paneli adreson çështjen e përmbushjes së kritereve nga Adel Saboviq dhe përgjegjësitë institucionale të KOK-ut në këtë proces.

🔎 FNK i fton të gjithë sportistët, trajnerët, klubet, mediat dhe opinionin publik që ta lexojnë vendimin e plotë të CAS-it dhe të njihen drejtpërdrejt me konstatimet e Panelit.

📚 Dokumenti zyrtar i CAS-it është burimi kryesor për vlerësimin e fakteve dhe rrethanave të trajtuara në këtë çështje.

AGRON ZEQIRI akuzon drejtuesit e KOK-ut (Komiteti Olimpik i Kosovës) për përgjegjësi dhe shkelje referuar vendimit të CAS. 𝗗𝗘𝗞𝗟𝗔𝗥𝗔𝗧Ë 𝗣Ë𝗥𝗠𝗕𝗟𝗘𝗗𝗛Ë𝗦𝗘 𝗘 𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖Ë𝗦 𝗣Ë𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔 Me Vendimin ...

02/10/2026

🏛️ 𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜𝗡 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜 𝘃. 𝗪𝗢𝗥𝗟𝗗 𝗔𝗤𝗨𝗔𝗧𝗜𝗖𝗦 𝗧𝗔𝗦𝗛𝗠𝗘̈ 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗞 ⚖️

Fitorja juridike e ish-Presidentit të Federatës së Notit të Kosovës, Agron Zeqiri, kundër World Aquatics tashmë është bërë publike dhe vendimi i plotë mund të gjendet në faqen zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS).

📄 Vendimi i CAS-it konfirmon anulimin e vendimit të kontestuar të World Aquatics dhe trajton në mënyrë të detajuar faktet, rrethanat dhe argumentet juridike të paraqitura gjatë procedurës së arbitrazhit.

Në analizën e tij, Paneli i CAS-it paraqet në mënyrë kronologjike ngjarjet dhe veprimet që lidhen me procesin e përzgjedhjes së sportistëve për Lojërat Olimpike Paris 2024, duke adresuar përgjegjësinë e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës për shkeljet e konstatuara në këtë proces. Vendimi trajton qartë gjithashtu çështjet që lidhen me përjashtimin e notarëve Mal Gashi dhe të trajnerit Besart Shala dhe konfirmon superioritetin e notarës Eda Zeqiri gjatë garave kualfikuese.

📢 Ftojmë të gjithë sportistët, trajnerët, zyrtarët sportivë, mediat dhe opinionin publik që ta lexojnë me vëmendje vendimin e plotë të CAS-it, në mënyrë që të informohen drejtpërdrejt mbi faktet, argumentet juridike dhe konstatimet e Panelit, duke u bazuar në dokumentin zyrtar dhe jo në interpretime apo pretendime të ndryshme.

🔍 CAS ka publikuar versionin e redaktuar të vendimit, me emrat e sportistëve të përfshirë, ndërsa pala paditëse ka fituar të drejtën për përdorimin e versionit të paredaktuar të vendimit për qëllime të procedimit në gjykata dhe institucione publike.

11/09/2026

“Notari Adell Sabovic e merr shtetësinë e Republikës së Kosovës vetëm për të përmbushur interesin e tij personal për përfaqësim në Lojërat Olimpike.”

- Fis Murati, avokat

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘...
11/09/2026

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰

𝗗𝗘𝗞𝗟𝗔𝗥𝗔𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗠𝗕𝗟𝗘𝗗𝗛𝗘̈𝗦𝗘 𝗘 𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖𝗘̈𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔

Me Vendimin në çështjen 𝗖𝗔𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟱/𝗔/𝟭𝟭𝟱𝟯𝟰, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka aprovuar ankesën e z. 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Akuzat ndaj z. Zeqiri ishin paraqitur nga World Aquatics dhe, sipas materialeve të trajtuara në procedurë, ishin mbështetur në masë të konsiderueshme edhe në pretendime të ardhura nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Vendimi i CAS-it konfirmon se 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗮𝗽𝗼 𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝘁𝗲, 𝗸𝗲𝗾𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲̈𝘀, 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 ndaj Adell Sabovic apo Hana Beiqit e as favorizim të notarëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi

Paneli i CAS-it nuk ka gjetur parregullsi në veprimet e Agron Zeqirit dhe të Federatës së Notit të Kosovës (FNK) lidhur me procesin e përzgjedhjes.

𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗔 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗨𝗞𝗨𝗢𝗞𝗔 𝗗𝗛𝗘 𝗗𝗢𝗛𝗔

Në lidhje me garat në Fukuoka dhe Doha, Paneli ka vlerësuar se në procesin e përzgjedhjes përcaktues ishte superioriteti i pikëve të 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 në raport me Hana Beiqi dhe çështja ska të bëj me favorizim ashtu siç aludohej në masë të madhe nga KOK.

Eda Zeqiri kishte 𝟲𝟴𝟮 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ 𝗙𝗜𝗡𝗔 dhe, mbi bazën e rezultateve sportive dhe kritereve të aplikueshme, ishte përzgjedhur nga FNK-ja për pjesëmarrje në këto gara.

Kështu, Vendimi i CAS-it rrëzon pretendimet se përzgjedhja e Eda Zeqirit ishte rezultat i nepotizmit apo favorizimit.

𝗖̧𝗙𝗔𝗥𝗘̈ 𝗡𝗗𝗢𝗗𝗛𝗜 𝗠𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗣𝗘̈𝗥 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰?

FNK-ja kishte vendosur të propozonte 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝗻 dhe 𝗛𝗮𝗻𝗮 𝗕𝗲𝗶𝗾𝗶𝗻 si sportistë, si dhe 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner.

Megjithatë, në delegacionin përfundimtar u përfshinë 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 si sportist dhe 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 si trajner, ndonëse këta nuk ishin emrat e propozuar nga FNK-ja për këto pozita.

FNK-ja, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk kishte pranuar vendimin përkatës të Bordit të KOK-ut që do të dokumentonte ndryshimin e propozimeve të saj.

𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗦𝗛𝗜𝗥𝗝𝗔 𝗘 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗩𝗘 𝗧𝗘̈ 𝗞𝗢𝗞-𝗨𝗧

Është me rëndësi të theksohet se shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara në procesin e përzgjedhjes për Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk paraqiten si veprime abstrakte institucionale. Sipas fakteve dhe dokumentacionit të trajtuar në procedurën para CAS-it, në vendimmarrjen dhe veprimet që çuan në ndryshimin e propozimeve zyrtare të FNK-së 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗢𝗹𝗶𝗺𝗽𝗶𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.

Për këtë arsye, përgjegjësia për mënyrën se si është zhvilluar ky proces dhe për pasojat që kanë rrjedhur prej tij 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗶𝘃𝗲𝗹 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, por duhet të shqyrtohet edhe në raport me veprimet dhe përgjegjësinë individuale të personave që kanë marrë pjesë në vendimmarrje.

Çdo përgjegjësi individuale juridike do të përcaktohet nga organet kompetente në procedurat përkatëse.

𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗔𝗗𝗘𝗟𝗟 𝗦𝗔𝗕𝗢𝗩𝗜𝗖- SKANDALI I PREZENTIMIT NE LO PARIS 2024

Nga konstatimet e trajtuara në Vendimin e CAS-it rezulton se 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 𝗻𝘂𝗸 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗙𝗡𝗞-𝗷𝗮 dhe nuk kishte përmbushur kriteret për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në vendim trajtohen gjithashtu çështjet lidhur me kriteret e tij të rezidencës, përfshirjen në klubet sportive në Kosovë dhe raportin e tij me sistemin sportiv të Kosovës.

Pavarësisht këtyre rrethanave dhe propozimit zyrtar të FNK-së për Mal Gashin, KOK-u kunderligjshëm vendosi që në Paris 2024 të dërgohej Adell Sabovic.

𝗠𝗔𝗟 𝗚𝗔𝗦𝗛𝗜 𝗨 𝗣𝗥𝗜𝗩𝗨𝗔 𝗡𝗚𝗔 𝗣𝗝𝗘̈𝗦𝗘̈𝗠𝗔𝗥𝗥𝗝𝗔 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘

Vendimi sqaron pozitën e 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝘁, i cili ishte sportisti mashkull i propozuar nga FNK-ja dhe kishte numrin më të lartë të pikëve FINA në kategorinë e meshkujve në Kosovë në procesin përkatës.

Pavarësisht kësaj, Mal Gashi nuk u përfshi në delegacionin olimpik, ndërsa në vend të tij u dërgua Adell Sabovic.

𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗕𝗘𝗦𝗔𝗥𝗧 𝗦𝗛𝗔𝗟𝗘̈𝗦

FNK-ja kishte propozuar 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, në vend të tij u dërgua 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 i cili është gjithashtu subjekt i një procedure tjetër gjyqësore pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ndaj tij janë duke u trajtuar akuza që lidhen, ndër të tjera, me rastet e posaçme të falsifikimit,vetëgjyqësia dhe pretendime të tjera që janë objekt i kësaj procedure.

Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, presim që këto çështje të trajtohen dhe të marrin epilog nga organet kompetente gjyqësore sa më shpejt, në mënyrë që përgjegjësia eventuale të përcaktohet përfundimisht në përputhje me ligjin.

Vendimi i CAS-it trajton procesin e përzgjedhjes së trajnerit dhe faktin se Besart Shala ishte propozimi zyrtar i FNK-së dhe kishte avantazh sipas sistemit përkatës të pikëve.

𝗘𝗗𝗔 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗣𝗥𝗘𝗧𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗘𝗧 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗔𝗩𝗢𝗥𝗜𝗭𝗜𝗠

Vendimi i CAS-it sqaron edhe çështjen e 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁. Në procesin përkatës të përzgjedhjes për Fukuoka dhe Doha, ajo kishte rezultat superior ndaj Hana Beiqit dhe mbi këtë bazë kishte marrë pjesë në mënyrë meritore në këto gara.

Për rrjedhojë, përzgjedhja e Eda Zeqirit nga FNK-ja ishte e bazuar në rezultatet sportive dhe kriteret përkatëse dhe 𝗻𝘂𝗸 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 𝗮𝗽𝗼 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶.

𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗨𝗡𝗗𝗜𝗠𝗧𝗔𝗥

Në procedurën para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), në cilësinë e përfaqësuesit/dëshmitarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) është paraqitur z. 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶.

Gjatë procedurës, z. Krasniqi ka paraqitur qëndrimet dhe pretendimet e KOK-ut lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe veprimet e Agron Zeqirit. Megjithatë, 𝗣𝗮𝗻𝗲𝗹𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗼 𝘁’𝗶 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀𝗻𝗶𝗻 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗾𝗶𝘁𝘂𝗿𝗮 ndaj z. Zeqiri.

Përkundrazi, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të administruara në procedurë, CAS-i ka aprovuar ankesën e 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat që ishin objekt i kësaj procedure.

Me këtë vendim është rrëzuar baza e akuzave të ngritura ndaj 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 dhe është anuluar vendimi i World Aquatics që ishte objekt i ankesës.

Pas këtij vendimi, palët që konsiderojnë se janë dëmtuar do të shqyrtojnë dhe ndërmarrin 𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷, përfshirë kërkesat eventuale për kompensim të dëmit dhe procedura të tjera deri në përgjegjësi penale përkatëse ndaj personave përgjegjës.

𝗞𝘆 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝘂𝗹𝗹 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗹𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗮𝗿𝗶𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰.

Federata e Notit e Kosovës shpreh krenarinë institucionale që, përgjatë një procesi të gjatë dhe të ngarkuar me keqinformime, pretendime të pabazuara dhe narrativa të orkestruara, ka qëndruar e palëkundur në 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, 𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈, 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘀.

Pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të cenuar kredibilitetin e Federatës dhe të drejtuesve të saj, FNK-ja ka zgjedhur që përgjigjen ta japë përmes rrugës institucionale dhe juridike, duke u mbështetur ekskluzivisht në fakte, prova dhe respektimin e procedurave.

𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗲 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮, 𝗷𝗼 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗮𝗿𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃𝗮.

11/09/2026

𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖𝗔 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔 – 𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧, 𝗖𝗔𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟱/𝗔/𝟭𝟭𝟱𝟯𝟰

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të institucioneve sportive,Federata e Notit e Kosovës ju fton në Konferencë për Me...
10/09/2026

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të institucioneve sportive,
Federata e Notit e Kosovës ju fton në Konferencë për Media, e cila mbahet më 11 shtator 2026, në ora 11:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.

Qëllimi i konferencës është si në vijim:

• Prezantimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në rastin CAS 2025/A/11534 – Agron Zeqiri v. World Aquatics, në favor të palës paditëse Agron Zeqiri ndaj palës së paditur World Aquatics – Federatës Botërore të Notit, si dhe
• Adresimi i çështjeve të rëndësishme që kanë prekur sportin e Kosovës, si në rastin e SKANDALIT SPORTIV ne përgjegjësi direkte të Komitetit Olimpik te Kosoves,
– lidhur me LO Paris 2024, si dhe skenaret në demtimin dhe shkaterrimin e karrierave të sportisteve dhe punetoreve sportiv.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni drejtpërdrejt mbi faktet, dokumentet dhe çështjet që do të bëhen publike në këtë konferencë, si dhe përgjigje nga ana e panelit.

Ju mirëpresim!

Bordi,FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 v. 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CA...
08/09/2026

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠

Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 v. 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka vendosur në favor të palës paditëse/apeluese, 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ish-President i Federatës së Notit të Kosovës, në çështjen ndaj palës së paditur/respondente, 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀.

Përfaqësues ligjorë të palës paditëse/apeluese ishin avokatët Fis Murati dhe Shkëlzen Feka, nga zyra e avokatëve FM LAW.

Vendimi përmbyll procedurën e arbitrazhit të zhvilluar pranë CAS në Lozanë.

Federata e Notit e Kosovës do të informojë së shpejti komunitetin e notit, opinionin publik dhe institucionet relevante, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Ministrinë e Sportit (MSR), si dhe institucionet e tjera përkatëse, lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe efektet që rrjedhin nga ky vendim.

Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit të notit dhe ish-anëtarit të Bordit të Federatës së Notit të ...
06/09/2026

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit të notit dhe ish-anëtarit të Bordit të Federatës së Notit të Kosovës, z. Ymer Lota.

Kontributi i tij në zhvillimin e sportit të notit në Kosovë do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, familjes Lota, miqve dhe bashkëpunëtorëve u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe!

Address

Shtepia Sportit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345905980

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation:

Shortcuts

Share