Prishtina Lions Club International

Prishtina  Lions Club International LIONS CLUB INTERNATIONAL PRISHTINA
ID International No.140168
NGO Local No.602367 # # #

Ne prag te festes se Bajramit -MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE…Sot ekipi i Lions Club International Prishtina ne perberje...
15/06/2024

Ne prag te festes se Bajramit -

MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE…

Sot ekipi i Lions Club International Prishtina ne perberje te Vlora Dervish*t, Valbone Grajcevci dhe Erblina Qorri beri shperndarjen e pakove ushqimore donacion nga prodhuesi i njohur Kosovar Kompania “EVKO” Shpk. dhe ndihme ne mjete financiare te sponzoruar nga kompanite: ARMAKOS Shpk.; “Besa Consulting” BI.; “BSC All In One” BI.; “Zone Solution”Shpk.; “Exon Coorporation”Shpk. dhe ".VIP-KIDS" BI.per disa familje ne nevoje.
Pakoja ushqimore permbanti mbi 20 artikuj te ndryshem ushqimor te cilet i pergjigjen festes se Bajramit ndersa mjetet financiare u ndane ne zarfe te veqanta qe familjet te mujn me blere gjera ushqimore apo jo ushqimore dhe pije sipas nevojave dhe shijes se tyre.

Gjate vizites neper familje, ekipi I LCI Prishtina eshte bindur ne nevojat e ketyre familjeve qe te marrin mbeshtetjen te vazhdueshme nga institucionet ne nivel local dhe qendrore. Nder keto familje hasem raste ku per shkak kushteve, familjaret nuk kan mundesi ti dergojne femijet ne shkolle dhe njerin nga keto raste ne do ta marrim ne perkujdesje qe ta adresojme si ceshtje shume te ndieshme ne instituciopne pergjegjese locale dhe qendrore.

Ne permbyllje te ketij aktiviteti edhe njeher falenderojme te gjithe ata qe kontribuan ne nje forme apo tjeter ne mbarvajtjen e tije dhe ne veqant falenderojme sponzoret qe mundesuan realizimin e ketij aktiviteti humanitar dhe shume te qelluar.

AKTIVITETI I RADHES - NE MBESHTETJE TE FAMILJEVE NE NEVOJE...Ne takimin e dates 11/06/2024 te LCI Prishtina mes ceshtjev...
12/06/2024

AKTIVITETI I RADHES -
NE MBESHTETJE TE FAMILJEVE NE NEVOJE...

Ne takimin e dates 11/06/2024 te LCI Prishtina mes ceshtjeve te shumta te diskutuara, u propozua dhe u aprovua unanimisht aktiviteti humanitar i radhes per mbeshtetjen e familjeve ne nevoje ne prag te festes se Bajramit.

Forma e mbeshtetjes do te jete e kombinuar pako ushqimore dhe mjete financiare.

Nder sponzoret e ketij aktiviteti humanitar u bashkangjiten pa hezitim disa kompani vendore te cilat ne vazhdimsi mbeshtesin aktivitetet e Lions Club Prishtina si:

1. EVKO Shpk.
2. Besa Consulting BI
3. Zone Solution Shpk.
4. ARMAKOS Shpk.
5. VIP-KIDS Shpk.
6. Exon Coorporation Shpk.
7. BSC All In One BI.

Familjet e targetuara do te mbeshteten me pako ushqimore dhe mjete financiare ne menyre qe edhe ne diten e Bajramit sofrat e tyre te jene te shtruara me ushqime dhe pije te ndryshme.

URIME  PAVARSIA,  KOSOVË !Festat kombëtare si kjo janë një rast për të bashkëpunuar, për të festuar dhe për të kujtuar v...
16/02/2024

URIME PAVARSIA, KOSOVË !

Festat kombëtare si kjo janë një rast për të bashkëpunuar, për të festuar dhe për të kujtuar vlerat dhe trashëgiminë tonë. Sot, të gjithë ne jemi të bashkuar në krenarinë për të qenë qytetarë të një shteti të pavarur dhe të plotësojmë detyrimet tona si pjesë e tij.

Sot më shumë se kurrë ky vend ka nevojë të ketë një fuqi të veçantë që përkulet rreth solidaritetit, ndihmës së ndërsjellë dhe mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit. Kjo fuqi duhet të jetë një burim shtytës i motivimit të njerzve vullnet mirë për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.

Si pjesë e rrjetit më të madh në botë të vullnetarve, Lions Club International Prishtina shfaqë përkushtimin e vërtetë që në këtë ditë të madhe për shoqërinë Kosovare ti bashkohet projekteve dhe iniciativave që nxisin solidaritetin, edukimin, shëndetin, artin dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme

Urime për pavarsinë e shtetit tonë! Le të shpresojmë dhe punojmë për të ardhmen më të mirë, për një shtet me mirëqenje për të gjithë, demokratik dhe prosperues!

LETËR E HAPUR...(Me rastin e 4 Shkurtit Ditës Botërore të Kancerit) TE KRIJOJME NJE TE ARDHEME PA KANCER,KOHA PER TE VEP...
03/02/2024

LETËR E HAPUR...
(Me rastin e 4 Shkurtit Ditës Botërore të Kancerit)

TE KRIJOJME NJE TE ARDHEME PA KANCER,
KOHA PER TE VEPRUAR ESHTE TANI...

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z.Albin Kurti,
I nderuar Ministër i Shëndetsise Z..Arben Vitia,

Ne po ju shkruajm si activistë të Lions Club Onternational Prishtina të shqetësuar për të nxitur veprim të menjëhershëm dhe kuptimplotë për të mbyllur hendekun në kujdesin ndaj kancerit në të gjithë vendin tonë. Kjo thirrje përputhet me fushatën e Ditës Botërore të Kancerit të organizuar më 4 shkurt nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC), organizata më e vjetër dhe më e madhe e dedikuar për uljen e barrës së kancerit në mbarë botën.
Këto boshllëqe janë shpesh rezultat i përcaktuesve socialë të shëndetit, të cilët krijojnë vështirësi për shumë njerëz për të marrë informacion të besueshëm dhe parandalimin, trajtimin dhe kujdesin thelbësor të kancerit edhe kur shërbimet janë të disponueshme.
Kjo situatë dëmton shëndetin publik dhe çon në kosto më të larta për sistemet shëndetësore, me rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjes, diagnostikim me vonesë, nevojë për trajtim më të shtrenjtë dhe shanse më të ulëta për të mbijetuar.
Për të zbutur këto pabarazi, ne ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni hapat e mëposhtëm të guximshëm për të siguruar që të gjithë të kenë akses në shërbimet thelbësore të kancerit, pavarësisht nga statusi i tyre socio-ekonomik dhe pa u përballur me vështirësi financiare.
1) Rritni fondet për kërkimin e kancerit dhe inkurajoni bashkëpunimin midis studiuesve, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe organizatave të komunitetit për të kuptuar dhe trajtuar pabarazitë.
2) Krijoni një regjistër të kancerit të bazuar në popullatë për të udhëhequr vendimet e politikave dhe shpërndarjen e burimeve dhe për të vlerësuar strategjitë e kontrollit.
3) Zbatoni një strategji kombëtare efektive të kancerit që përshkruan veprimet që duhen ndërmarrë për parandalimin, diagnostikimin, trajtimin, zbutjen, kujdesin e mbijetesës, mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e kancerit, bazuar në një vlerësim të bazuar në prova të barrës së kancerit të vendit tuaj, duke adresuar vështirësitë financiare dhe barrierat me të cilat përballen popullsitë e pashërbyera.
4) Përfshirja e shërbimeve gjithëpërfshirëse të kancerit në paketat kombëtare të përfitimeve shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal, duke përfshirë parandalimin, shqyrtimin, diagnostikimin, trajtimin (ilaçe, radioterapi, kirurgji), kujdesin mbështetës dhe paliativ dhe shërbimet e mbijetesës.
5) Rritja e shkrim-leximit shëndetësor dhe edukimi rreth kancerit, duke përdorur materiale kulturore të përshtatshme dhe trajnime për ofruesit e kujdesit shëndetësor për komunikim efektiv me pacientët.
6) Të rregullojë prodhimin, sh*tjen dhe tregtimin e produkteve kancerogjene (duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara) përmes rritjes së taksave, kufizimeve të marketingut, përmirësimit të etiketimit të produkteve dhe fushatave të edukimit publik. 30-50% e kancereve mund të parandalohen duke vepruar në sjellje të rrezikut të modifikueshëm.
7) Zbatimi i programeve rutinë të shqyrtimit për kanceret e zakonshme, integrimi i tyre në programet ekzistuese të kujdesit shëndetësor dhe përdorimi i shërbimeve të telemjekësisë dhe njësive të lëvizshme për të arritur në popullsi të largëta. Sa më herët të zbulohet një kancer, aq më me sukses mund të trajtohet dhe me më pak kosto për sistemin shëndetësor dhe për pacientët.
8) Nxitja e kujdesit të përqendruar te pacienti që njeh nevojat unike të të gjitha popullatave të pacientëve, duke inkurajuar angazhimin e pacientit në vendimet e tyre të kujdesit.
9) Trajtoni përcaktuesit socialë sistematikë të shëndetit që pengojnë aftësinë e një individi për të aksesuar kujdesin ndaj kancerit, duke trajtuar paragjykimet dhe supozimet e bazuara në tregues të ndryshëm socialë duke punuar me komunitetet për programe më efektive dhe të përqendruara te njerëzit.
Mirëqenia e çdo qytetari duhet të vendoset në themel të politikave shëndetësore, duke siguruar që të gjithë të kenë akses të barabartë në kujdesin për shpëtimin e jetës, pavarësisht nga rrethanat e tyre.
Vendi ku jeton një person nuk duhet të përcaktojë nëse ai jeton kur bëhet fjalë për kancerin.

Me respekt,
Naser Grajcevci, MBA & MSc.
President i Lions Club International Lion Prishtina

03/02/2024

An international awareness day led by the Union for International Cancer Control (UICC) to raise worldwide attention and inspire action for a cancer-free future.

PERMBYLLET AKTIVITETI I SHPERNDARJES SE NDIHMAVE PER KOMUNAT DHE POPULLATEN E ATAKUAR NGA VERSHIMETMe date 10/02/2023, L...
11/02/2023

PERMBYLLET AKTIVITETI I SHPERNDARJES SE NDIHMAVE PER KOMUNAT DHE POPULLATEN E ATAKUAR NGA VERSHIMET

Me date 10/02/2023, Lions Club International Prishtina, duke dorezuar paketat e ndihmave per popullaten e prekur nga vershimet ne komunen e Podujeves permbylli me sukses kete aktivitet vullnetar te financuar nga Lions Club International Fondation, si dhe i mbeshtetur nga disa kompani vendore si EVKO, Besa Consulting, Armakos dhe BSC All in One.
I gjithe aktiviteti u menaxhua nga Lions Club International (LCI) Prishtina dhe u mbeshtet pa rezerve nga LCI Istogu dhe LCI Peja.
Ne permbyllje te ketij aktiviteti lavdata te veqanta shkojne per kryetaret e Komunave Skenderaj, Kline, Istog, Peje dhe Podujeve, per mediat si TV Fontana nga Istogu, Epoka e Re etj te cilat permes mbeshtetjes se ketij aktiviteti lehtesuan dhe promovuan vullnetarizmin ne Kosove.

Address

Ferid Curri
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prishtina Lions Club International posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prishtina Lions Club International:

Share