Dardanët

Dardanët Faqja Zyrtare e Tifozëve të Kosovës .

I bëtë zemrat mal të miliona shqiptarëve kudo nëpër botë. Veç fati na tradhtoi, por sot populli shqiptar pati për çka të...
04/10/2026

I bëtë zemrat mal të miliona shqiptarëve kudo nëpër botë. Veç fati na tradhtoi, por sot populli shqiptar pati për çka të ndahet krenar. E ditët akoma më të lavdishme janë në ardhje. Gjithmonë pas teje dhe me dashuri e përkrahje pa kushte, Dardanët e Kosovës! 🇽🇰🇦🇱

Më të bindur dhe motivuar se kurrë për sukses, po bëhemi gati që ta japim më të mirën prej nesh në përkrahje të djemve t...
04/10/2026

Më të bindur dhe motivuar se kurrë për sukses, po bëhemi gati që ta japim më të mirën prej nesh në përkrahje të djemve tanë në sfidën e radhës kundër Austrisë, sot me fillim në ora 18:00, në "Fadil Vokrri". Ftojmë të gjithë anëtarët e tifogrupit tonë që të vijnë në fanclub qysh prej orës 12:00 dhe kështu më pas nga këtu të nisemi drejt shkallëve të stadiumit për më vonë. Le t'i fillojmë përgatitjet për dy orët e zjarrta që na presin në stadium gjatë ndeshjes.

Fanclubi ynë është adresa dhe konaku i jo vetëm çdo anëtari të Dardanëve, por edhe i çdo tifozi tjetër të kësaj kombëtare, që e ka në gjak e mendje, e që zemra i rrah me të.

Sot, Kosova e thotë fjalën e vete në fushë e njësoj edhe i mbarë stadiumi me tribunat e saja.

Besa, besë! 🇽🇰🇦🇱

NJOFTIMU bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të tifogrupit tonë Dardanët që, qysh nga nesër (03/10/2026), bëhet shpërndarj...
02/10/2026

NJOFTIM

U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të tifogrupit tonë Dardanët që, qysh nga nesër (03/10/2026), bëhet shpërndarja e biletave për ndeshjen kundër Austrisë. Si rëndom, anëtarët ftohen që t’i tërheqin biletat në pikat nëpër qytete ku gjenden përfaqësuesit e Dardanëve apo në zyrat e fanclubit tonë në kryeqytet.

Ftojmë të gjithë, anëtarët e tifogrupit tonë dhe tifozët e tjerë që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, që ta përkrahim maksimalisht ekipin tonë kombëtar të dielën ndaj Austrisë dhe ta dëshmojmë se “Fadil Vokrri” është një arrë e fortë për çdo kombëtare me vlerë në qarkullim dhe se nga këtu nuk dalim pa rezultat pozitiv.

Besa, besë Kosovë!

Duam fitore🇽🇰!
01/10/2026

Duam fitore🇽🇰!

Kosova jonë nuk ka kohë të ndalet. Ajo zbret të enjten në fushë në tokën hungareze ndaj Izraelit. Asnjë humbje nuk na de...
29/09/2026

Kosova jonë nuk ka kohë të ndalet. Ajo zbret të enjten në fushë në tokën hungareze ndaj Izraelit. Asnjë humbje nuk na demotivon drejt arritjes së qëllimeve tona.

Dardanët, si gjithmonë, edhe kësaj radhe do të jenë të pranishëm në shkallët e tribunave për t’i mbështetur bijtë më të mirë të vendit.

Nuk ka rëndësi a luajmë në fushë vendëse, si mysafirë apo në fushë neutrale. Dardanët në çdo variant e në çdo cep të Evropës i qëndrojnë pranë ekipit kombëtar të vet me krenari dhe besnikëri.

Shkojmë për fitore, për ta nisur dhe mbaruar këtë javë suksesshëm.

Besa, besë Kosovë! 🇽🇰🇦🇱

Njoftim:
28/09/2026

Njoftim:

🎟️ Dalin në sh*tje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton tifozët se tashmë ka filluar sh*tja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila zhvillohet më 1 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë.

Për të siguruar biletën, secili tifoz duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara gjatë procesit të regjistrimit.

Të dhënat e nevojshme janë:

* Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;
* Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës;
* Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues;
* Adresa e emailit;
* Numri i telefonit.

E rëndësishme: Tifozët duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat të jenë plotësuar saktë. Çdo tifoz që nuk ofron informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, ose të dhënat e identifikimit të të cilit nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.

Sh*tja e biletave për tifozët e Kosovës mbyllet më 30 shtator në ora 20:00.

📅 Ndeshja: Izrael – Kosovë
📍 Debrecen, Hungari
🗓️ 1 tetor 2026
🕣 20:45
🚪 Hapja e dyerve: 19:15
🎟️ Sektori i tifozëve të Kosovës: D3

Linku për blerjen e biletave:
https://tickets.leaan.net/event/6a7dca140251e3695b5e29f6/6ab7795f2b745f8c9cb17552

FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që do ta përkrahin Kombëtaren në këtë ndeshje që gjatë blerjes së biletës të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara dhe të sigurohen që ato të përputhen plotësisht me dokumentin e identifikimit.

DITA E NDESHJËS.Forca Kosovë🇽🇰💙
27/09/2026

DITA E NDESHJËS.

Forca Kosovë🇽🇰💙

NJOFTIM

Nesër sfidojmë Austrinë në "Ernst Happel Stadion" të Vjenës, me fillim në ora 18:00. Ne si Dardanë tashmë vetëm që kemi marrë rrugë drejt kryeqytetit austriak për t'i përkrahur djemtë tanë. Ju bëjmë thirrje që nesër të gjithë anëtarët e grupit tonë dhe të gjithë shqiptarët tjerë që do të jenë pjesë e stadiumit, të mblidhemi nga ora 13:00 në ( https://maps.app.goo.gl/PU6dVEkNuAN4wUc5A?g_st=iw ) për të vazhduar pastaj së bashku në stadion.
Ashtu siç e kemi nisur furishëm dhe me paraqitje bindëse këtë kampanjë kualifikuese, jemi besimplotë që edhe nesër do të dalim me rezultat pozitiv. Këta djem, kudo që të luajnë, brenda apo jashtë, asnjëherë nuk do të jenë vetëm. Edhe nesër stadiumi do të jehojë shqip, si kurdoherë, ngaqë këta djem janë përfaqësimi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe krenaria e mbarë shqiptarëve.

BESA, BESË! 🇽🇰

NJOFTIMNesër sfidojmë Austrinë në "Ernst Happel Stadion" të Vjenës, me fillim në ora 18:00. Ne si Dardanë tashmë vetëm q...
26/09/2026

NJOFTIM

Nesër sfidojmë Austrinë në "Ernst Happel Stadion" të Vjenës, me fillim në ora 18:00. Ne si Dardanë tashmë vetëm që kemi marrë rrugë drejt kryeqytetit austriak për t'i përkrahur djemtë tanë. Ju bëjmë thirrje që nesër të gjithë anëtarët e grupit tonë dhe të gjithë shqiptarët tjerë që do të jenë pjesë e stadiumit, të mblidhemi nga ora 13:00 në ( https://maps.app.goo.gl/PU6dVEkNuAN4wUc5A?g_st=iw ) për të vazhduar pastaj së bashku në stadion.
Ashtu siç e kemi nisur furishëm dhe me paraqitje bindëse këtë kampanjë kualifikuese, jemi besimplotë që edhe nesër do të dalim me rezultat pozitiv. Këta djem, kudo që të luajnë, brenda apo jashtë, asnjëherë nuk do të jenë vetëm. Edhe nesër stadiumi do të jehojë shqip, si kurdoherë, ngaqë këta djem janë përfaqësimi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe krenaria e mbarë shqiptarëve.

BESA, BESË! 🇽🇰

FITOREEEE 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰
24/09/2026

FITOREEEE 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Dita e ndeshjes. Klasifikimi i mirë në grup na garanton vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars 2027....
24/09/2026

Dita e ndeshjes. Klasifikimi i mirë në grup na garanton vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars 2027. Si “Dardanë” kemi marrë të gjitha masat që sonte të jetë festë e vërtetë në “Fadil Vokrri”. Hajde Kosovë! 🇽🇰

Address

Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 10000
Prishtinë
10000PRISHTINË

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00
Sunday 08:00 - 17:00

Telephone

+38343766766

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dardanët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dardanët:

Shortcuts

Share