10/09/2026
Sporti na mëson të garojmë, të bashkëpunojmë dhe të respektojmë njëri-tjetrin!
Në kuadër të projektit “Forca e rinisë përmes sportit”, në Shkollën “Hasan Prishtina” zhvilluam një aktivitet sportiv përmes organizimit të garave ndërmjet grupeve të nxënësve.
Përmes këtyre garave, fëmijët patën mundësinë të angazhohen në aktivitete sportive, duke zhvilluar njëkohësisht aftësi dhe vlera të rëndësishme për jetën e përditshme. Aktiviteti u fokusua në bashkëpunimin, punën në grup, koordinimin, zhvillimin e teknikave sportive dhe respektimin e rregullave, duke i inkurajuar fëmijët të mësojnë se suksesi në sport arrihet edhe përmes komunikimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit.
Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe pranimi i fitores dhe humbjes me sportivitet. Përmes garës, fëmijët mësuan se fitorja është pjesë e lojës, por po aq i rëndësishëm është respekti ndaj kundërshtarit, pranimi i rezultatit dhe të mësuarit nga çdo përvojë.
Falënderojmë Shf&Shmu Hasan Prishtina - Prishtinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e aktiviteteve, si dhe të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, energjinë dhe frymën e mirë sportive.
Projekti “Forca e rinisë përmes sportit” financohet nga Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës