Global Shapers Prishtina

Global Shapers Prishtina Prishtina Shapers is a group of talented youngsters aiming at solving local issues in Kosova.
(1)

A dynamic initiative of the World Economic Forum, the Global Shapers Community is a highly curated worldwide network for exceptional and dedicated youngsters using their talents and passion to adress issues in their respective communities. Global Shapers Prishtina is a member of the Global Shapers Movement - in the midst of 421 city based hubs which make up the GSC. We are a dedicated and passionate group aiming at taking on projects which drive creative change in Kosovar Community.

Sot PrishtinaShapers në kuadër të fushatës   iu bashkua aksionit për pastrimin e Liqenit të Badovcit i organizuar nga . ...
22/03/2026

Sot PrishtinaShapers në kuadër të fushatës iu bashkua aksionit për pastrimin e Liqenit të Badovcit i organizuar nga .

Mbi 200 vullnetarë u angazhuan për të pastruar brigjet e sipërfaqen e Liqenit të Badovcit në ditën ndërkombëtare të ujërave. Falë këtij angazhimi grumbulluam mbi 200 thasë mbeturina. Kur qytetarët e papërgjegjshëm bëjnë ndotje, aksionet e pastrimit kanë ndikim pozitiv. Por pa angazhim mbarëshoqëror nuk mund ta mbrojmë natyrën.

Nuk po iu kërkojmë shumë, thjesht kur dilni të shijoni natyrën e bukur, merrini mbeturinat me veti deri në shportën më të afërt. Ndaleni makinën, hedheni në kontejner. Është kaq e thjeshtë. Helmimi i natyrës është helmim i shëndetit tonë. Gjithçka që hedhim, natyra na e kthen në organizmin tonë.

💐☘️🐠🌳🪷🌊

Urime Festa e Bajramit të Madh! Urojmë që në këtë ditë feste të afrohemi sa më shumë mes vete në dashuri, mirësi e paqe ...
10/04/2024

Urime Festa e Bajramit të Madh!

Urojmë që në këtë ditë feste të afrohemi sa më shumë mes vete në dashuri, mirësi e paqe mes nesh! Le të mos harrojmë asnjëherë se sa të vegjël jemi ne për të gjykuar krijimet e zotit. Le të dedikohemi ashtu që përkushtimi ynë maksimal të jetë drejt përmirësimit të vetvetes, rritjes personale dhe profesionale. Le të sigurohemi se çdo ditë po bëjmë diçka që e vë në funksion potencialin që kemi secili/a e mos ta qojmë dëm talentin, energjinë tonë! Për një shoqëri që i përqafon të gjithë pa dallim dhe një shoqëri që e respekton vullnetin personal para atij kolektiv. Sa më shumë dashni, më pak urrejtje, përqarje, diskriminim, paragjykim e gjykim! Më afër, më të fortë!

Urime! 🤗

Hapet thirrja për aplikim. Global Shapers Prishtina ofron mundësi për rininë e Kosovës - trajnim ndërkombëtar në bashkëp...
11/03/2024

Hapet thirrja për aplikim. Global Shapers Prishtina ofron mundësi për rininë e Kosovës - trajnim ndërkombëtar në bashkëpunim me programin ERASMUS+.

Për të gjithë të rinjtë mbi moshën 18 vjeçare, të interesuar në ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe angazhim në komunitet, ju inkurajojmë që të shikoni postimin, ku janë të gjitha informacionet kyçe.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë/rejat e Kosovës, me përparësi për aplikantët nga PrishtinaHub.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1ERBm_DwY3yiSQPXLbVu1qexQ4MKZPlw1wmlHTVtD3x8/viewform?edit_requested=true

Afati i fundit për aplikim: 17.03.2024.

A dëshiron me studiu jashtë vendit? A dëshiron me bisedu direkt me universitete ndërkombëtare rreth mundësive që ofrohen...
07/11/2023

A dëshiron me studiu jashtë vendit?
A dëshiron me bisedu direkt me universitete ndërkombëtare rreth mundësive që ofrohen?

Atëherë regjistrohu dhe merr pjesë FALAS në Panairin më të Madh të Edukimit dhe Punësimit Ndërkombëtar - tek Hotel Sirius, data 12 Nëntor nga ora 14:00-18:00.

Linku per regjistrim: https://shorturl.at/FGXY6

Të gjithë pjesëmarrësit/et në këtë panair përfitojnë:

• 50% zbritje për të gjitha kurset e gjuhës në grup për Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frengjisht si dhe
2.APLIKIMI nga EBLA te universitetet pjesëmarrëse në Panair është falas deri me datë 15 Dhjetor
3. Takim me Ambasadën Italiane - info rreth BURSAVE deri në 80%*

Per me shume rreth EBLA: Follow instagram: ebla_albania

Nën koordinimin e antarit tonë Ismet Krasniqi me trajner Avi Gashi organizuam aktivitetin   për antarët e organizatës to...
20/10/2023

Nën koordinimin e antarit tonë Ismet Krasniqi me trajner Avi Gashi organizuam aktivitetin për antarët e organizatës tonë
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nëpërmjet formatit të debatit pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë si:
🧠 mendimi kritik
🎤 të folurit në publik
⌛️ menaxhimi i kohës
👫 puna në ekip
📑 hulumtimi etj.

99% e pjesëmarrësave debatuan dhe u njoftuan për herë të parë me këtë format. Ne do të vazhdojmë edhe me organizime të radhës drejt zhvillimit të aftësive të antarëve tanë dhe rinisë kosovare. Prandaj, na kontakto, apliko dhe bashkohu me ne

Global Shapers Armira Muqolli Fjona Ruhani Rinesë Kërqeli Rinesa Shala Flaka Krivanjeva Endrit Ameti

Më shumë mundësi në Europë për rininë Kosovare. Antarët tanë Avi Gashi dhe Fatbardh Kabashi morën pjesë në trajnimin ndë...
09/10/2023

Më shumë mundësi në Europë për rininë Kosovare.

Antarët tanë Avi Gashi dhe Fatbardh Kabashi morën pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Përgatitja e vullnetarëve për angazhim ndërkombëtar” i cili u organizua më 2-6 Nëntor në Kokkola, Finland, nëpërmjet organizatës Youth Center Drenas si partnere e Qendrës Rinore në Finlandë Villa Elba

Gjatë këtij trajnimi antarët patën rastin të ngrisin kapacitetet në përgatitjen dhe angazhimin e vullnetarëve si dhe të ndërtojnë partneritete me organizata përfaqësuese nga 16 shtete të ndryshme. Ky aktivitet u realizua me përkrahjen e programit europian për rini: ERASMUS+

Rinia e Kosovës meriton më shumë, prandaj angazhohemi vazhdimisht në rrjetëzimin dhe krijimin e më shumë mundësive të tyre globale. Global Shapers Erasmus Plus Helsinki

Rinia dhuron gjak, rinia shpëton jetë.   organizuam aktivitetin e parë të dhurimit të gjakut, EP1 i këtij aktiviteti i c...
30/06/2023

Rinia dhuron gjak, rinia shpëton jetë.

organizuam aktivitetin e parë të dhurimit të gjakut, EP1 i këtij aktiviteti i cili do të bëhet tradicional.

Antarët tanë Shapers të cilët në mënyrë vullnetare organizuan aktivitetin, kanë arritur që të shpëtojnë 23 jetë duke mbledhur 23 doza gjak në vetëm 3 orë.

Faleminderit Fatbardh Kabashi, Diona Zeka, Vesa Mirashi, Rudina Bulliqi, Ismet Krasniqi ekip fantastik nen mentorimin e Avi Gashi.

Faleminderit edhe Biblotekës Hivzi Sylejmani dhe Transfuzioni i Gjakut - Kosovë - Faqja Zyrtare për bashkëpunimin! 🥰🤗

Global Shapers

Çka bon e çka s’bon me bo para dhurimit të gjakut? Mësoni nga grafika e përgatitur nga antarët tanë. Mos harroni, merren...
22/06/2023

Çka bon e çka s’bon me bo para dhurimit të gjakut? Mësoni nga grafika e përgatitur nga antarët tanë. Mos harroni, merreni shoqërinë me vete dhe ejani me 26 Qershor, nga ora 12:00-15:00 tek Bibloteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, për të dhuruar gjak bashkë me Prishtina Shapers. Rinia dhuron gjak, rinia shpëton jetë!

Prishtina Shapers organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut - Rinia dhuron gjak, rinia shpëton jetë. Ky aktivitet ka pë...
20/06/2023

Prishtina Shapers organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut - Rinia dhuron gjak, rinia shpëton jetë. Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek rinia për rëndësinë e dhurimit të gjakut, me misionin që të shpëtojmë sa më shumë jetë me kontributin tonë.

Me 26 Qershor, nga ora 12:00-15:00 iu presim tek Bibloteka e qytetit “Hivzi Sylejmani” nga ora 12:00-15:00 ejani kurdo që iu përshtatet juve.

Bashkohuni me ne, të shpëtojmë jetë së bashku!

Ne këtë artikull mund të informoheni çka nënkupton orientimi seksual, çfarë lloje ka, çka nënkuptojnë ato etj:
03/06/2023

Ne këtë artikull mund të informoheni çka nënkupton orientimi seksual, çfarë lloje ka, çka nënkuptojnë ato etj:

Orientimi seksual është një temë që nxist debate të shumta mes rinisë dhe në përgjithësi në shoqërinë tonë, përkundër se është shumë e…

Address

Rr. Pashko Vasa
Pejton
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Global Shapers Prishtina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Global Shapers Prishtina:

Shortcuts

Share