Siparunti - Peja

Siparunti - Peja Peja qyteti i kampionëve! Kjo faqe shërben për informim dhe diskutim për tema dhe zhvillime publike në Pejë dhe Kosovë! Për Pejën dhe Kosovën!

Shfaqja e mendimeve, iniciativa, propozime e aktivitete për politika publike janë qëllimi i Organizatës sonë. Ne jemi një grup që e duam të shohim zhvillime pozitive në qytetin tonë të dashur të Pejës.

Pse jo Faton Bislimi? William Walker dhe Joseph DioGuardi janë emra që shqiptarët nuk i njohën dje. Ata ishin me Kosovën...
27/08/2026

Pse jo Faton Bislimi?

William Walker dhe Joseph DioGuardi janë emra që shqiptarët nuk i njohën dje. Ata ishin me Kosovën atëherë kur Kosovës i duheshin miq.

Sot, nga këta miq po përmendet një emër për President: Faton Bislimi.

Dhe pyetja është e thjeshtë: pse jo?

Jo ta zgjedhim sepse e propozon Walker apo e mbështet DioGuardi. Por të paktën ta dëgjojmë dhe ta gjykojmë.

Bislimi është i shkolluar në SHBA, e njeh Amerikën, Kosovën dhe qarqet shqiptaro-amerikane. Ndoshta dobësia e tij më e madhe është se sot nuk ka prapa vetes një makineri të madhe partiake. Por a duhet të jetë kjo pengesë për Presidentin e vendit?

Kosova ka pasur mjaft Presidentë që kanë dalë nga pazaret dhe kompromiset partiake. Ndoshta këtë herë duhet pyetur jo “i kujt është kandidati?”, por:

“A është i mirë për Kosovën?”

Nëse Faton Bislimi nuk është zgjedhja e duhur, le të na thonë pse.

Nëse ka më të mirë, le ta propozojnë.

Por një emër që propozohet nga njerëz që i qëndruan Kosovës pranë në ditët më të vështira, së paku meriton të dëgjohet.

Prandaj, pse jo Faton Bislimi?

Rregullimi i vagonëve në Serbi - Duhet transperencë jo heshtje!Kur e keni përnjëme a kur jeni në opozitë e përmbysni kam...
24/08/2026

Rregullimi i vagonëve në Serbi - Duhet transperencë jo heshtje!

Kur e keni përnjëme a kur jeni në opozitë e përmbysni kamionët me mallë nga Serbia. Apo tash kur jeni në pushtet, vagonët i çoni për riparim në Serbi?!

Tenderi kërkonte që riparimi të bëhetKosovë. Atëherë kush vendosi që vagonët të përfundojnë në Serbi?

A ka ditiur qeveria? Po se ska mundur të kalojnë trenat kufirin pa dijen e Qeverisë.

A e dinte Qeveria për Komisionin që po shkonte në Zrenjanin? Nëse jo, kush e lejoi komisionin e Trainkos-it të shkonte në Serbi për t'i kontrolluar vagonët?

Pse heshtni? Dilni dhe tregoni dokumentet!

LVV dikur përmbyste kamionë me mallra nga Serbia dhe kritikonte të tjerët për tregti me Serbinë. Sot, nën pushtetin e saj, vagonët e Kosovës përfundojnë për riparim atje.

Kur e kish*t patriotizmin përnjëmend: kur ish*t në opozitë, apo tani kur jeni në pushtet?

Populli meriton transparencë, jo patriotizëm me dy standarde.

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”Kosova me rritjen më të madhe të popullësisë në Jugosllavi në vitin 1971!Një shkrim int...
24/08/2026

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”

Kosova me rritjen më të madhe të popullësisë në Jugosllavi në vitin 1971!

Një shkrim interesant i gazetës kroate Večernji list i datës 8 gusht 1972 me titull „Nekad Vojvodina, sada Kosovo“ – „Dikur Vojvodina, tani Kosova“ – sillte të dhëna mbi ndryshimet demografike në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të paraqitura në artikull, popullsia e Jugosllavisë ishte rritur nga 15.842.000 banorë më 1948 në rreth 20.505.000 më 1971. Por ritmet e rritjes ndryshonin shumë nga njëra pjesë e vendit në tjetrën.

Kosova veçohej për rritjen më të lartë të numrit të banorëve. Gazeta shkruante se në periudhën 1948–1971 numri i popullsisë së Kosovës ishte rritur mesatarisht me 6,3 për qind në vit, ndërsa në periudhën 1964–1971 ritmi kishte arritur në 6,6 për qind.
Në të njëjtën kohë, Kosova kishte kaluar edhe në krye për nga numri mesatar i anëtarëve të një familjeje. Sipas shkrimit, më 1971 një familje në Kosovë kishte mesatarisht 6,4 anëtarë, përpara Bosnjë-Hercegovinës me 4,4, Malit të Zi me 4,3, Serbisë me 3,7, Kroacisë me 3,4 dhe Sllovenisë me 3,3.

Titulli „Dikur Vojvodina, tani Kosova“ lidhej edhe me dendësinë e popullsisë: Vojvodina kishte qenë në krye më 1948, ndërsa sipas të dhënave të vitit 1971 Kosova kishte arritur në 94 banorë për kilometër katror, duke u bërë zona me dendësinë më të lartë të popullsisë në Jugosllavi.

Një dokument interesant i kohës që tregon se, krahas zhvillimeve politike dhe ekonomike, Kosova e viteve ’70 po përjetonte edhe ndryshime të fuqishme demografike, të cilat po tërhiqnin vëmendjen e shtypit jugosllav.

Burimi: Večernji list, sipas faqes së skanuar nga arkivi.

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)Si shkruante shtypi jugosllav për ...
21/08/2026

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”
Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)
Si shkruante shtypi jugosllav për Kosovën para vitit 1981?

22 shkurt 1974 – Shpallet Kushtetuta e re e Jugosllavisë

Gazeta „Večernji list“, më 22 shkurt 1974, raportonte me titull të madh:

„PROGLAŠEN USTAV SFRJ“ – „U shpall Kushtetuta e RSFJ-së“

Kushtetuta e vitit 1974 shënoi një etapë shumë të rëndësishme në zhvillimin politik dhe kushtetues të Kosovës. Me rendin e ri kushtetues, Kosova si Krahinë Socialiste Autonome fitoi një pozitë shumë më të fuqishme të autonomisë brenda Jugosllavisë dhe u përfshi drejtpërdrejt në strukturën kushtetuese të Federatës.

Vetë artikulli i Večernji list për shpalljen e Kushtetutës përmend shprehimisht „socijalističkih autonomnih pokrajina“ – krahinat socialiste autonome, si pjesë e procesit kushtetues.

Për Kosovën, Kushtetuta e vitit 1974 do të bëhej një nga dokumentet më të rëndësishme të periudhës së Jugosllavisë socialiste, duke zgjeruar ndjeshëm autonominë dhe rolin e saj në institucionet federale.

📷 Burimi: Večernji list, Zagreb, 22 shkurt 1974.

Dokument nga arkivi ynë – Kosova në shtypin jugosllav 1945–1980.

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”1972 – ZHVILLIMI MË I HOVSHËM I KOSOVËS, ÇËSHTJE E FEDERATËS JUGOSLLAVEMë 19 janar 1972...
20/08/2026

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”

1972 – ZHVILLIMI MË I HOVSHËM I KOSOVËS, ÇËSHTJE E FEDERATËS JUGOSLLAVE

Më 19 janar 1972, gazeta „Večernji list“ e Zagrebit raportonte për mbledhjen e Presidencës së RSFJ-së, ku ishte shqyrtuar puna për hartimin e politikës shoqërore-ekonomike, planit afatmesëm dhe masave të tjera ekonomike.

Nën titullin e madh „Značajan napredak u dogovaranju republika i pokrajina“ – „Përparim i rëndësishëm në marrëveshjet ndërmjet republikave dhe krahinave“ – gazeta shkruante për koordinimin e politikave ekonomike ndërmjet njësive të Federatës.

Një prej çështjeve me rëndësi ishte edhe zhvillimi më i hovshëm i Kosovës, në një kohë kur pranohej se Kosova kishte mbetur dukshëm prapa në zhvillimin ekonomik në krahasim me njësitë e tjera federative.

Kjo është me rëndësi për të kuptuar pozitën e Kosovës në fillim të viteve ’70: dallimet e mëdha ekonomike dhe nevoja për përshpejtimin e zhvillimit të saj nuk ishin vetëm kërkesa të Kosovës, por çështje që diskutoheshin edhe në institucionet më të larta të Federatës.

Vetëm dy vjet më vonë, me Kushtetutën e vitit 1974, pozita e Kosovës brenda sistemit federativ do të forcohej ndjeshëm.

Burimi: Večernji list, Zagreb, 19 janar 1972, f. 3.

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)Si shkruante shtypi jugosllav për ...
19/08/2026

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”
Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)
Si shkruante shtypi jugosllav për Kosovën para vitit 1981?

1973 | MAHMUT BAKALLI: KOSOVA E PRANOI FJALIMIN E TITOS
Nga arkivi i gazetës me tirazhin më të madhë në atë kohë në Kroaci “Večernji list”
Në një lajm të datës 21 maj 1973, gazeta kroate Večernji list raportonte nga Prishtina mbi mbledhjen e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Titulli i shkrimit ishte:
„KOSOVO PRIHVATILO TITOVE RIJEČI“
— “Kosova i pranoi fjalët e Titos”

Sipas artikullit, Mahmut Bakalli atë kohë funksionari më i lartë komunist në Kosovë, paraqiti një referat ku trajtoi detyrat e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në realizimin e qëndrimeve të letrës dhe fjalimit të Titos, si dhe detyrat e mëtejshme ideologjike-politike dhe aksionare.

Por ky dokument duhet parë edhe në kontekstin e kohës: pas rënies së Aleksandar Rankovićit më 1966, në Kosovë po merrej frymë më lirshëm dhe po hapej një periudhë e re politike e institucionale.

Jemi në vitin 1973, vetëm një vit para Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974, e cila do ta forconte ndjeshëm pozitën kushtetuese të Kosovës brenda federatës.

📌 Večernji list, Zagreb, 21 maj 1973.
📰 Dokument nga arkivi i shtypit të kohës.

Ta ndërtojmë gjeneratën e re profesionale të KosovësKosova duhet ta trajtojë dijen dhe kapitalin njerëzor si një nga inv...
19/08/2026

Ta ndërtojmë gjeneratën e re profesionale të Kosovës

Kosova duhet ta trajtojë dijen dhe kapitalin njerëzor si një nga investimet më strategjike për të ardhmen.

Shteti, kompanitë e suksesshme dhe diaspora duhet të bashkojnë forcat për t’ua mundësuar të rinjve tanë më të talentuar studimet master në universitetet më të mira të Evropës dhe më gjerë.

Por fillimisht duhet të përcaktojmë fushat prioritare dhe profesionistët që do t’i duhen Kosovës në 10–20 vitet e ardhshme.

Qëllimi nuk duhet të jetë vetëm diploma, por të sjellim në Kosovë dije, profesionalizëm, standarde pune, përvojë dhe rrjete ndërkombëtare.

Ambicia duhet të jetë më e madhe se bursat:

Të ndërtojmë një gjeneratë profesionistësh që do ta modernizojë Kosovën.

Një vend i vogël mund të konkurrojë me botën përmes dijes dhe njerëzve të jashtëzakonshëm.

Paramendojeni ndikimin:

1,000 të rinj në vit.
5,000 në pesë vjet.
10,000 në dhjetë vjet.

Sot është një ditë e rëndë dhe me lajme të dhimbshme nga Peja.Në fshatin Kliqin, një person ka humbur jetën dhe dy të tj...
18/08/2026

Sot është një ditë e rëndë dhe me lajme të dhimbshme nga Peja.

Në fshatin Kliqin, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku. Vetëm pak orë më vonë, në fshatin Loxhë, dy persona të tjerë janë lënduar, po ashtu në një aksident trafiku.

Sikur të mos mjaftonin këto ngjarje, pak më vonë u kumtua lajmi se pas një përleshjeje fizike, një person është therur me thikë dhe, për shkak të gjendjes së tij, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Prishtinë.

Të gjitha këto ngjarje brenda vetëm pak orësh në qytetin tonë janë vërtet shqetësuese për qytetarët.

Sot, Policia e Kosovës, ekipet e Urgjencës së qytetit dhe mjekët e Spitalit të Pejës po përballen me një ditë jashtëzakonisht të ngarkuar, duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe të personave që kanë nevojë për ndihmë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen që humbi më të dashurin e saj, me të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Njëkohësisht, mirënjohje për policët, ekipet e urgjencës dhe mjekët që sot, mes kaq shumë ngjarjeve të rënda, vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre.

Urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt dhe që ditë të tilla, me kaq shumë lajme të këqija nga Peja brenda pak orësh, të kemi sa më rrallë.

Zoti e ruajt Pejën e Kosovën dhe qytetarët e saj!

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)Si shkruante shtypi jugosllav për ...
18/08/2026

KOSOVA NË FAQET E “VEČERNJI LIST”

Fejton dokumentar 1945–2000 (Pjesa e parë 1945 -1980)

Si shkruante shtypi jugosllav për Kosovën para vitit 1981?

Në arkivin e gazetës me tirazhin më të madhë në Kroaci Večernji list, mund ta vërejm që Kosova paraqitet në lajme, analiza, deklarata politike dhe dokumente të kohës.

Duhet cekur se para ngjarjeve të vitit 1981 Kosova shumë pak ishte prezente në mediuemt jugosllave të asaj kohe.

Në këtë fejton do të publikojmë një përzgjedhje të materialeve deri në vitin 1980.

Do të shohim Kosovën përmes vetë shtypit të asaj kohe: pozitën e saj kushtetuese, raportet me Federatën dhe republikat, udhëheqjen politike të Kosovës, por edhe shkrimet për ekonomin dhe sfarat tjera të jetës.

Nuk është qëllimi që shkrimet e gazetës të paraqiten si e vërteta përfundimtare historike. Ato publikohen si dokumente të kohës, që na tregojnë edhe mënyrën se si Kosova paraqitej para lexuesit jugosllav.

Fotografitë e faqeve origjinale do t’i shoqërojnë postimet.

Në shkrimin e parë gazeta Veçernji list nga Zagrebi shkruante se Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës Fadil Hoxha ka vizituar anijen me emrin Kosova që u lëshua në punë në portin e qytetit Rijek, diku në vitin 1969.

Burimi: Večernji list, Zagreb

Dikur Božovići, sot Dehari1990. Në krye të Kuvendit Kosovës ishte Gjorgje Božović një politikan serb pa ndikim por më sh...
12/08/2026

Dikur Božovići, sot Dehari

1990. Në krye të Kuvendit Kosovës ishte Gjorgje Božović një politikan serb pa ndikim por më shumë si kukull. Më 2 korrik Deputetëve atëherë Delegatëve shqiptarë iu mbyll dera dhe nuk u lejuan të hynin në sallë. Por ata nuk pritën: dolën para Kuvendit dhe shpallën Deklaratën Kushtetuese. Serbia shpërndau Kuvendin e Kosovës!

2026. Kosova është shtet. Kuvendi është yni, Kushtetuta është jona, deputetët janë brenda. Në karrigen e kryesuesit është Avni Dehari si Deputeti më i vjetër.

Në ditën e fundit të afatit 30-ditor, Albin Kurti kërkoi ende kohë. Dehari ia dha: e shtyu seancën. Kuvendi mbeti i pakonstituuar. Më nuk e thirri seancën Opozita kërkon zbatim të kushtetutes e vendimit të Gjykates kushtetuese sikurse vjet kur po ky Dehari thirrte seanca një ditë po një ditë jo se thoshte po zbatoj vendimin. Sivjet ky nuk thirrë seanca dhe la Kosovën pa Kuvend!

Božovići dhe Dehari nuk janë të njëjtë dhe as kohët nuk mund të barazohen. Por rezultati krijon një paralele therëse:

Më 1990, deputetët ishin jashtë dhe Kuvendi ishte i bllokuar.
Më 2026, deputetët janë brenda dhe Kuvendi përsëri është i bllokuar.

Dallimi?

Atëherë na e mbyllnin të tjerët.
Sot po rrezikojmë ta mbyllim vetë.

36 vjet më parë nuk kishim shtet, por deputetët morën vendim para dyerve të mbyllura.

Sot e kemi shtetin, e kemi Kuvendin, i kemi çelësat — por po kërkojmë edhe kohë!

Më 1990 dera kishte dry.
Më 2026 dryni është politik.

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Siparunti - Peja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share