Iniciativa Zgjatma Dorën - Mitrovicë
Historiku
-Iniciativa Zgjatma Dorën u themelua më 07 Korrik 2014,nga një grup joformal i të rinjëve mitrovicas. Duke parë nevojën për daljen në ndihmë të atyre që kanë nevojë lindi ideja për krijimin e kësaj iniciative. Iniciativa jonë gjatë gjithë aktivitetit të saj ka qenë e gatshme për bashkëpunim dhe përkrahje të çdo organizimi që është bërë për të mirën
e qytetit dhe qytetarve mitrovicas. Qëllimi
-T’i ndihmojmë të varfrit dhe skamnorët, fëmijët jetimë, njerëzit me nevojë dhe të hendikepuar, personat e sëmurë nga sëmundjet e rënda,dhe familjet e dëshmorëve. Projektet që deri më tani janë organizuar janë kryesisht ato të mbledhjes së fondeve. Që nga themelimi me ndihmën e qytetarëve dhe organizatave të ndryshme ne jemi munduar të jemi afër atyre që kanë nevojë. Ngase solidariteti dhe humanizmi janë parime të cilat duhet t'i posedojë çdo individ i shoqërisë. Vullnetarët
-Si shtyllë e rëndësishme tek të gjitha organizatat ashtu edhe tek ne grupi i vullnetarëve janë jashtëzakonisht frytëdhënës dhe punëtorë në pjesëmarrjen në aktivitete humanitare. Njerëzit ndihmëdhënës ndihmojnë pa kthim të ndihmës sepse ata kanë dëshirë të kontribojnë dhe ta kuptojnë fuqinë e të dhënit dhe nuk dorëzohen kurrë. Ata bëjnë çdo hap për të ndihmuar dhe të gjithë i vlerësojnë edhe ndihmesat më të vogla të tyre sepse ato bëjnë ndryshimin,të ndash kohë nga koha jote është përkujdesje për të tjerët.