22/09/2026
📚 U mbajt Trajnimi për Inteligjencën Artificiale dhe Fuqizimin Digjital në Mitrovicë!
Sot, më 22 shtator 2026, në Qendrën Rajonale të Punësimit në Mitrovicë, u mbajt trajnimi i organizuar nga OJQ PREMISA, në kuadër të projektit “Fuqizimi Digjital i të Rinjve dhe Grave përmes TIK, Dizajnit Grafik dhe Inteligjencës Artificiale”, me përkrahjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me Inteligjencën Artificiale (IA), mjetet dhe platformat e saj, si dhe mënyrat praktike të përdorimit të IA-së në punë dhe në krijimin e përmbajtjes.
Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e aftësive digjitale të të rinjve dhe grave, duke u ofruar atyre njohuri dhe mjete bashkëkohore që mund t’i përdorin në edukim, punësim, krijimtari dhe zhvillim profesional.
Falënderojmë Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen, Qendrën Rajonale të Punësimit në Mitrovicë për mikpritjen, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e tyre.