Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS

  • Home
  • Kosovo
  • Lipjan
  • Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS

Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS Përmirësimi i qeverisjes së mirë lokale përmes pjesëmarrjes aktive qytetare, monitorimit te institucioneve si dhe promovimin e vlerave demokratike.

POLIS do angazhohet të vejë në zbatim vlerat të cilat ndikojnë për një qeverisje të brendshme efikase, efektive, transparente, llogaridhënëse, të besueshme dhe të ndershme, të cilat do të mundësojnë të krijojmë një identitet dhe reputacion të vlerësuar në shoqëri dhe brenda organizatës. POLIS, angazhohet ne përmbushjen e këtyre objektivave:
- Monitorimin e Institucioneve publike lokale.
- Rritjen

e pjesëmarrjes së qytetarëve ne vendimmarrje.
- Avokimin dhe mbështetjen e kërkesave të komunitetit.
- Bashkëpunimin me Këshillat e Fshatrave dhe mobilizimin qytetarë.
- Fuqizimin e procesit konsultues si masë e përfshirjes qytetare.
- Krijimin e relacionit në nivel Partneriteti në mes OSHC-ve dhe Autoriteteve Publike.
- Promovimi i vlerave dhe zbatimi i kritereve për integrime evropiane.
- Mbështetjen e grupeve të margjinalizuara me fokus gratë, pakicat dhe personat me nevoja të veçanta.
- Rritjen e bashkëpunimit në mes OSHC-ve, Komunitetit të Biznesit dhe Autoriteteve Lokale për zhvillim ekonomik lokal.
- Rritjen e kushteve për efiçiencë të energjisë dhe mbrojtje nga degradimi i ambientit (natyrës).

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNELogoped/e dhe Psikolog/e
26/06/2025

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Logoped/e dhe Psikolog/e

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNETERMAT E REFERENCËSPOLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj...

Është mbajtur aktiviteti “Orë e Gjelbër”- Diskutim i hapur rreth çështjeve mjedisore, ndërlidhur me situatën mjedisore n...
24/04/2025

Është mbajtur aktiviteti “Orë e Gjelbër”- Diskutim i hapur rreth çështjeve mjedisore, ndërlidhur me situatën mjedisore në Komunën e Lipjanit.

Në këtë aktivitet u diskutua për sfidat mjedisore lokale dhe rreth mundësisë së gjetjes së zgjidhjeve adekuate. U diskutua edhe për punimin Fletnotimi Mjedisor i Komunave i realizuar nga KDI, që pasqyron përformancën e 11 komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve të gjelbra gjatë tre viteve të fundit që nga marrja e mandatit të kryetarëve.

Të pranishëm për të dhënë kontribut nga perspektiva e tyre mbi zbatimin e politikave të gjelbra dhe për të analizuar gjetjet e pasqyruara në punimin e Fletnotimit Mjedisor të Komunave, ishin zyrtar komunal, përfaqësues nga KDI, udhëheqës të fshatrave, përfaqësues nga shoqëria civile dhe qytetarë aktiv nga komunteti.

Projekti “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” implementohet nga Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova në partneritet me POLIS, dhe që financohet nga United Nations Democracy Fund UNDEF.

Për tu informuar se cilat kanë qenë premtimet e gjelbra në komunën tonë dhe sa janë përmbushur ato klikoni: https://tinyurl.com/ms9d5mne

SmartVote është një platformë inovative e krijuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila ndihmon qytetarët të zbul...
24/01/2025

SmartVote është një platformë inovative e krijuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila ndihmon qytetarët të zbulojnë se cilat parti politike ndajnë mendimet dhe bindjet e tyre.
Zbulo nëse qëndrimet tua për shumë çështje përputhen me ato të partisë që ke me votu!
👉 Plotëso Smartvote-in: https://kosova.smartvote.org/sq/home

SmartVote është një platformë inovative e krijuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila ndihmon qytetarët të zbulojnë se cilat parti politike ndajnë mendimet dhe bindjet e tyre.

Zbulo nëse qëndrimet tua për shumë çështje përputhen me ato të partisë që ke me votu!
👉 Plotëso Smartvote-in: https://kosova.smartvote.org/sq/home

29/10/2024

A mund t’a tregoni korrupsionin përmes fotografisë? Dërgoni fotografi (maksimumi 3 fotografi për person) që ilustrojnë shkaqet apo pasojat e korrupsionit dhe fitoni njërin nga tre çmimet: 200, 150 ose 100 Euro. Gara për Fotografi do të jetë e hapur nga data 2 deri më 30 nëntor 2022 dh...

🟢Raportojë degradimet mjedisore "online", përmes platformës së gjelbër digjitale https://www.kdi-green.org/ Kosova Democ...
23/09/2024

🟢Raportojë degradimet mjedisore "online", përmes platformës së gjelbër digjitale https://www.kdi-green.org/

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

Harta e raportimeve Raportoni degradimin mjedisor × Modal Title Aktivitetet 6/12/2024 10:23:00 AM in KDI Takim me kryetarin e komunës së Ferizajit Lexo Më Shumë 6/5/2024 10:13:00 AM in KDI Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit në Ferizaj Lexo Më Shumë 5/3/2024 9:09:00 AM in KDI Takim me ...

POLIS, në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” të cilin e realizon në bashkëpunim...
30/08/2024

POLIS, në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” të cilin e realizon në bashkëpunim me Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, ku përmes të cilit synohet të nxitet aktivizmi qytetar dhe përfshirja komunitare në identifikimin e degradimeve mjedisore dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe monitorimi i politikave të gjelbra lokale dhe promovimi i tyre, ka marrë pjesë në dëgjimet buxhetore lidhur me Planifikimin Buxhetor për vitet 2025-2027 dhe është propozuar:

1. Ujrat e zeza në lumin e fshatit Kojskë, konkretisht te ura e parë në hyrje të fshatit

Të bëhet një ndarje buxhetore për vitin 2025, për rregullim të shtratit të lumit si dhe të sanohet problemi me ujrat e zeza.

2. Deponia e mbeturinave që përdoret si pikë grumbulluese e mbeturinave nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”

Të ndahen mjete buxhetore në kaudër të planifikimit buxhetor për vitin 2025, për funksionalizimin e lokacioneve të destinuara për deponi mbeturinash, jashtë qytetit dhe zonave të banuara.

Address

Hajredin Bajrami
Lipjan
14000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS:

Share