Medica Kosova

Medica Kosova Reducing the symptoms of trauma will enable women to integrate into society. Reduktimi i simptomave duhet te mundesoj integrimin e ketyre femrave ne shoqeri.

Established in 1999, Medica Kosova is a NGO that offers interdisciplinary psychosocial, medical and legal services as well as income generating programs for improving the living conditions of war traumatized women and girls and those with special needs. MEDICA KOSOVA is a NGO that offers interdisciplinary psychosocial, medical and legal services as well as income generating programs for improving

the living conditions of war traumatized women and girls and those with special needs. Medica Kosova plays an important role in shaping gender policy at the local and national level in Kosova and supports research based on its expertise in the field of trauma and the impact of trauma on women's wellbeing. The goal of the organization is to improve the health situation and living conditions of Kosovar women traumatized by war with special support from women who experienced sexualized violence during the war regardless of their ethnicity, religion, and sexual orientation. MEDICA KOSOVA eshte OJQ e njohur institutionalisht per ofrimin e sherbimeve interdisciplinare psikosociale, shendetesore dbe juridike, si dhe per permiresimin e kushteve jetesore te femrave te traumatizuara nga dhuna seksuale dhe te atyre me nevoja te vecanta. Medica luan rol te rendesishem ne formesimin e politikave gjinore ne nivel lokal dhe qendror ne Kosove. Medica Kosova ndihmon zhvillimin e hulumtimeve te ndryshme te bazuara ne eskpertizen ne fushen e ndikimit te traumes ne mireqenien e grave. Qellimi i shoqates eshte permiresimi i gjendjes shendetesore, mentale dhe i kushteve jetesore te femrave Kosovare te traumatizuara si pasoje e perjetimit te te gjitha llojeve te dhunes, te shkaktuara gjate luftes dhe veprimeve tjera luftarake, me theks te posaqem te perkrahjes se femrave te cilat shfaqin simptome te renda traumatike te dhunes seksuale, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike, religjioze apo orientimi seksual.

Në “Camp Villaggio Italia”, në kuadër të një organizimi nga sektori i gender-it në KFOR, psikologia e Medica Kosova, Emi...
01/06/2026

Në “Camp Villaggio Italia”, në kuadër të një organizimi nga sektori i gender-it në KFOR, psikologia e Medica Kosova, Emirejeta Kumnova Hoxha, mbajti një sesion prezantues për LMT-të me fokus në qasjen e bazuar në traumë dhe teorinë mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV), duke ndarë edhe përvojën e Medica Kosova në punën me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë sesionit u diskutua rëndësia e ofrimit të mbështetjes me qasje të ndjeshme ndaj traumës dhe praktikat e zhvilluara nga Medica Kosova në mbështetjen e grave të prekura nga dhuna seksuale gjatë luftës, si dhe të popullatës së Kosovës që ka përjetuar luftën dhe pasojat e saj.

21/05/2026

REAGIM PUBLIK PËR RASTIN NË DEMJAN

Shprehim shqetësim për rastin e raportuar së fundmi në Demjan të Gjakovës, ku një person i angazhuar në institucion arsimor dyshohet për sjellje të papranueshme ndaj një të miture.

Institucionet arsimore duhet të jenë vende të sigurta për fëmijët dhe të rinjtë. Çdo dyshim apo rast që cenon sigurinë dhe integritetin e tyre duhet të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa kompromis.

Kërkojmë nga institucionet kompetente që të zhvillojnë hetime të plota, transparente dhe profesionale, duke garantuar mbrojtjen e të miturve dhe vendosjen e drejtësisë.

Po ashtu, konsiderojmë të domosdoshme forcimin e mekanizmave të raportimit, parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda institucioneve edukative, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Siguria e fëmijëve duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Activism Roots
Bethany Christian Services
BONEVET GJAKOVA
CONCORDIA - Projekte Sociale
HANDIKOS Gjakova
Humanus Vita
IFK
KVRL
Medica Gjakova
Medica Kosova
OJQ Perspektiva
Roma in Action
Rrjeti Qeliza
SHE-RA
SHEPF
Shoqata e Gruas
Shtepia e Sigurtë
Shoqata e te Verberve - JAKOVA
Sporti shkollor Gjakovë
TOKA
KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims

Sot, në ambientet e Medica Kosova, në bashkëpunim me Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës...
19/05/2026

Sot, në ambientet e Medica Kosova, në bashkëpunim me Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, u zhvillua një sesion informues me gratë që marrin shërbime në organizatën tonë, përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e këtij sesioni ishte edhe prokurori Ilir Morina, nga Departamenti për Krime Lufte, i cili i njoftoi pjesëmarrëset me procedurat ligjore dhe institucionale lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt informimit, fuqizimit dhe afrimit të grave me mekanizmat institucionalë të drejtësisë, duke krijuar hapësirë për diskutim, pyetje dhe sqarime mbi proceset ligjore që lidhen me krimet e luftës.

19/05/2026
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e KFOR-it në Kosovë, Medica Kosova, së bashku me disa përfituese të shërbimeve të...
06/05/2026

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e KFOR-it në Kosovë, Medica Kosova, së bashku me disa përfituese të shërbimeve të saj, mirëpriti vizitën e Kolonelit Federico Mora, Komandant i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W), si dhe stafit nga Zyra për Çështje Gjinore e KFOR-it.

Gjatë takimit u nda përvoja mbi 26-vjeçare e Medica Kosova në ofrimin e shërbimeve profesionale, si bazë për ndërtimin e sigurisë njerëzore, si dhe u diskutua rëndësia e bashkëpunimit për të kuptuar dhe adresuar më mirë pasojat e traumës së luftës tek popullata civile, në veçanti tek gratë dhe ata që në atë kohë ishin fëmijë.

Falenderojmë Kolonelin Mora dhe stafin nga Zyra për Çështje Gjinore e KFOR-it për vizitën dhe bashkëpunimin, me bindje se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje përmes iniciativave konkrete drejt forcimit të sigurisë njerëzore dhe mirëqenies së komunitetit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K., V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K. p...
06/05/2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K., V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në periudhën nga 24.03.1999 deri më 31.03.1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë dhe të koordinuar me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, në bashkëkryerje kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, dhunime si dhe shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

Ne e mirëpresim këtë zhvillim dhe e konsiderojmë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë. Një pjesë e viktimave që kanë dëshmuar në këtë rast, përfshirë edhe viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, kanë qenë të mbështetura dhe të asistuara nga ne në procesin e qasjes në drejtësi.
Jemi të lumtura që kemi kontribuar në këtë proces të rëndësishëm dhe shpresojmë që drejtësia të vihet plotësisht në vend për të gjitha viktimat.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03.1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një opera...

E nderuar që në emër të organizatës Medica Kosova, të kontriboj në Berlin në dy ngjarje të rëndësishme: së pari, si eksp...
22/04/2026

E nderuar që në emër të organizatës Medica Kosova, të kontriboj në Berlin në dy ngjarje të rëndësishme: së pari, si eksperte dëshmitare në seancën dëgjimore para Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave dhe Parashikimin Strategjik në Bundestagun Gjerman lidhur me procesin e pajtimit pas luftes, dhe së dyti, në panelin e Shoqatës kundër Dhunës Seksuale në Konflikte - SASVIC e.V., me temën “Ndalimi ligjor efektiv i dhunës seksuale si armë lufte”.

Kam ndarë pervoja nga puna jonë në Medica Kosova, duke theksuar mbështetjen e përqendruar te të mbijetuarat, drejtësinë dhe ndërtimin gjithëpërfshirës dhe afatgjatë të pajtimit dhe paqes.
Gjithashtu jane ofruar disa nga rekomandimet kryesore të politikave për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian:
• Të bëhet institucionalizimi i njohjes së hershme, duke siguruar që të gjitha kornizat pas konfliktit të mbështetura nga BE të përfshijnë njohjen e menjëhershme ligjore të të mbijetuarve të dhunës seksuale
• Që njohja dhe ndjekja penale e dhunës seksuale gjatë luftërave dhe konflikteve si dhe krimeve të tjera të bëhen kusht standard në proceset e zgjerimit dhe stabilizimit të BE-së
• Te realizohet mbështetja e ndjekjeve penale ndërkufitare në bazë të juridiksionit universal brenda shteteve anëtare të BE-së
• Të bëhet sigurimi i financimit të qëndrueshëm për shërbimet për të mbijetuarit, përfshirë kujdesin për shëndetin mendor, mbështetjen ligjore, fuqizimin ekonomik dhe arsimin
• Te ketë partneritet me organizatat lokale që punojnë drejtëpërdrejtë me viktimat për të garantuar qasje të ndjeshme ndaj kulturës dhe traumës, të bazuar ndaj nevojave të të mbijetuarave.

Falenderoj z. Peter Beyer, anëtar i Bundestagut dhe Kryetar i Nënkomitetit, si dhe z. Daniel Walther, Kryetar i SASVIC e.V. për ftesën dhe për krijimin e hapësirës për të avancuar dialogun, llogaridhënien dhe veprimin kuptimplotë kundër dhunës seksuale të nderlidhur me luften dhe konfliktin.
Një mirënjohje e veçantë për punën e stafit të Bundestagut, studenteve nga Kosova dhe Ukraina që kryejnë praktikën në këtë institucion legjislativ të shtetit tonë mik, Gjermanisë, si dhe për znj. Ines Röleke nga SASVIC për mikpritjen, organizimin e këtyre takimeve dhe gadishmërinë në fushën e adresimit të pasojave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e më gjërë.

ENG:
I am honored, on behalf of the organization Medica Kosova, to contribute in Berlin to two important events: first, as an expert witness at the hearing before the Subcommittee on Crisis Prevention and Strategic Foresight in the German Bundestag about Reconciliation Processes after conflicts; and second, at the panel of the Society Against Sexual Violence in Conflict - SASVIC e.V., on the topic “Effectively Proscribing Sexual Violence as a Weapon of War".

I shared experiences from our work at Medica Kosova, emphasizing survivor-centered support, justice, and the inclusive and long-term building of reconciliation and peace.
Additionally, some of the key policy recommendations for Germany and the European Union were presented:
• Institutionalize early recognition, ensuring all EU-supported post-conflict frameworks include immediate legal recognition of survivors of conflict-related sexual violence
• Make recognition and criminal prosecution of CRSV and other crimes a standard condition in EU enlargement and stabilization processes
• Support cross-border prosecutions under universal jurisdiction within EU member states
• Provide sustained funding for survivor services, including mental health care, legal support, economic empowerment, and education
• Partner with local organizations to ensure culturally and trauma-sensitive, survivor-centered approaches.

My sincere thanks to Peter Beyer MP, Chairman of the Subcommittee, and to Daniel Walther, Chair of SASVIC e.V. for the invitation and for creating space to advance dialogue, accountability, and meaningful action on conflict-related sexual violence.
A special expression of gratitude for the work of the Bundestag staff, the students from Kosovo and Ukraine who are completing their internships in this legislative institution of our friendly state, Germany, as well as to Ms. Ines Röleke from SASVIC for her warm welcome, supporting organization of these meetings, and her readiness in addressing the consequences of sexual violence during the war in Kosovo and wider.

Sot, drejtësia foli.Vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj është një hap i rëndësishëm drejt vendosj...
21/04/2026

Sot, drejtësia foli.

Vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe llogaridhënies. Një vendim i merituar, që dëshmon se krimet e tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjigje.

Në një vend ku dhuna ndaj grave shpesh heshtet, çdo akt drejtësie është më shumë se një vendim, është një thirrje që nuk shuhet. Sepse femicidi nuk është thjesht një krim; është një dështim kolektiv për të mbrojtur jetën e grave, një plagë e hapur që kërkon më shumë se dënim, kërkon ndryshim.

Asnjë vendim nuk mund ta kthejë jetën e humbur të Liridonës. Por drejtësia, sado e vonuar, është një hap drejt dinjitetit, një mesazh i qartë se jeta e grave ka vlerë dhe se dhuna nuk do të tolerohet.

Sot, ne qëndrojmë në solidaritet me familjen dhe kërkojmë që kjo të mos jetë vetëm një pikë përmbyllëse, por një pikënisje për më shumë përgjegjësi institucionale, më shumë mbrojtje dhe më shumë zë për gratë në Kosovë.
Sepse çdo jetë e humbur është një thirrje që nuk duhet të mbetet pa përgjigje.

14 Prilli, Dita Kombëtare e Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë është një kujtesë e dhimbshme, por e dom...
14/04/2026

14 Prilli, Dita Kombëtare e Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë është një kujtesë e dhimbshme, por e domosdoshme, për të njohur, dëgjuar dhe për të mos lejuar që e vërteta të mbetet në heshtje.

Në këtë kontekst, bashkë me organizatat e platformës Be My Voice theksojmë rëndësinë e fushatës “TRAUMA NUK KA AFAT”, e cila kërkon heqjen e kufizimit kohor për aplikim për njohjen e statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sepse trauma nuk ndjek kalendarin.
Sepse shumë të mbijetuara kanë pasur nevojë për vite për të gjetur forcën për të folur.
Sepse stigma, frika dhe rrethanat shoqërore i kanë mbajtur në heshtje për një kohë të gjatë.

Vendosja e një afati kohor për këtë të drejtë do të thotë të përjashtosh pikërisht ato gra që kanë pasur rrugën më të vështirë për të arritur deri te zëri i tyre.

E drejta për njohje, dinjitet dhe mbështetje nuk duhet të skadojë.
Ajo duhet të mbetet e hapur përherë, pa kushte dhe pa presionin e kohës.

Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë që drejtësia të mos jetë çështje kohe, por e drejtë e garantuar për çdo të mbijetuar.

Kjo fushatë mbështetet nga KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims dhe financohet nga Ambasada Britanike në Kosovë.

08/04/2026

Address

St. Luigj Gurakuqi No. 39 Gjakova, The Republic Of Kosova
Kosova

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medica Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Medica Kosova:

Share