22/10/2026
Dy familjeve me të moshuara të vetmuara, pa përkujdesje, iu siguruan drutë për sezonin e dimrit, duke ua lehtësuar sadopak përballimin e ditëve të ftohta.
🙏 Falënderim i sinqertë për donatorin, i cili me zemërgjerësinë e tij dëshmoi se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që ngrohin jo vetëm shtëpitë, por edhe zemrat e njerëzve në nevojë.
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Kamenicë falënderon të gjithë ata që qëndrojnë pranë njerëzve në nevojë.
❤️ Së bashku, asnjë i moshuar nuk duhet ta përballojë dimrin i vetëm