Kisha Katolike "Lindja e Zojës" - Bec

Call

Kisha Katolike "Lindja e Zojës" - Bec Kisha Katolike në Bec – Faqja zyrtare

"Shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur!"           (Mt 22,14)E DIEL - 11 TETOR - JAVA XXVIII GJATË VITITTë das...
10/10/2026

"Shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur!"
(Mt 22,14)

E DIEL - 11 TETOR - JAVA XXVIII GJATË VITIT

Të dashur besimtarë/e,

Nesër, më 11 Tetor, është e diela e njëzetetetë gjatë vitit liturgjik.
Meshët Shenjte në famullinë tonë, kremtohen si çdo të diel:
⛪️ Mesha e Shenjtë në Bec - ora 09:00;
⛪️ Mesha e Shenjtë në Lugbunar - ora 11:00;
⛪️ Mesha e Shenjtë në Janosh - ora 12:30.

Paçi një javë të bekuar!

07/10/2026
Gëzuar 1-vjetorin në Famullinë tonë, Don Samuel Ramaj! Me shumë gëzim dhe mirënjohje, ju urojmë përvjetorin e parë të sh...
04/10/2026

Gëzuar 1-vjetorin në Famullinë tonë, Don Samuel Ramaj!

Me shumë gëzim dhe mirënjohje, ju urojmë përvjetorin e parë të shërbimit tuaj mes nesh, në Famullinë “Lindja e Zojës” në Bec.

Faleminderit për përkushtimin, lutjet, fjalën e mirë dhe dashurinë që keni treguar gjatë këtij viti ndaj të gjithë besimtarëve të famullisë sonë.

Zoti ju dhëntë shëndet, forcë dhe bekime të shumta për të vazhduar misionin tuaj mes nesh.
Zoja e Bekuar, Pajtorja e Famullisë sonë, ju udhëheqtë dhe ju mbroftë gjithmonë! 🙏🏼

Me respekt dhe mirënjohje,
Besimtarët e Famullisë “Lindja e Zojës” – Bec ✝️

"Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt!"E DIEL - 4 TETOR - JAVA XXVII G...
03/10/2026

"Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt!"

E DIEL - 4 TETOR - JAVA XXVII GJATË VITIT

Të dashur besimtarë/e,

Nesër, më 4 Tetor, është e diela e njëzeteshtatë gjatë vitit liturgjik.
Mesha Shenjte në famullinë tonë, do të kremtohet vetëm në Bec, për shkak se në Famullinë “Shën Abrahami” në Llapushnik, do të kremtohen 10-vjetori i shugurimit të Kishës së Llapushnikut, festa e Kishës, si dhe 20-vjetori i shërbimit baritor të Imzot Dodë Gjergjit në Dioqezën tonë.

⛪️ Mesha e Shenjtë në Bec - ora 09:00 dhe 18:00 (mesha e dritës për shpirtin e Binak Deda)
⛪️ Mesha e Shenjtë në Llapushnik - ora 11:00.

Paçi një javë të bekuar!

"Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim, thotë Zoti; unë i njoh dhe ato vijnë pas meje!"E DIEL - 27 SHTATOR - JAVA XXVI GJATË...
26/09/2026

"Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim, thotë Zoti; unë i njoh dhe ato vijnë pas meje!"

E DIEL - 27 SHTATOR - JAVA XXVI GJATË VITIT

Të dashur besimtarë/e,

Nesër, më 27 Shtator, është e diela e njëzetegjashtë gjatë vitit liturgjik si dhe Festa e Shën Mihillit.

Mesha Shenjte në famullinë tonë, do të kremtohet vetëm në Bec, për shkak të Festës në Doblibare.

⛪️ Mesha e Shenjtë në Bec - ora 09:00;
⛪️ Mesha e Shenjtë në Doblibare - ora 11:00.

Paçi një javë të bekuar!

"Të fundit do të jenë të parët, e të parët të fundit!”       (Mt 20,16) E DIEL - 20 SHTATOR - JAVA XXV GJATË VITITTë das...
19/09/2026

"Të fundit do të jenë të parët, e të parët të fundit!”
(Mt 20,16)

E DIEL - 20 SHTATOR - JAVA XXV GJATË VITIT

Të dashur besimtarë/e,

Nesër, më 20 Shtator, është e diela e njëzetepestë gjatë vitit liturgjik.
Meshët Shenjte në famullinë tonë, kremtohen si çdo të diel:
⛪️ Mesha e Shenjtë në Bec - ora 09:00;
⛪️ Mesha e Shenjtë në Lugbunar - ora 11:00;
⛪️ Mesha e Shenjtë në Janosh - ora 12:30.

Paçi një javë të bekuar!

19/09/2026

Deklarata e Imzot Dodë Gjergjj, ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, për gjendjen aktuale në Kosovë

KËMBANAT ELEKTRIKETë dashur besimtarë/e,Në kuadër të punimeve që janë bërë përgjatë këtij viti në famullinë tonë, falë m...
15/09/2026

KËMBANAT ELEKTRIKE

Të dashur besimtarë/e,

Në kuadër të punimeve që janë bërë përgjatë këtij viti në famullinë tonë, falë mbështetjes së besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë, ditët e fundit kemi finalizuar edhe punimet e këmbanave elektrike në kishën historike dhe kulturore, "Lindja e Zojës" apo siç njihet në zhargonin popullor, Zoja e Merturit!

Falënderojmë, z. Prend Ndoja, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ofrojë mjetet materiale për këmbanat elektrike. Atij dhe të gjithë bamirësve tanë Zoja e Merturit ua shpërbleftë me të mirat e veta!

Përzemërsisht,

Zyra e famullisë "Lindja e Zojës" - Bec!

Address

Bec
Gjakova
50000

Telephone

+38349753183

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kisha Katolike "Lindja e Zojës" - Bec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share