Made with Love - Gjakovë

Made with Love - Gjakovë Made with Love është projekt fitues i punëtorisë UPSHIFT nga UNICEF Innovations Lab Kosovo që synon fuqizimin e biznesit të Grave të Shtëpisë së Sigurtë.

Made with Love është një iniciativë që është ndërmarrur nga një grup i të rinjëve nga Gjakova. Idea e jonë është që të kontribojmë dhe të ndihmojmë gratë viktima të dhunës të të gjitha formave, andaj jemi bërë pjesë e një punëtorie shume kreative që na ka ndihmuar të formësojmë edhe më shumë idenë tone, të gjejmë partnerë dhe fonde për ta realizuar. Made with Love është produkt që ka lindur nga p

unëtoria UPSHIFT që është organizuar nga UNICEF Innovations Lab dhe UN WOMEN dhe që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve në mënyrë që të kthejnë idetë e tyre në realitet. Aktivitetet tona kryesore pas marrjes së grantit prej 2000 Euro nga kjo punëtori kanë qenë bashkëpunimi I ngushtë me gratë e Shtëpisë së Sigurtë në Gjakovë dhe fuqizimi I tyre të kthejnë biznesin e tyre të vogël në një ndërmarrje shoqërore, përmes gatimeve të njelmëta dhe ëmbëlsirave. Grupi ynë me ndihmen e Shtëpisë së Sigurtë, Komunës së Gjakovës dhe udhëheqësisë së Gjimnazit “Hajdar Dushi”, kemi organizuar disa herë sh*tjen “mobile” të këtyre produkteve dhe të gjitha përfitimet nga sh*tja e ëmbëlsirave janë shtuar në fondin e këtyre grave.

Address

Gjakova

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Made with Love - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share