17/02/2026
"KOMBINIMI I LIRISË SË KOSOVËS" :
"Dëshmorët e Kombit" + "Tony Blair" (NATO etj.) = "12 Qershori" (Dita e Çlirimit)
Po e risjellë këtë video simbolike në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, për të rikujtuar rrugën tonë drejt LIRISË dhe Pavarësisë.
***
MESAZHI - "KOMBINIMI I LIRISË SË KOSOVËS"
siç e kam emërtuar mesazhin e pozitës që pata zgjedhur për shtatoren e TONY BLAIR-it në Ferizaj, qysh në fillim, në gusht të vitit 2016, pasi çdo gjë duhet të ketë një kuptim dhe mesazh kuptimplotë.
(24.03.2024 - video shpjegimi im i mesazhit, me rastin e vënies së gurthemelit të shtatores së Tony Blair-it në 25vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, shtatore e cila u përurua sipas planit me 12 qershor 2024, në 25 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës. Urime!)
URIME DHE FALEMINDERIT!
Lavdi Dëshmorëve për breza me rradhë të rënë për Liri dhe Pavarësi Kombëtare!
Bashkim Fazliu Migjeni
17 shkurt 2026