Handikos Drenas

Handikos Drenas Shoqata e personave me aftësi të Kufizuara HANDIKOS- Drenas

26/08/2026
26/08/2026
TË NDERUAR ME MIRËNJOHËJE…Përmes një eventi përmbyllës të projektit  dy vjeqarë "Piloting ofFamily-Centered Early Childh...
26/08/2026

TË NDERUAR ME MIRËNJOHËJE…

Përmes një eventi përmbyllës të projektit dy vjeqarë "Piloting of
Family-Centered Early Childhood Intervention Services in Five Selected Municipalities”, i tërë stafi i HANDIKOS Drenas, i cili ishte i angazhuar në ofrimin e shërbimeve multidisiplinare të cilat u ofruan për fëmijët me aftësi të kufizuara, u nderua me mirënjohje nga HANDIKOS Kosova.

HANDIKOS në Drenas mbetet rast falënderimi për donatorin UNICEF–HANDIKOS Kosova, prindërit dhe familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Komunës së Drenasit, për bashkëpunimin dhe përkrahjen në arritjen e objektivave të këtij projekti, në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në intervenimin në fëmijërinë e hershme.

Besojmë dhe shpresojmë se përvoja e arritur gjatë kësaj periudhe dyvjeçare do të jenë nxitje shtesë për vazhdimin e rrugëtimit tonë drejt rezultateve të reja në këtë fushë.

🤝 Mirënjohje për një gjest të madh human!HANDIKOS  në Drenas shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për EFA ...
30/07/2026

🤝 Mirënjohje për një gjest të madh human!

HANDIKOS në Drenas shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për EFA Dienstleistungen GmbH – Dega në Kosovë, në pronësi të afaristit nga komuna jonë, z. Isak Neziri, për donacionin e vlefshëm me karroca elektrike dhe karroca të tjera për personat me aftësi të kufizuara.

Ky donacion do të ndihmojë drejtpërdrejt në përmirësimin e lëvizshmërisë, pavarësisë dhe cilësisë së jetës së përfituesve tanë. Mbështetje të tilla janë dëshmi e solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore që forcojnë komunitetin tonë.

Në emër të HANDIKOS në Drenas dhe të gjithë përfituesve, ju falënderojmë përzemërsisht për bujarinë dhe kontributin tuaj.
Kjo nismë është vetëm fillimi i bashkëpunimit!

🙏 Faleminderit EFA Dienstleistungen GmbH – Dega në Kosovë dhe z. Isak Neziri për këtë vepër të çmuar humanitare!

Vizitë e ngrohtë miqësore! Të nderuar miq, sot Qendrën tonë  e vizitoj bashkëatëdhetari ynë z.Xhafer Dervishi, i cili pu...
23/07/2026

Vizitë e ngrohtë miqësore!
Të nderuar miq, sot Qendrën tonë e vizitoj bashkëatëdhetari ynë z.Xhafer Dervishi, i cili punon dhe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Sa herë Kosovën e vizitojnë mërgimtaret tonë, ka bashkëatedhetarë që përveq vizitave që bëjnë në familjet e tyre duke u qmallë me familjarë dhe miq të tyre, ka të atillë që vizitojnë edhe Qendrën tonë, duke u interesuar për punën dhe veprimtarinë që Handikos ne Drenas ushtron për qytetaret e vetë.
Një ndër ta është edhe miku tashmë i rregullt i Shoqatës tonë dhe personave me aftësi të kufizuara, z.Xhafer Dervishi, i cili jeton dhe punon në Nashville Tennessee të USA.
Ai sot përveq vizites dhe intersimit për punën e stafit dhe nevojat e institucionit tonë, dhuroj edhe një shumë modeste të të hollave, për nevojat e Qendrës tonë.
Në emër të stafit dhe antarëve të Shoqatës, falenderojmë nga zemra mikun z.Xhafer Dervishi për kontributin e tij!

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm që HANDIKOS në Drenas ka në kontinuitet me shoqatat bamirëse “Islamic Relief Kosova” d...
16/06/2026

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm që HANDIKOS në Drenas ka në kontinuitet me shoqatat bamirëse “Islamic Relief Kosova” dhe Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, dje dhe sot u mbështetën 120 familje të personave me kufizime me nga 5 kg mish kurbani.

Nga Islamic Relief Kosova u mbështetën 80 familje me gjithsej 400 kg mish kurbani, ndërsa nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, u mbështetën 40 familje me gjithsej 200 kg mish kurbani.

Falënderojmë Islamic Relief Kosova, Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryesinë e Shoqatës “Bereqeti”, si dhe të gjithë bamirësit që po mbështesin komunitetin e familjeve të personave në nevojë!

Një ambient i ri për ofrimin e shërbimeve biopsiko sociale të fëmijëve që frekuentojnë Qendren tonë.Faleminderit  UNICEF...
02/06/2026

Një ambient i ri për ofrimin e shërbimeve biopsiko sociale të fëmijëve që frekuentojnë Qendren tonë.
Faleminderit UNICEF-it dhe HANDIKOS Kosova për donacionin!

🎈 Aktivitet rekreativ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorit!Sot, HANDIKOS në Drenas organizoi një ak...
01/06/2026

🎈 Aktivitet rekreativ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorit!

Sot, HANDIKOS në Drenas organizoi një aktivitet rekreativ në parkun e lodrave Blissvile me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Fëmijët e qendrës sonë, së bashku me prindërit e tyre, kaluan momente të gëzueshme dhe të paharrueshme, të mbushura me lojëra, argëtim, buzëqeshje dhe socializim. Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e përfshirjes, mirëqenies dhe krijimin e kujtimeve të bukura për fëmijët dhe familjet e tyre.

Falënderojmë të gjithë fëmijët, prindërit dhe stafin që kontribuan në realizimin e kësaj dite të veçantë!

Ishte kënaqësi të marrim pjesë dhe të ndajmë përvojat tona në trajnimin tre ditor me temën “Menaxhimi i rastit” , i orga...
22/05/2026

Ishte kënaqësi të marrim pjesë dhe të ndajmë përvojat tona në trajnimin tre ditor me temën “Menaxhimi i rastit” , i organizuar nga Save the Children Kosova, me pjesëmarrës ofrues të shërbimeve sociale, nga Qendrat për punë Sociale, OJQ-të dhe Strehimoret.

Gjatë trajnimit eksploruam mjetet dhe qasjet praktike për menaxhimin e koordinuar të rasteve, komunikimin, vlerësimin e rrezikut dhe bashkëpunimin multidisiplinar, ndërsa shkëmbyem përvoja nga puna e përditshme në këtë fushë.

Address

Rr. Xhevat Demaku Nr. 72
Demaku
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338585699

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Handikos Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Handikos Drenas:

Shortcuts

Share