Shoqata Bereqeti - Deçan

Call Website

Shoqata Bereqeti - Deçan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Bereqeti - Deçan, Charitable organisation, Deçan.

Që nga paslufta në Kosovën e shkatërruar, nevojat emergjente ishin për gjërat më elementare të jetës, pas një aktiviteti të vazhdueshëm ndër vite,në gusht të vitit 2001,BIK-u regjistroi Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në organet e UNMIK-ut si OJQ.

Sot, Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Deçan, pranoi një donacion me veshmbathje nga një motër e jona, e cila ësht...
13/10/2026

Sot, Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Deçan, pranoi një donacion me veshmbathje nga një motër e jona, e cila është donatore e vazhdueshme e shoqatës sonë.

Përveç dhurimit, ajo u kujdes edhe për klasifikimin dhe sistemimin e veshmbathjeve, duke dëshmuar përkushtim të veçantë dhe dëshirë që kjo vepër bamirësie të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto veshmbathje do t’u dhurohen, në ditët në vijim, familjeve në nevojë, duke kontribuar në lehtësimin e jetës së tyre.

E lusim Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë me të mirat e Tij, t’ia pranojë këtë vepër si sadaka të sinqertë, t’i japë shëndet, bereqet dhe lumturi në familjen e saj, si dhe t’ia zëvendësojë me të mira çdo gjë që dhuron për hir të Tij.

Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit tanë dhe e bëftë këtë vepër shkak për lehtësimin e jetës së familjeve në nevojë!

Vizitë dhe donacion në Qendrën Mbikëqyrëse për Personat me Probleme të Shëndetit Mendor në DeçanSot patëm kënaqësinë të ...
13/10/2026

Vizitë dhe donacion në Qendrën Mbikëqyrëse për Personat me Probleme të Shëndetit Mendor në Deçan

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Qendrën Mbikëqyrëse për Personat me Probleme të Shëndetit Mendor në Deçan, ku u pritëm ngrohtësisht nga stafi i qendrës, i cili me përkushtim, dinjitet dhe përgjegjësi kryen punën e tij në shërbim të personave që kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje.

Me këtë rast, patëm mundësinë t’i dhurojmë qendrës një donacion prej 50 shampove për pastrim, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për stafin, dhuruam edhe një pako me hurma.

Në fund të vizitës, realizuam edhe një fotografi të përbashkët me z. Zekë Qufaj.

Ju falënderojmë për mikpritjen, bashkëpunimin dhe punën tuaj të palodhshme!

Një falënderim i veçantë u takon donatorëve tanë zemërmirë, të cilët përmes bujarisë dhe besimit të tyre na mundësojnë të jemi pranë atyre që kanë nevojë.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Deçan
Koordinatori: Festim Kerolli

03/10/2026
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar!Gjatë ditës së djeshme dhe sot po realizohet shpërndarja e 50 pakove ushqimore ...
03/10/2026

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar!

Gjatë ditës së djeshme dhe sot po realizohet shpërndarja e 50 pakove ushqimore dhe 50 thasëve me miell, për 50 familje në nevojë në Komunën e Deçanit.

Kjo ndihmë është mundësuar falë donacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për të gjithë imamët dhe vullnetarët që u angazhuan me përkushtim në organizimin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave tek familjet përfituese.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan në këtë vepër të mirë, t’ua shtojë bereqetin dhe t’ua pranojë këtë mirësi si vepër të hajrit.

Allahu i ndihmoftë familjet në nevojë, ua lehtësoftë gjendjen dhe na bëftë gjithmonë prej atyre që u shërbejnë njerëzve dhe bëjnë mirësi!

Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Deçan
Koordinator
Festim Kerolli

02/10/2026

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili në mesin e shoqërisë sonë vazhdimisht vendos njerëz me zemërgjerësi, vullnet të mirë dhe dashuri për të bërë vepra të mira, duke synuar para së gjithash kënaqësinë e Allahut.

Sot, Shoqata Bereqeti në Deçan pranoi një donacion prej 1,500 kg miell, nga një vëlla bamirës nga fshati Beleg, i cili e nxori zekatin e të korrurave të tij dhe një pjesë të tij e dhuroi për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Zekati është një prej shtyllave kryesore të Islamit dhe një obligim për ata që plotësojnë kushtet e tij. Ky vëlla i yni, nuk mendoi vetëm për rezervat e veta, vendosi që një pjesë të pasurisë së tij ta ndajë me ata që kanë nevojë, duke shpresuar në shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut.

E lusim Allahun e Madhëruar që t’ia pranojë zekatin, t’ia shtojë bereqetin në pasurinë, familjen dhe jetën e tij, ta shpërblejë me të mira të shumta dhe ta bëjë këtë vepër sadaka të pranuar tek Ai.

Allahu e shpërbleftë çdo bamirës që kontribuon për familjet në nevojë dhe i bashkoftë zemrat tona gjithmonë në mirësi dhe bamirësi.

Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, i Cili na mundësoi që edhe sot të vizitojmë një familje në nevojë dhe të je...
30/09/2026

Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, i Cili na mundësoi që edhe sot të vizitojmë një familje në nevojë dhe të jemi pranë tyre me aq sa kemi mundësi.

Me këtë rast, familjes i dërguam një pako ushqimore dhe higjienike, dy thasë me miell, si dhe mish e perime, duke u munduar që sadopak t’ua lehtësojmë nevojat dhe t’u sjellim mbështetje në ditët e tyre.

Shoqata Humanitare Bereqeti – Dega në Deçan mbetet e përkushtuar që, sa herë që ka mundësi, t’u dalë në ndihmë familjeve dhe personave në nevojë, duke u qëndruar pranë dhe duke kontribuar në lehtësimin e vështirësive të tyre.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’ua begatojë furnizimin, t’ua lehtësojë çdo vështirësi dhe t’ua shtojë bereqetin në familje. Allahu i shpërbleftë me të mira të gjithë donatorët dhe bamirësit që mundësojnë këto ndihma.

Falënderimi i takon Allahut në fillim dhe në mbarim. Më pas, mirënjohje dhe falënderim për të gjithë zemërmirët që janë ...
15/09/2026

Falënderimi i takon Allahut në fillim dhe në mbarim. Më pas, mirënjohje dhe falënderim për të gjithë zemërmirët që janë në mesin tonë dhe që, me bujarinë e tyre, na mundësojnë t’u dalim në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Sonte, falë një donatori që dëshiroi të mbetet anonim para njerëzve, por i njohur tek Allahu, vizituam një familje në fshatin Maznik, të cilës i dërguam një pako ushqimore dhe higjienike në vlerë prej 175 eurosh.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë donatorin me të mirat e kësaj bote dhe të Ahiretit, t’ia pranojë sadakanë dhe veprat e mira, t’i dhurojë bereqet në pasuri, shëndet dhe familje. Po ashtu, lusim Allahun që ta lehtësojë gjendjen e kësaj familjeje dhe të të gjithë atyre që janë në nevojë.

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili na mundësoi që sot ta vizitojmë një familje në nevojë dhe t’i dërgojmë ...
14/09/2026

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili na mundësoi që sot ta vizitojmë një familje në nevojë dhe t’i dërgojmë 100 kg miell si mbështetje për nevojat e tyre të përkohshme.

Vlen të përmendet se ky miell ishte donacion nga një bamirës, i cili kishte nxjerrë zekatin e të korrurave të tij dhe e kishte dedikuar për familjet në nevojë.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë vepër të mirë, ta begatojë bamirësin në pasurinë, familjen dhe jetën e tij, si dhe t’ia shumëfishojë shpërblimin në këtë botë dhe në Ahiret. Po ashtu, e lusim Allahun që kësaj familjeje t’ia lehtësojë gjendjen, t’i furnizojë me bereqet dhe mirësi të pandërprera dhe t’i bëjë prej atyre që gjejnë ndihmë dhe përkrahje në kohët e vështira.

Falënderimi i takon Allahut në fillim dhe në mbarim për mirësitë e Tij të shumta.Më pas, falënderojmë të gjithë donatorë...
11/09/2026

Falënderimi i takon Allahut në fillim dhe në mbarim për mirësitë e Tij të shumta.

Më pas, falënderojmë të gjithë donatorët tanë për besimin dhe besueshmërinë që tregojnë ndaj shoqatës sonë, duke na përkrahur dhe qëndruar pranë nesh në realizimin e veprave të mira në dobi të shoqërisë.

Sot, falë bujarisë së një donatori, bëmë shpërndarjen e një kurbani për disa familje që kanë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tonë, duke u munduar që sadopak t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë kurban, ta shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër therësin e kurbanit dhe familjen e tij, t’ua shtojë bereqetin në pasuri, shëndet dhe jetë. Po ashtu, lusim Allahun që familjeve përfituese t’ua largojë vështirësitë, t’i furnizojë me risk hallall, t’i mbulojë me mëshirën e Tij dhe t’ua sjellë ditë më të mira.

Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit me xhenetin Firdeus.

Address

Deçan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Bereqeti - Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share