Fshati Carrabregu i Epërm

Fshati Carrabregu i Epërm Fshatit Carrabregu i Epërm, është fshat i cili gjendet në Komunën e Deçanit në Republikën e Kosovës. Fshati është një vendbanim në Komunën e Deçanit. (Prof.

Carrabregu
Në mbështetje të fakteve arkeologjike dëshmohet se sikur pjesët e tjera të Kosovës, ashtu edhe Deçani me fshatrat e tij në kohën antike banohej nga popullsia Pellazge, e më vonë Iliro-Dardane. Fshati Carrabreg ka qenë i banuar që nga antikiteti, këtë e dëshmojnë mbetjet arkeologjike. Në mesjetë kemi të dhëna në kriosbulën e Manastirit të Deçanit si dëshmi për popullsinë, vendbanimin.

Ndërsa nga koha e Perandorisë Osmane kemi defterë që janë dhënë shënime mbi regjistrimin e popullsisë, territorit etj. Carrabregu gjendet në përendim të Kosovës dhe karakteristikat i ka të pafundime veçorit e fshatit fillojnë që nga etimologji e emrit. Carrabreg(u) - Bregu i Qarrit, është vendbanim i lashtë iliro-shqiptar, emërtimi i të cilit ka ardhur nga drunjë qarri që kanë dominuar në këtë lokalitet. Fshati shtrihet rreth kodrës që e quajnë Breg, i cili ishte dhe është i pyllëzuar pothuajse tërësisht me drunjë Qarri. Pra, Qarra-Breg, Qarra-n-Breg, Qarri-në-Breg Qarrabreg(u), Carrabreg(u), Bregu i Qarrit. Qarra-në-Breg. Fshati Carrabreg ështe një fshat pitoresk si të gjitha fshat e Kosovës, pozita gjeogrfike rrëz Bjeshkeve të Nemuna i ka dhene një pamje edhe më të veçantë këtij lokaliteti. Carrabregu shtrihet rreth një kilometër në jug të Deçanit. Rruga Deçan-Gjakovë e ndanë këtë fshat në dy pjesë, Carrabregu i Epërm dhe Carrabregu i Ulët. Në perëndim kufizohet me fshatin Lloqan, në jugperëndim me fshatin Drenoc, në jug me fshatrat Prejlep dhe Prokulluk, në lindje me fshatrat Irzniq dhe Beleg, ndërsa në veri me qytetin e Deçanit. Si pjesë të fshatit Carrabreg janë edhe tri bjeshkë: Budoshi, Bjeshka e Madhe dhe Koria e Carrabregut, të cilat gjenden në Alpet Shqiptare. Në fushat dhe bjeshkët e fshatit rriten bimë nga më të ndryshmet, pemë, perime të të gjitha llojeve që me ngjyrat e tyre i japin koloritin më të bukur natyrës. Gjallëria e këtij vendi shtohet me shumëllojshmërinë e zogjëve, kafshëve të egra, duke pasur parasysh se buzë Fshatit qëndrojnë në fron Alpet me pejsazhin e saj të bukur dhe madhështor, që sjellin freskin e ajrit të pastër plotë jetë. Tokat ujiten nga dy Lumbardhët: Lumbardhi i Lloqanit dhe Lumbardhi i Deçanit. Pjesa fushore është e mbushur me bimësi të kultivuar, ndërsa në pjesë më të larta shtrihet vegjetacioni i pyjeve gjethërënëse dhe gjethëmbajtëse. Varrezat e fshatit janë të vendosura në Kodren e Losh*t, Kodren e Vogël, Varrezat e Ramosaj, Varrezat te Xhamia, ajo përfshinë një hapësirë të konsiderueshme ku me iniciativën e fshatit çdo vit bëhet pastrimi në mënyrë të organizuar. Vitet e fundit interesimi për mirëmbajtje është edhe më i madh sidomos nga mërgimtarët tanë. Jeta këtu ka një vijushmëri të natyrshme, ku jeta ka vazhdu me mirja vite më parë, edhe pse gërmime arkeologjike të vërteta nuk janë bërë kurrë, kjo zonë me fshatrat përreth është aq e pasur sa mjaftonë një hulumtim sipërfaqësorë për të dalë në rezultate mahnitëse, e gjithë zona është e mbushur me gjurmë që nisin në prehistori. Veçoritë e këtij vendi janë të shumta. Aty janë gjetur shumë artefakte që datojnë mijëra vite më parë
Nga gërmimet arkeologjike të bëra në fshat e sidomos buzë kodrës, është gjetur një gyp i ujësjellësit i kohës romake që daton nga shek. II para Krishtit, çka dëshmon se është një vendbanim i lashtë Ilir. Po ashtu në kodër janë gjetur edhe disa mbetje arkeologjike, si: një kryq, një qallmë dhe një guri në formë figure, që daton nga shek. I para Krishtit. Afër lapidarit gjendet një varr qindravjeçar, të cilin banorët e këtushëm e quajnë varri i Smak Mulës, ku janë të thurura shumë legjenda për këtë varr. Sot fshati Carrabregu i Epërm përbëhet prej tetë lagjeve: Dobraj, Lataj, Loshaj, Bozhadraj, Dautaj, Tahiraj, Zekaj, Balaj. Sot fshati Carrabregu i Ulët përbëhet prej shtatë lagjeve Ramosaj, Demhasaj, Ukëhaxhaj, Qorraj, Aliçkaj, Likaj, Binakaj. Fshati Carrabregu i Epërm në regjistrimin e viti 2011 ka mbi 400 shtëpi banimi duke përfshirë edhe familjet që janë në Ledina. Numri i banorëve në fshat në bazë të statistikave të vitit 2011, ka 1500 banorë rezident, ndërsa numri i banorëve në diasporë në bazë të statistikave të fshatit janë mbi 2000 banorë, pra afërsisht ka rreth 3500 banorë. Vendbanimi në Ledina është pjesë e Carrabregut, ku atje jetojnë familjet Ramosaj, Demhasaj, Zekaj, Bozhdaraj, Dautaj, Balaj. Arton Loshaj)

Sot ka filluar aksioni për pastrimin e rrugicave të fshatit nga barishtet dhe hamulloret.Falënderojmë Kryetarin e Komunë...
14/07/2026

Sot ka filluar aksioni për pastrimin e rrugicave të fshatit nga barishtet dhe hamulloret.

Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për mbështetjen dhe përkushtimin në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke kontribuar që fshati ynë të jetë më i pastër, më i rregullt dhe më i bukur për të gjithë banorët.

Me këtë aksion do të përmirësohet edhe siguria në komunikacion, pasi qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve do të jetë më i sigurt falë rritjes së dukshmërisë përgjatë rrugëve

🌿 Sot nisi realizimi i hapjes së kanaleve të ujitjes në fshatin tonë.Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i fshatit, z...
10/07/2026

🌿 Sot nisi realizimi i hapjes së kanaleve të ujitjes në fshatin tonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i fshatit, z. Arton Loshaj, Drejtori i Bujqësisë, z. Kastriot Himaj, si dhe asambleisti, z. Armend Loshaj.

Ky investim do të lehtësojë ujitjen e tokave bujqësore dhe do të krijojë kushte më të mira për punën e fermerëve tanë.

Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, dhe kompaninë Drini i Bardhë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

08/07/2026
Sot feston ditëlindjen asamblisti i fshatit tonë, Armend Loshaj.Me këtë rast, në emër të fshatit dhe bashkëfshatarëve ta...
30/06/2026

Sot feston ditëlindjen asamblisti i fshatit tonë, Armend Loshaj.

Me këtë rast, në emër të fshatit dhe bashkëfshatarëve tanë, i shprehim urimet më të sinqerta, mbarësi, suksese në jetën personale dhe në angazhimet e tij publike. Vlerësojmë kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të komunitetit dhe i dëshirojmë rrugëtim të mbarë e plot arritje edhe në të ardhmen

Universi Kreativ i Ukë Lataj, intervisa e plotë dhënë në RTV Dukagjini
29/06/2026

Universi Kreativ i Ukë Lataj, intervisa e plotë dhënë në RTV Dukagjini

"Si jetuam" - Kullat shqiptare, frymëzimi i përjetshëm i piktorit 7...

URIME DITA E ÇLIRIMIT 🇦🇱🇽🇰
16/06/2026

URIME DITA E ÇLIRIMIT 🇦🇱🇽🇰

15/06/2026

EKSPOZITË

E HAPUR PËR VIZITORË

Në kuadër të shënimit të 16 Qershorit Ditës së Çlirimit të Deçanit dhe
50-vjetorit të krijimtarisë artistike të autorit

“Universi Kreativ i Ukë Lataj”

E HAPUR NGA
15.06.2026
(e hënë)

DERI MË
22.06.2026
(e hënë)

VENDI: QENDRA RINORE – DEÇAN

Ekspozita përfshin piktura, kompozime abstrakte, peizazhe, portrete, motive tradicionale shqiptare dhe skulptura në dru e gur, të realizuara përgjatë pesë dekadave krijimtari artistike.

Mirë se vini!

Ekspozita mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj

13/06/2026

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së piktorit të njohur deçanas, Ukë Lataj “Universi Kreativ i Ukë Latajt”, një udhëtim artistik që përmbledh 50 vite krijimtari në pikturë, skulpturë, abstraksion dhe traditë.

Ju mirëpresim më 15 qershor, në ora 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan, për të shijuar nga afër veprat e një artisti që ka lënë gjurmë të veçanta në artin tonë. 🎨🖼️

Mirë se vini!

Address

Deçan
51000

Telephone

+38344226538

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Carrabregu i Epërm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share