07/09/2026
Klubi Rotarian Gjakova is solli edhe një thesariq të ri Rotarit Ndërkombëtar si dhe Rotarit Shqiptar.
Klubi Rotarian Gjakova është klubi i parë Rotarian në Kosovë. Pra KR Gjakova e themeloj Rotarin në Kosovë me 30 Qershor 2000. Pastaj KR Gjakova ia dhuroj Rotarit Shqiptar Guvernatorin e Parë Shqiptar, Oficerin e parë Shqiptar në nivel të Zonës Rotariane si dhe donatorin e parë Rotarian Madhor Shqiptar.
Tani me kënaqësi të madhe po ju njohtoj se Dr. Agron Abrashi, antar i Klubit Rotarian të Gjakoves ia dhuroj Fondacionit të Rotarit $250,000.00. Me këtë Dr. Agroni u bë antari i parë Shqiptar i Shoqates “Arch Klumph”. Deri me tani asnjë rotarian Shqiptar nuk ka j*p dhuratë kaq të madhe Fondacionit Rotarian dhe nuk është antar i Shoqates prestigjioze Rotariane “Arch Klumph”.Në emër të klubit dhe personal i falenderoj Dr. Agronit për këtë dhuratë kaq të madhe dhe arritje.