Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc.

Call Website

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc., Non-Governmental Organization (NGO), New York, NY.

10/22/2026

DEKLARATË ZYRTARE

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.

Staten Island, New York – 21 Tetor 2026

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc. shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e tensioneve dhe përplasjet e dhunshme në Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar lëndime dhe dëme të konsiderueshme.

Ne dënojmë se çdo akt dhune, të kryer nga cilado pale dhe theksojmë se jeta e qytetarëve, siguria e të rinjve dhe integriteti fizik i punonjësve të rendit duhet të respektohen në çdo rrethanë.

Liria e fjalës dhe e protestës paqësore janë shtylla të demokracisë. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin dhunën dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa kërkojmë nga institucionet shtetërore të respektojnë të drejtat kushtetuese dhe të garantojnë sigurinë e protestuesve, duke vepruar me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin.

Besojmë se rinia shqiptare duhet të ketë një zë të rëndësishëm në vendimmarrje dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e saj në Shqipëri.

Shoqata Shqiptaro - Amerikane “Skenderbej” Inc. mbështet thirrjet për qetësi, vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv. Vetëm përmes dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësisë institucionale mund të kapërcehet kjo krizë dhe të mbrohen e ardhmja dhe imazhi i Shqipërisë.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.

Staten Island, New York
21 Tetor 2026

10/21/2026
Promovohet vepra madhore historike “Illyricum Sacrum” në Hartsdale, New YorkMë 11 Tetor, 2026, në Qendrën Kulturore “Nën...
10/12/2026

Promovohet vepra madhore historike “Illyricum Sacrum” në Hartsdale, New York

Më 11 Tetor, 2026, në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”, në Hartsdale, Westchester County, New York, morëm pjesë, si përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc., në një aktivitet të veçantë me rëndësi historike, kulturore dhe kombëtare.
Në këtë veprimtari, u promovua vepra madhore historike “Illyricum Sacrum”, e përbërë nga tri vëllime, të cilat trajtojnë dioqezat, qendrat kishtare dhe historinë e tyre, e shkruar në latinisht dhe e përkthyer nga Luket Hasaj dhe Giorgio Nalin. Veprimtaria u organizua nga Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”.
“Illyricum Sacrum”, përbën një burim të rëndësishëm historik për hulumtimin e emërtimeve gjeografike, kishave të lashta, dioqezave, peshkopëve katolike dhe figurave të tjera të rëndësishme të historisë kishtare në trevat e Ballkanit Perëndimor. Nisma për hartimin e saj u ndërmor nga tre historianë jezuitë: Filippo Riceputi, Daniele Farlati dhe bashkëpunëtori i tij, Jacopo Coleti. Ajo ështe botuar në 8 vëllime dhe përmbledh vitet 1751-1819.
Informacioni i përfshirë në këtë vepër, mbetet i panjohur për një pjesë të konsiderueshme të publikut shqiptar. Përmes dokumenteve, emërtimeve gjeografike dhe dëshmive historike, ajo ndihmon në ndriçimin e historisë së trojeve iliro-arbërore dhe të popullsisë që ka jetuar në to. Disa prej këtyre emërtimeve historike njihen dhe përdoren edhe sot.
Në këtë veprimtari mbajtën kumtesa gazetari i shquar i “Zërit të Amerikës”, z. Frank Shkreli; studiuesi Dr. Paulin Marku; historiani z. Zef Ujkaj; aktivisti i njohur dhe bashkëthemeluesi i “Alblibris”, Dr. Pashko Camaj e të tjerë.
Në kumtesat e tyre, folësit theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të veprës “Illyricum Sacrum” për njohjen e historisë së Kishës dhe të jetës në trojet iliro-arbërore. U shpjegua rreth lidhjeve të klerikëve shqiptarë dhe Vatikanit, zhvillimeve shoqërore e kulturore të kohës, si dhe dokumenteve të cilat hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë. Një vend të veçantë zuri gjithashtu edhe korrespondenca e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu me papët dhe princër të tjerë të kohës, të trajtuara në vepër.
Fjala iu dha edhe përkthyesit, z. Luket Hasaj, i cili foli rreth rëndësisë së kësaj vepre në dokumentimin e autoktonisë dhe të vazhdimësisë historike iliro-shqiptare, punës së jashtëzakonshme të bërë në përkthimin nga gjuha latinisht dhe sjelljen e kësaj vepre me vlera të mëdha historike në duart e lexuesve.
Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit, shkëmbyen mendime mes njeri-tjetrit. Bashkëbisedimet, krijuan një atmosferë të ngrohtë e miqësore dhe e shndërruan këtë veprimtari në një ngjarje me vlera të veçanta kulturore, historike dhe kombëtare.
Aktiviteti u drejtua me profesionalizëm nga Dr. Sokol Paja, Editor i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.
Promovimi i veprës “Illyricum Sacrum” ose “Iliria e Shenjtë”, përbën një kontribut të çmuar në njohjen, ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare tek brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.
Staten Island, NY
11 Tetor, 2026

Alketa Veshi Ktona New YorkNjë histori e Kosovës në zemër të New York-ut“The Journalist’s Mission” – Historia e Kosovës ...
09/26/2026

Alketa Veshi Ktona
New York

Një histori e Kosovës në zemër të New York-ut

“The Journalist’s Mission” – Historia e Kosovës vjen në ekranet e Amerikës

Premiera në Times Square bashkon komunitetin shqiptaro-amerikan, personalitete të artit, diplomacisë dhe miq të Kosovës
NEW YORK

Në zemër të New York-ut, në Times Square, aty ku percaktohen fatet e botes, u shfaq një histori që sjell me vete kujtesën, dhimbjen dhe qëndresën e popullit të Kosovës.

Më 24 shtator, në AMC Empire 25, u mbajt premiera e filmit “The Journalist’s Mission”, një produksion i bazuar në ngjarje reale të luftës së Kosovës. Premiera mblodhi personalitete të njohura nga arti, politika dhe diplomacia, përfaqësues të organizatave shqiptaro-amerikane, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar në New York dhe më gjerë.

Filmi sjell historinë e Anës, një vajzë e vogël që udhëton drejt Kosovës për të takuar gjyshërit e saj. Ajo nuk e di se udhëtimi do të shndërrohet në një nga përvojat më të dhimbshme të jetës së saj. Para syve të saj ndodh një tragjedi familjare, duke e lënë atë me një plagë dhe traumë që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Përmes historisë së Anës, “The Journalist’s Mission” sjell në vëmendje tragjedinë e mijëra familjeve shqiptare gjatë luftës së Kosovës. Fëmijë, gra, burra dhe të moshuar humbën jetën; familje u ndanë dhe fshatra të tëra u dogjën e u shkatërruan.

Filmi është realizuar në gjuhën angleze dhe synon t’ia tregojë këtë histori edhe publikut amerikan dhe ndërkombëtar. Mesazhi i tij është i qartë: kujtesa është përgjegjësi dhe dhimbja e atyre që vuajtën nuk duhet të harrohet.

Një mbrëmje me mesazh të fortë
Premiera nuk ishte vetëm një ngjarje kinematografike. Ajo u kthye në një moment kujtese për viktimat e luftës dhe në një rast për të shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për rolin e tyre në përfundimin e luftës në Kosovë.

Në këtë mbrëmje mori fjalën shqiptaro-amerikani, një nga lobistët më të shquar, i cili ngriti shqetesimin e vuajtjeve të Kosoves në dyert e diplomacisë amerikane, Henri Bajraktari. Ai foli për rëndësinë e UÇK-së dhe për mirënjohjen që shqiptarët e Kosovës dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kanë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Një moment i veçantë ishte edhe fjala e diplomatit amerikan William Walker, një prej figurave të njohura ndërkombëtarisht për rolin e tij në evidentimin e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës.

Walker kujtoi ditët e vështira të Kosovës dhe foli edhe për zhvillimin e saj në vitet që pasuan luftën.

Muzika që bashkoi emocionet
Në fund të aktivitetit, atmosfera u bë edhe më emocionuese me interpretimin e këngëve me kengetaret Gresa Behluli dhe Shkurte Fejza me kengen “Mora fjalë”.

Kënga, e njohur për lidhjen e saj me kujtesën e luftës dhe figurën e dëshmorëve të Kosovës, i dha mbrëmjes një përmbyllje simbolike dhe emocionuese.

Një film për të mos harruar
“The Journalist’s Mission” pritet të shfaqet në kinematë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë mundësinë një publiku edhe më të gjerë të njihet me historinë që përcjell filmi.

Për komunitetin shqiptar në Amerikë, premiera në Times Square ishte më shumë se një shfaqje filmi. Ishte një moment për të kujtuar të kaluarën, për të nderuar viktimat dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj historinë e Kosovës.

Sepse historitë që kanë kushtuar jetë nuk duhet të harrohen.

Kosova ka historinë e saj. Ka dhimbjen e saj. Ka dëshmitarët e saj. Kjo histori duhet te dëgjohet ashtu siç ka ndodhur.

Festivali i Parë Shqiptar në Staten Island, New YorkMë 19 shtator 2026, komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, ...
09/21/2026

Festivali i Parë Shqiptar në Staten Island, New York

Më 19 shtator 2026, komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, përjetoi një ngjarje të veçantë dhe historike: Festivalin e Parë Shqiptar, një festë e bukur e traditës, kulturës, gjuhës, muzikës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.
Ky festival u realizua me mbështetjen dhe sponsorizimin e këshilltarit të Staten Island z. David Carr, dhe 13 shoqatave shqiptare të komunitetit tonë, të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Staten Island, Queens, New Jersey dhe më gjerë. Bashkimi i këtyre organizatave dëshmoi edhe një herë përkushtimin e komunitetit shqiptar për të ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi vlerat, traditat dhe identitetin tonë kombëtar.
Programi artistik ishte i pasur me valle, këngë dhe muzikë tradicionale shqiptare, duke sjellë në skenë ngjyrat, bukurinë dhe shpirtin e kulturës shqiptare. Ky festival ishte më shumë se një aktivitet artistik; ishte një shprehje e fuqishme e dashurisë për atdheun dhe e përgjegjësisë sonë për t’ua trashëguar brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc., si një nga sponsorizueset e këtij festivali, u përfaqësua denjësisht me dy interpretime të veçanta nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Skënderbej”.
Nxënësja Adea Latifi, balerinë e Shkollës Shqipe “Skënderbej”, interpretoi me shumë përkushtim vallen “Kuq e Zi je ti”, duke përcjellë përmes artit dhe lëvizjes, bukurinë e identitetit tonë kombëtar. Nxënësi Kelvin Rustani interpretoi me elegancë dhe ndjenjë poezinë e pavdekshme “Bagëti e Bujqësi”, duke sjellë në skenë vargjet e Naim Frashërit dhe dashurinë e thellë për gjuhën, tokën dhe atdheun shqiptar.
Një falënderim i veçantë shkon për anëtaren e Kryesisë, znj. Arta Xhaferri e cila realizoi koordinimin dhe organizimin e programit. Falenderimi tjetër shkon për mësueset e Shkollës Shqipe “Skënderbej”, znj. Geltjana Bulku dhe Juljana Latifi si edhe tek të gjithë anëtarët e shoqatës, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet.
Mirënjohja jonë më e veçantë u takon nxënesve, Adea Latifit dhe Kelvin Rustanit, të cilët me talentin, përkushtimin dhe dashurinë e tyre për kulturën shqiptare na bënë krenarë të gjithëve.
Ky festival na kujton se tradita jeton për sa kohë që ne e ruajmë, e duam dhe ua përcjellim brezave që vijnë. Nëpërmjet fëmijëve tanë, gjuhës shqipe, këngës, valles dhe letërsisë, ne mbajmë gjallë rrënjët tona dhe forcojmë identitetin shqiptar në diasporë.
Të ruajmë traditën, të mësojmë gjuhën, të nderojmë kulturën dhe t’ua përcjellim brezave dashurinë për Shqipërinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc. Staten Island, NY, Shtator 2026

Liria ka emër 🇦🇱🇦🇱 ZËRI I SHQIPTARËVE KUMBOI NË ZEMËR TË NEW YORK-UT! 🇦🇱Anëtarë të shoqatave dhe të komunitetit shqiptar...
09/17/2026

Liria ka emër 🇦🇱
🇦🇱 ZËRI I SHQIPTARËVE KUMBOI NË ZEMËR TË NEW YORK-UT! 🇦🇱
Anëtarë të shoqatave dhe të komunitetit shqiptar, të zhgënjyer dhe të tronditur nga vendimi i Gjykates speciale te Hages, ndaj liderëve të Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, u mblodhën në Times Square, me flamujt kuqezi në duar dhe me pankarta që përcollën zërin e një kombi:

“Dënoni fajtorin real!”
“Liria ka emër!”
“Drejtësia nuk harrohet!”

Me zemër të thyer, por me kokën lart, ne dolëm për të dëshmuar se historia, sakrifica dhe liria e shqiptarëve nuk mund të fshihen dhe as të heshten.

Flamujt kuqezi valëvitën në qiellin e New York-ut.

Zëri ynë jehoi mes turmës së Times Square.

Na dëgjuan.
Na panë.
Dhe mesazhi ynë u përcoll.

Atdheu ka nevoje per zerin tone per rolin e gjithsejcilit.

Dashuria per Lirine, Shqipërinë dhe Kosovën do te prevaloje. ❤️🖤
Për ata që luftuan.
Për ata që sakrifikuan.
Për të vërtetën.
Për drejtësinë.
Për lirinë.
🇦🇱 LIRIA KA EMËR. LIRIA KA HISTORI. DHE ZËRI YNË NUK DO TË HESHTË! 🇦🇱

Alketa Ktona Veshi
16 Shtator
Time Square Manhatan

09/07/2026

Mbremje Verore, NYC

Gëzuar 4 Korrikun, 250 vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!Kjo festë madhështore na gjen me shumë ën...
07/04/2026

Gëzuar 4 Korrikun, 250 vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Kjo festë madhështore na gjen me shumë ëndrra të realizuara, me dëshira të përmbushura dhe me mirënjohje të thellë për një vend që, për breza të tërë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet simbol i shpresës, lirisë dhe mundësive.
Miliona njerëz nga të gjitha anët e botës kanë udhëtuar dhe vazhdojnë të udhëtojnë drejt Amerikës për të mësuar, për t'u edukuar, për t'u zhvilluar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ata vijnë në një vend ku mendimi i lirë mbrohet, ku liria e fjalës është një e drejtë themelore dhe ku idetë, edhe kur janë të ndryshme, konsiderohen të domosdoshme për përparimin e shoqërisë. Amerika na kujton se të drejtat e njeriut, dinjiteti dhe liria nuk janë privilegje që dhurohen, por parime që duhen mbrojtur me guxim, përgjegjësi dhe vendosmëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i shkencës dhe i zbulimeve, ku raketat kozmike ngrihen drejt qiellit dhe njerëzimi udhëton drejt universit dhe së panjohurës, në kërkim të përgjigjeve të reja për botën dhe ekzistencën tonë.
Amerika është vendi i mjekësisë, i përparimit dhe i shpresës për jetën, ku edhe fjala e fundit mund të mbajë brenda saj një mundësi më shumë. Është një vend ku dora zgjatet për të të kuptuar, për të të ngritur dhe për të të dhënë forcën e mundësinë që të vazhdosh përsëri udhëtimin drejt suksesit dhe fitores.
Amerika është vendi ku kulturat, gjuhët dhe traditat që secili sjell me vete nuk shihen si pengesë, por si pasuri. Një komb i ndërtuar mbi guximin e njerëzve që besuan se liria, barazia para ligjit dhe e drejta për të kërkuar lumturinë janë themele të një shoqërie të denjë dhe të fuqishme.
Gëzuar 250 vjetorin e lindjes, Amerikë! Gëzuar tokës së lirisë, të drejtave të njeriut dhe ëndrrave që guxojnë të bëhen realitet!

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc.
Staten Island, NY
4 Korrik, 2026

Nga Adelina Laçaj

Address

New York, NY

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share