Plava e Gucia Sot

Plava e Gucia Sot Bashkimi i trojeve shqiptare fillon këtu.

Plava e Gucia Sot” is a bridge between our homeland, Plava & Gucia, and the Albanian world, keeping our community connected to its roots, heritage, culture, and history

KF Deçiqi nënshkruan kontrat me katër futbollistë nga Malësia
06/07/2026

KF Deçiqi nënshkruan kontrat me katër futbollistë nga Malësia

KF Deçiqi ka vazhduar përforcimin e ekipit në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar kontrata me katër futbollistë: Romario Camaj, Halil Kajoshaj, Mario Gjolaj dhe Alldin Axhoviq. Lajmi është bërë i ditur pas përfundimit të sezonit 2025/26, teksa klubi nga Tuzi po ndërton ekipi...

Një artikull i publikuar nga POLITICO Europe, një ndër mediat më të njohura dhe më me ndikim në qarqet politike të Bashk...
06/07/2026

Një artikull i publikuar nga POLITICO Europe, një ndër mediat më të njohura dhe më me ndikim në qarqet politike të Bashkimit Evropian, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik lidhur me ndikimin që projekti turistik i Jared Kushner në bregdetin shqiptar mund të ketë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas artikullit, zyrtarë dhe institucione evropiane kanë shprehur shqetësime lidhur me transparencën, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e procedurave ligjore në projektet e mëdha zhvillimore që po planifikohen në zona të ndjeshme bregdetare. Debati ka nxitur reagime të shumta si në Shqipëri ashtu edhe në institucionet ndërkombëtare.

Më poshtë ju sjellim artikullin e plotë të POLITICO Europe, për t’u njohur nga afër me pretendimet, faktet dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raportim.

https://www.politico.eu/article/eu-warns-albania-membership-bid-jared-kushner-project-protests/

06/07/2026

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të atdhetarit Rexhep Gali Balidemaj

Sot, me respekt të thellë dhe mall të pashuar, kujtojmë atdhetarin e nderuar Rexhep Gali Balidemaj, në njëvjetorin e kalimit të tij në amshim.

Baca Rexhë ishte ndër ata burra të rrallë që jetën e tyre ia kushtuan kombit, traditës dhe ruajtjes së vlerave shqiptare. Edhe në moshë të thyer, afër një shekulli jetë, ai mbeti i lidhur fort me historinë, kulturën dhe frymën atdhetare të trojeve tona.

Pamjet që po ndajmë sot janë dëshmi e gjallë e dashurisë së tij për veprën e pavdekshme të At Gjergj Fishtës. Teksa recitonte vargjet e Lahuta e Malcís, dukej sikur vitet largoheshin dhe shpirti i tij rinohej me fuqinë e fjalës shqipe, me krenarinë e historisë sonë dhe me idealet që i kishte bartur gjatë gjithë jetës.

Kujtimi për Bacën Rexhë do të mbetet i gjallë në zemrat e familjarëve, miqve, bashkëvendësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Jeta dhe shembulli i tij janë pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kombëtare.

I përjetshëm qoftë kujtimi për atdhetarin Rexhep Gali Balidemaj.

Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot shpreh edhe një herë respektin dhe nderimin më të lartë për figurën e tij, duke iu bashkuar familjes Balidemaj në këtë ditë përkujtimi. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Rexhë.

NJOFTIM NGA FAMILJA HASANGJEKAJ NË SUEDI
06/06/2026

NJOFTIM NGA FAMILJA HASANGJEKAJ NË SUEDI

Familja Hasangjekaj njofton të afërmit, miqtë dhe dashamirët se varrimi i nënës së tyre të ndjerë, Grishë Hasangjekaj (e lindur Gjonbalaj), do të bëhet të hënën, më 8 qershor 2026, në varrezat e Lessebos në Suedi, me fillim në ora 13:00. Për shkak të rrethanave familjare, shpre....

06/06/2026

Dita e hapjes së sezonit turistik ne Kelmend ❤️

Falënderoj të gjitha bujtinat, restorantet, prodhuesit vendas dhe artizanët/artizanet që bashkëpunuan dhe kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti. Ju uroj një sezon sa më të mbarë, me shumë vizitorë dhe plot bereqet!

Faleminderit secilit vizitor që zgjedh Kelmendin për pushimet dhe përjetimet e tij.

Një falënderim i veçantë për Albanian Bikers që ishin pjesë e këtij aktiviteti dhe zgjodhën Kelmendin si destinacion të xhiros së tyre, si dhe për secilin që gjeti kohën t’i bashkohej këtij aktiviteti.

Ju mirëpresim gjithmonë në Kelmend! 🏔️❤️

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin
06/05/2026

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik Dukuria e animozitetit kundër  identitetit të  shqiptarëve  në Mal të Zi nuk është  e panjohur, sepse si më parë në monizëm është e pranishme  edhe  në pluralizëm, ku rasti i fundit  në Tuz  dëshmon se  disa individë   të infektuar  me virusin e albano...

FSK realizoi ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”
06/05/2026

FSK realizoi ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”

Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara si togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, togje të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, realizuan ushtrimin fushor validues...

Address

3049 Hull Avenue A
New York, NY
10467

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Plava e Gucia Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Plava e Gucia Sot:

Share