18/10/2026
GURGUNICË, MOS E HARRONI BESIMIN E POPULLIT!
Të dashur banorë të Gurgunicës, para se të vendosni për votën tuaj, mendoni mirë për të ardhmen e fshatit tonë. Ne meritojmë respekt, sinqeritet dhe njerëz që qëndrojnë pas fjalës së dhënë.
Premtimet para zgjedhjeve i bëjnë shumë njerëz, por ajo që ka rëndësi është se kush mban përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e veta.
Për mua, besimi i qytetarëve nuk është lojë politike. Askush nuk duhet ta marrë mbështetjen e popullit si të mirëqenë.
Gurgunica meriton respekt, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë! Mos harroni të kaluarën, kërkoni llogari dhe informohuni mirë para se të merrni vendimin tuaj.
Vota është e juaja dhe vendimi duhet të jetë i lirë!