Klubi Bjeshkatar Tetova

Klubi Bjeshkatar Tetova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Bjeshkatar Tetova, Tetovo.
(2)

🏔️ KB Tetova pjesë e Marsh*t Tradicional “Guri i Rrafshë 2026”📍 Jellovcë – Guri i Rrafshë | Mali Sharr📅 31.05.2026Dje, K...
01/06/2026

🏔️ KB Tetova pjesë e Marsh*t Tradicional “Guri i Rrafshë 2026”
📍 Jellovcë – Guri i Rrafshë | Mali Sharr
📅 31.05.2026
Dje, Klubi Bjeshkatar Tetova mori pjesë në Marshin Tradicional “Guri i Rrafshë 2026”, një aktivitet i bukur malor njëditor i organizuar në Malin Sharr.

Klubi ynë ishte i pranishëm me rreth 16 anëtarë, të cilët me 4 fuoristrada u nisën drejt Jellovcës për t’iu bashkangjitur këtij marshimi tradicional, ku morën pjesë shumë shoqata dhe klube malore nga rajoni.

🥾 Ecja filloi nga një vendparkim i improvizuar afër Jellovcës, vend ku në fund të aktivitetit u organizua edhe dreka për pjesëmarrësit. Shtegu vazhdoi në drejtim të Gurit të Rrafshë, në lartësi 1886 m, me gjatësi rreth 6.5 km në një drejtim dhe me ngjitje të konsiderueshme malore.

🌤️ Koha ishte shumë e përshtatshme për ecje, me diell dhe disa re të lehta që e bënë rrugëtimin edhe më të këndshëm. Një pjesë e shtegut kaloi nëpër mal, nga zona e Jellovcës deri në dalje në bjeshkë, duke ofruar freski, pamje të bukura dhe atmosferë të shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit.

🏞️ Rrugëtimi deri te Guri i Rrafshë ishte i veçantë, me energji pozitive, shoqëri të mirë dhe praninë e shumë bjeshkatarëve që ndajnë të njëjtën dashuri për malin dhe natyrën.

🍽️ Në kthim, në vendin ku ishte pika e nisjes, organizatorët kishin përgatitur drekë për të gjithë pjesëmarrësit, me groshë dhe hallvë gostivari, një traditë e bukur që tashmë është bërë pjesë e pandashme e këtyre marshimeve malore.

🙏 Klubi Bjeshkatar Tetova shpreh falënderim të sinqertë për organizatorët e Marsh*t Tradicional “Guri i Rrafshë 2026”, për mikpritjen, organizimin dhe kujdesin ndaj pjesëmarrësve gjatë gjithë aktivitetit.

👏 Urime për një marsh të realizuar me sukses dhe me shumë dashuri për Malin Sharr!

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë për natyrën.

🏔️ Përgatitje për Marshin Tradicional të Klubit Bjeshkatar TetovaSot, një javë para mbajtjes së Marsh*t Tradicional, një...
30/05/2026

🏔️ Përgatitje për Marshin Tradicional të Klubit Bjeshkatar Tetova

Sot, një javë para mbajtjes së Marsh*t Tradicional, një grup anëtarësh të Klubit Bjeshkatar Tetova ishte në terren për të përgatitur, kontrolluar dhe pastruar shtegun nëpër të cilin do të ecim të dielën e ardhshme.

Me punë vullnetare, përkushtim dhe dashuri për malin, anëtarët tanë kontribuuan që shtegu të jetë sa më i pastër, më i sigurt dhe më i këndshëm për të gjithë pjesëmarrësit që do t’i bashkohen këtij aktiviteti.

🥾 Rikujtojmë se Marshi Tradicional do të mbahet të dielën e ardhshme, më 7 qershor 2026.
📍 Nisja: te Teleferiku, Kodra e Diellit
🎯 Destinacioni: Gjuri i Lopëve – kthimi te Stanet e Shipkovicës

Ftojmë të gjitha shoqatat bjeshkatare, dashamirët e natyrës, familjet dhe miqtë e malit që të na bashkohen në këtë ditë të veçantë në Sharr.

🍵 Për pjesëmarrësit do të ketë mikpritje tradicionale, çaj mali dhe ushqime tradicionale në atmosferë miqësore e bjeshkatare.

🎒 Ju lutemi të vini me këpucë të përshtatshme për ecje malore, ujë, veshje sipas motit dhe vullnet të mirë.

📩 Të gjithë të interesuarit që planifikojnë të marrin pjesë, lusim të konfirmojnë pjesëmarrjen dhe numrin e pjesëmarrësve në mesazh në faqen e klubit.

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë për traditën!

🏔️ Ngjitje në Majën e Pllatit / Ortekut📍 Kodra e Diellit – Pllat – Kodra e Diellit📅 25 maj 2026Dje, një grup prej 9 anët...
26/05/2026

🏔️ Ngjitje në Majën e Pllatit / Ortekut
📍 Kodra e Diellit – Pllat – Kodra e Diellit
📅 25 maj 2026

Dje, një grup prej 9 anëtarësh të Shoqatës Bjeshkatare Tetova realizoi me sukses ngjitjen në Majën e Pllatit, e njohur edhe si Maja e Ortekut, duke kaluar një ditë të mbushur me energji, bashkëpunim dhe dashuri për natyrën.

🥾 Ecja u realizua në të dy drejtimet, nga Kodra e Diellit drejt Pllatit dhe kthimi përsëri në Kodër të Diellit, në një shteg malor që ofroi pamje të bukura të Sharrit dhe atmosferë të shkëlqyer në grup.

📊 Të dhëna statistikore të ecjes:
➡️ Drejtimi i parë: 9.69 km
⬅️ Kthimi: 9.55 km
📍 Gjatësia totale: rreth 19.24 km
⏱️ Koha totale e ecjes: rreth 7 orë e 50 minuta
🚶‍♂️ Ritmi mesatar: rreth 24 min/km
🌤️ Moti: i favorshëm për ecje, me temperatura nga 19°C deri në 28°C

Gjatë gjithë itinerarit, pjesëmarrësit shijuan natyrën e pastër, pamjet madhështore malore dhe frymën pozitive që e karakterizon çdo aktivitet të klubit tonë.

Kjo ngjitje ishte edhe një dëshmi tjetër e pasionit, përkushtimit dhe vazhdimësisë së anëtarëve tanë në promovimin e aktiviteteve malore dhe bukurive të Malit Sharr.

👏 Urime grupit për realizimin e kësaj ecjeje të bukur dhe sportive!

🏔️ Shoqata Bjeshkatare Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë në bjeshkë.

🏔️ Promovimi i shtegut drejt Ujvarave të Dobroshtit📍 Mali Sharr | 17.05.2026Dje, më 17.05.2026, Klubi Malor SCARDUS prom...
18/05/2026

🏔️ Promovimi i shtegut drejt Ujvarave të Dobroshtit
📍 Mali Sharr | 17.05.2026

Dje, më 17.05.2026, Klubi Malor SCARDUS promovoi shtegun drejt Ujvarave të Dobroshtit, si një destinacion i ri dhe shumë i bukur në zemër të Malit Sharr.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe 5 anëtarë të Klubit Bjeshkatar Tetova, të cilët iu bashkangjitën këtij eventi të rëndësishëm për promovimin e bukurive natyrore të rajonit tonë.

🥾 Shtegu deri te ujvarat ishte përafërsisht 7 km, me diznivel rreth 1050 m, duke ofruar një ecje sfiduese, por shumë të bukur, mes natyrës së pastër dhe peizazheve mbresëlënëse të Sharrit.

👏 Klubi Bjeshkatar Tetova përgëzon sinqerisht Klubin Malor SCARDUS për realizimin e këtij projekti, për punën e madhe të bërë në hapjen dhe promovimin e këtij shtegu, si dhe për organizimin e shkëlqyer të aktivitetit.

🙏 Një falënderim i veçantë për nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe kujdesin ndaj të gjithë pjesëmarrësve.

🍽️ Në fund të aktivitetit, nikoqirët kishin përgatitur edhe një drekë tradicionale për të gjithë të pranishmit, me groshë, hallvë dhe pije freskuese, duke e përmbyllur ditën në atmosferë miqësore dhe bjeshkatare.

🌿 Ujvarat e Dobroshtit tashmë janë një tjetër dëshmi e pasurisë natyrore që ofron Mali Sharr dhe një destinacion i ri që meriton të vizitohet e promovohet.

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë për Sharrin.

🏔️ Ecje drejt Ujvarës së Vicës📍 Vicë – Ujvara e Vicës🥾 7.5 km | Diznivel rreth 430 mSot, një grup i Klubit Bjeshkatar Te...
17/05/2026

🏔️ Ecje drejt Ujvarës së Vicës
📍 Vicë – Ujvara e Vicës
🥾 7.5 km | Diznivel rreth 430 m

Sot, një grup i Klubit Bjeshkatar Tetova realizoi ecjen e radhës nga Vica deri te Ujvara e Vicës, në një shteg të bukur malor që kalon mes pyjeve, freskisë dhe natyrës së mrekullueshme të Sharrit.

Kjo ecje kishte një rëndësi të veçantë për klubin tonë, sepse pikërisht vitin e kaluar KB Tetova kontribuoi në hapjen, pastrimin dhe rregullimin fizik të këtij shtegu deri te ujvara, si dhe në shënimin e tij, me qëllim që ky destinacion i bukur natyror të jetë më i qasshëm dhe më i sigurt për bjeshkatarët dhe dashamirët e natyrës.

Sot, me kënaqësi mund të themi se po i shijojmë frytet e asaj pune të përkushtuar. Shtegu drejt Ujvarës së Vicës tashmë është një mundësi e bukur për ecje, relaksim dhe promovim të bukurive natyrore të fshatit Vicë dhe Malit Sharr.

🌿 Ecja kaloi në atmosferë shumë të mirë, me energji pozitive, shoqëri të këndshme dhe pamje të veçanta gjatë gjithë rrugës. Destinacioni ynë, Ujvara e Vicës, na priti me freskinë dhe bukurinë e saj natyrore, duke e bërë këtë aktivitet edhe më të veçantë.

👏 Falënderim për të gjithë anëtarët që morën pjesë dhe për të gjithë ata që vitin e kaluar kontribuan me punë konkrete në rregullimin e këtij shtegu.

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë për natyrën.

🎉 Marshi Tradicional i Klubi Bjeshkatar Tetova 📍 Stanet e Shipkovicës | Mali Sharr📅 E diel, 7 qershor 2026Klubi Bjeshkat...
14/05/2026

🎉 Marshi Tradicional i Klubi Bjeshkatar Tetova
📍 Stanet e Shipkovicës | Mali Sharr
📅 E diel, 7 qershor 2026

Klubi Bjeshkatar Tetova ka kënaqësinë të paralajmërojë organizimin e Marsh*t Tradicional, i cili edhe këtë vit do të mbahet në një atmosferë të bukur bjeshkatare, festive dhe miqësore.

Ky aktivitet tashmë është bërë pjesë e traditës sonë dhe ka për qëllim promovimin e natyrës së Malit Sharr, bashkimin e bjeshkatarëve, shoqatave, dashamirëve të natyrës, familjeve dhe turistëve nga rajoni dhe më gjerë.

🥾 Nisja do të bëhet në orën 08:00 te Teleferiku, 09:00 – Mbërritje në “Miceropa” (Gjuri i Sidollit) ku parkohen veturat, ndërsa marshimi do të zhvillohet në drejtim të staneve të Shipkovicës , ku do të shërbehemi me çaj mali, pastaj në drejtim të Gjurit të Lopëve, me kthim drejt Staneve të Shipkovicës.

Gjatë ditës parashihet një program i pasur me ecje në natyrë, momente shoqërore, fotografi, përshëndetje për pjesëmarrësit, si dhe ndarje mirënjohjesh për shoqatat dhe miqtë pjesëmarrës.

🍽️ Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë mikpritje tradicionale me çaj mali, flija, hallvë dhe ushqime tradicionale, në frymën e mikpritjes sonë bjeshkatare.

👣 Në këtë marsh priten mbi 300 pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Ftohen të gjitha shoqatat bjeshkatare, dashamirët e natyrës, familjet dhe turistët që të na bashkohen për një ditë të paharruar në malin tonë të zemrës – Sharrin.

🎒 Ju lutemi merrni me vete:
këpucë të përshtatshme për mal, ujë, veshje të përshtatshme sipas kushteve atmosferike, vullnet të mirë dhe zemër të hapur.

📸 Do të ketë shumë momente të bukura për fotografi, shoqëri dhe kujtime që do të mbeten gjatë.

📩 P.S. Të gjithë të interesuarit që planifikojnë të marrin pjesë në këtë event, lusim që konfirmimin e pjesëmarrjes dhe numrin e pjesëmarrësve ta dërgojnë në mesazh në faqen e klubit.

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë në traditë.

🏔️ Ecje bjeshkatare nga Llaca drejt Gurit të KuqSot, një grup prej 10 anëtarëve të Klubit Bjeshkatar Tetova realizoi një...
10/05/2026

🏔️ Ecje bjeshkatare nga Llaca drejt Gurit të Kuq

Sot, një grup prej 10 anëtarëve të Klubit Bjeshkatar Tetova realizoi një ecje të bukur në një nga shtigjet atraktive të Malit Sharr.

🥾 Ruta e ecjes:
Llacë – Çeshma e Hajdutit – kurrizorja drejt Gjuri/Guri i Kuq – Uji i Bardhë – Llacë

Ecja kishte gjatësi përafërsisht 14 km vajtje-ardhje, me diznivel rreth 1015–1100 m, duke ofruar një sfidë të mirë fizike dhe një përjetim të veçantë në natyrë.

🌤️ Koha ishte e përshtatshme për ecje, me diell dhe vranësira, ndërsa grupi shijoi peizazhet malore, freskinë e bjeshkës dhe bukurinë e burimit Uji i Bardhë gjatë kthimit.

Si gjithmonë, ecja kaloi në atmosferë të mirë shoqërore, me kujdes të ndërsjellë mes anëtarëve dhe me energjinë pozitive që e karakterizon klubin tonë.

👏 Urime grupit për realizimin e kësaj ecjeje të bukur dhe sportive!

🏔️ Klubi Bjeshkatar Tetova
🥾 Bashkë në shtigje, bashkë në bjeshkë.

🌄 Klubi Bjeshkatar Tetova pjesë e punëtorisë për malin Sharr. Klubi Bjeshkatar Tetova mori pjesë në punëtorinë e parë të...
06/05/2026

🌄 Klubi Bjeshkatar Tetova pjesë e punëtorisë për malin Sharr.
Klubi Bjeshkatar Tetova mori pjesë në punëtorinë e parë të organizuar nga CNVP në kuadër të konceptit 4Returns, kushtuar restaurimit të peizazheve të degraduara dhe zhvillimit të qëndrueshëm në mikro-rajonin e Sharrit.
Si klub që vepron dhe promovon vazhdimisht vlerat natyrore të Malit Sharr, e vlerësojmë këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe përfshirjen aktive të komunitetit lokal.
🙏 Faleminderit CNVP Foundation North Macedonia për ftesën dhe organizimin.

🏔️ Marshi Tradicional “Çellopeku 2026”📍 Organizuar nga Shoqata malore sportive BESA   – ÇellopekTë dielën, një grup tjet...
04/05/2026

🏔️ Marshi Tradicional “Çellopeku 2026”
📍 Organizuar nga Shoqata malore sportive BESA – Çellopek

Të dielën, një grup tjetër i anëtarëve të Klubit Bjeshkatar Tetova mori pjesë në Marshin Tradicional “Çellopeku 2026”, të organizuar nga miqtë tanë të Shoqatës Malore Sportive Besa – Çellopek.

Duke qenë një klub me numër të madh anëtarësh dhe me dashuri të madhe për bjeshkën, KB Tetova këtë fundjavë ishte aktive në më shumë se një shteg, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin, energjinë dhe shpirtin bjeshkatar të anëtarëve tanë.

Në këtë aktivitet, klubi ynë ishte i pranishëm me 20 anëtarë, të cilët patën kënaqësinë të jenë pjesë e një ngjarjeje të bukur në natyrë, të mbushur me ecje, shoqëri dhe atmosferë miqësore.

🙏 Një përshëndetje dhe falënderim i veçantë shkon për Shoqatën Malore Sportive Besa – Çellopek, për organizimin fenomenal, mikpritjen e ngrohtë dhe drekën e shijshme të përgatitur për të gjithë pjesëmarrësit.

🏅 Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë për vlerësimin që iu nda shoqatës sonë, Klubit Bjeshkatar Tetova. Ky respekt i ndërsjellë është dëshmi e bashkëpunimit të mirë mes shoqatave bjeshkatare dhe e frymës pozitive që na bashkon në çdo aktivitet.

🌿 Për ne, çdo ecje është më shumë se një aktivitet sportiv; është miqësi, traditë, respekt për natyrën dhe bashkim mes njerëzve që e duan malin.

👏 Faleminderit SHMS Besa – Çellopek për këtë ditë të bukur!

🥾 Shihemi në aktivitetet e radhës!

Address

Tetovo
1200

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38975454180

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Bjeshkatar Tetova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Bjeshkatar Tetova:

Share