Bashkësia lokale Reçic e Madhe

Bashkësia lokale Reçic e Madhe Bashkësia lokale Reçica e Madhe eshte formuar për pastrimin e fshatit ,mirëmbajtjen e ujit, dhe investime etj..

Sot Reçica e Madhe humbi një pionier të riduke lënë pas dhimbje e pikëllim të madh.Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij...
14/10/2026

Sot Reçica e Madhe humbi një pionier të ri
duke lënë pas dhimbje e pikëllim të madh.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të pakufishme e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus dhe familjes i dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona! LONI 🥹❤️ 🤲🕊️

07/08/2026

Reçica e Madhe sot gëzon! ❤️

Sot Reçica e Madhe ka ujë të pijshëm hapësira të gjelbra, parqe dhe një rrugë që e lidh fshatin me autostradën. Këto nuk janë thjesht premtime por punë që janë bërë dhe që po i shërbejnë çdo banori.

Pas të gjitha këtyre punëve qëndron një emër: Gajur Sinani – nismëtari dhe një nga njerëzit që ka punuar për t i çuar këto projekte përpara.

Të gjitha këto kanë emër dhe mbiemër: GAJUR SINANI. 👏

Fjala e dhënë u mbajt. Me iniciativën dhe angazhimin e tij të pandalshëm, Gajur Sinani nuk u ndal asnjëherë për të punua...
20/07/2026

Fjala e dhënë u mbajt. Me iniciativën dhe angazhimin e tij të pandalshëm, Gajur Sinani nuk u ndal asnjëherë për të punuar në të mirë të Reçicës së Madhe.

Është e rëndësishme që të gjithë bashkëfshatarët tanë ta dinë një herë e përgjithmonë se ky projekt i kahmotshëm po bëhet realitet. Një pjesë shumë e madhe e meritës për realizimin e tij i takon Gajur Sinanit, i cili ka kontribuar me përkushtim të vazhdueshëm që ky projekt të ecë përpara.

Respekt për çdo njeri që punon me vepra në të mirën e vendit.

10/06/2026

LAJMËRIM

Lajmërohen qytetarët e Reçicës së Madhe dhe më gjerë se, me datën 12.06.2026 në ora 15:00 (e premte), Bashkësia Lokale e fshatit Reçicë e Madhe organizon tubim protestues në lidhje me Korridorin Tetë (8).

Tubimi organizohet për shkak të eksproprijimit të tokave, pronave private dhe mosvlerësimit me çmimin e tregut nga ana e shtetit – Qeverisë së RMV-së (Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve).

Tubimi protestues do të mbahet te pagesa rrugore e autostradës Tetovë–Gostivar (te Reçica e Madhe).

Bashkësia Lokale e f. Reçicë e Madhe
Kryetar:
Gajur Sinani

Mos e mat vlerën e ujit me sasinë që ke sot por me mungesën që mund të kesh nesër
10/06/2026

Mos e mat vlerën e ujit me sasinë që ke sot por me mungesën që mund të kesh nesër

26/05/2026

Bashkësia lokale si çdo vit është e angazhuar që mbeturinat e kurbanëve të hudhen në një vend të caktuar.

Vendi ështe te Lisi Madh te ura si gjithmonë.

Me respekt
Kryetari
Gajur Sinani

Gëzuar Bajramin dhe agjërim të pranuar Paqe, shëndet dhe lumturi në familjen tuaj.
20/03/2026

Gëzuar Bajramin dhe agjërim të pranuar Paqe, shëndet dhe lumturi në familjen tuaj.

Address

Tetovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia lokale Reçic e Madhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share