ESNAF - Çarshia e Vjetër e Shkupit / Old Bazaar Skopje

ESNAF - Çarshia e Vjetër e Shkupit / Old Bazaar Skopje Të kesh pronë një dyqan në Çarshi ka qenë mirënjohje për status më të dalluar në shoqërinë qytetare. Kështu, Çarshia shndërrohet në qendër tregtare të Shkupit.

Në Çarshinë e Shkupit ka nisur kultivimi i elitave shoqërore dhe urbane në dekadat e para të shekullit XX dhe është përforcuar sidomos në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Esnafët e Çarshisë së Shkupit janë zejtarët të cilët ushtrojnë dhe ruajnë traditën në fushën e caktuar të zejtarisë. Termi “esnaf” vjen nga mesjeta dhe është përdorur për të emërtuar njerëzit të cilët kanë kryer funksione me ka

rakter ekonomik, politik, ushtarak dhe fetar-arsimor. Ata gjithashtu janë interesuar edhe për problemet e prodhimit dhe qarkullimit të mallrave. Sot, të jesh esnaf do të thotë të respektosh rregullat e Çarshisë- të hapësh dyqanin në mëngjes, të presësh e përshendesësh klientët me pozitivizëm. Esnafët takohen shpeshherë nëpër lokalitete të Çarshisë për të shkëmbyer mendime, ose mbajnë mbledhje kur duhet diskutuar çështje të rëndësishme për Çarshinë. Ata kanë zyrën e tyre brenda kompleksit Kapan An që gjendet në hyrje të Çarshisë.

**********************************************
Во Скопската Чаршија започнало создавањето на општествените и урбаните елити во првите децении од 20 век а се зацврстило особено во годините по Втората Светска Војна. Да бидеш сопственик на дуќан во Чаршијата претставувало признание за угледен статус во градското општество. Така, Чаршијата се претвора во трговски центар на Скопје.
Еснафите на Скопската Чаршија се занаетчиите кои ја одгледуваат и чуваат традицијата на еден занает. Терминот „еснаф„ доаѓа од средниот век и е користен за означување на луѓето кои извршувале функции од економски, политички, воен и религиозно- образовен карактер. Тие исто така се интересирале и за проблемите на производството и циркулацијата на стоката. Денес, да се биде еснаф значи да се почитуваат правилата на Чаршијата- да се отвори дуќанот рано наутро, да се пречекуваат и испраќаат муштериите со љубезност. Еснафите се среќаваат честопати низ разни локации на Чаршијата за да разменат мислења, или одржуваат состаноци на кои се дискутира за прашања од значење за Чаршијата. Нивното седиште е внатре во комплексот Капан Ан кој се наоѓа на самиот влез на Чаршијата.

Një premtim i mbajtur – një hap i madh për Çarshinë!Me kënaqësi ju njoftojmë se sot ka filluar realizimi i një kërkese t...
14/04/2026

Një premtim i mbajtur – një hap i madh për Çarshinë!

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot ka filluar realizimi i një kërkese të kahmotshme të esnafëve për rikonstruktimin e rrugës Samargjiskane në Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Falë bashkëpunimit me Komuna e Çairit dhe përkushtimit të Kryetarit Izet Mexhiti, një premtim dhe një kërkesë e jona si esnafë sot po bëhet realitet.

Ky projekt përfshin rikonstruktimin e plotë të infrastrukturës nëntokësore dhe kalldrëmit, duke i dhënë një pamje të re dhe më funksionale një prej rrugëve më të rëndësishme të Çarshisë.

Ky është vetëm fillimi i një transformimi që do të ndikojë pozitivisht për bizneset dhe gjithë vizitorët.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin!

Një ëndërr e kahmotshme, e mbajtur për mbi 35 vite… sot bëhet realitet!Në zemër të Çarshia e Vjetër e Shkupit, rikthehet...
09/04/2026

Një ëndërr e kahmotshme, e mbajtur për mbi 35 vite… sot bëhet realitet!
Në zemër të Çarshia e Vjetër e Shkupit, rikthehet tradita dhe shija autentike me një frymë të re! Nga një esnaf i vjetër, sot vazhdohet me krenari nga brezi i ri – babë e bir, të bashkuar në pasion dhe përkushtim, sjellin për ju eksperiencën unike të kuzhinës së peshkut. Ju mirëpret: Fish House Luta
📍 Shije të freskëta, receta tradicionale dhe mikpritje që nuk harrohet!

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Çarshinë e Vjetër u zhvillua në një atmosferë të ngro...
28/02/2026

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Çarshinë e Vjetër u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Gjatë qëndrimit të tij, Presidenti pati takime me përfaqësues të komunitetit dhe bizneseve lokale, duke vlerësuar rëndësinë historike, kulturore dhe ekonomike të kësaj zone të qytetit.

Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë vizita e z. Fatmir Limaj. Faleminderit për kohën, respektin dhe vëmendjen e tregua...
14/12/2025

Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë vizita e z. Fatmir Limaj. Faleminderit për kohën, respektin dhe vëmendjen e treguar.

MonFrere sjell një risi të ëmbël në Çarshi!Pastiçeria jonë pasurohet me ëmbëlsira artizanale, prodhim shtëpie, dhe speci...
13/12/2025

MonFrere sjell një risi të ëmbël në Çarshi!
Pastiçeria jonë pasurohet me ëmbëlsira artizanale, prodhim shtëpie, dhe specialitete unike që sjellin aromë tradite e kreativiteti. Ejani të shijoni mrekullitë tona të reja

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, fëmijët e esnafeve organizuan një aktivitet të ngrohtë dhe plot emocione. M...
28/11/2025

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, fëmijët e esnafeve organizuan një aktivitet të ngrohtë dhe plot emocione. Me këngë, vallëzime dhe punime të tyre festive, ata sollën atmosferë gëzimi dhe krenarie, duke na kujtuar vlerat tona kombëtare dhe rëndësinë e bashkimit. Ky organizim i vogël, por me zemër të madhe, ishte dëshmi e trashëgimisë që brezit të ri po i përcillet me dashuri dhe respekt.
Falënderojmë znj. Haxhere Veseli Sulhoxha dhe organizatën Zor për kontributin dhe përkushtimin e tyre në organizimin e festës së 28 Nëntorit.

31/10/2025
Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Çarshinë e Vjetër kandidatin për Komunën e Qendrës, z. Miroslav Labudović. Gjatë vizit...
30/10/2025

Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Çarshinë e Vjetër kandidatin për Komunën e Qendrës, z. Miroslav Labudović. Gjatë vizitës së tij, z. Labudović u njoh nga afër me jetën, traditën dhe veprimtarinë e tregtarëve të Çarshisë, duke shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm që ajo luan në identitetin kulturor dhe ekonomik të Shkupit.

Në kuadër të 102-vjetorit të Republikës së Turqisë, Esnafi, në bashkëpunim me organizatën Zor ,organizoi një ngjarje fes...
29/10/2025

Në kuadër të 102-vjetorit të Republikës së Turqisë, Esnafi, në bashkëpunim me organizatën Zor ,organizoi një ngjarje festive plot emocion dhe krenari, duke nderuar historinë, kulturën dhe vlerat e përbashkëta që na lidhin me popullin turk.

Në zyrën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim Nacional të Turqve në Maqedoni: Sekret...
03/10/2025

Në zyrën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim Nacional të Turqve në Maqedoni:
Sekretarin e Përgjithshëm z. Cüneyt Rushid,
Bartësin e Listës për Këshillin e Komunës së Çairit z. Fatih Latif dhe
Bartësin e listës per Këshillin e Qytetit të Shkupit z. Huseyin Latif.

Takimi u zhvillua në frymë vëllazërore, ku u shkëmbyen mendime dhe u diskutuan nevojat e Çarshisë.
Pa marrë parasysh pozitat apo funksionet, ata janë fëmijë të Esnafeve tanë që jetën e tyre e kanë nisur pikërisht nga Çarshia.

Address

Skopje
1000

Telephone

+38971228336

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ESNAF - Çarshia e Vjetër e Shkupit / Old Bazaar Skopje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ESNAF - Çarshia e Vjetër e Shkupit / Old Bazaar Skopje:

Share