Ora e Mirditës

Ora e Mirditës Kuvendi e tubimet për të drejtat tona si krahinë identitare janë ashti i punës tonë. Bashke, NE e bejme Mirditen siq e meriton te jete..!

Ora e MIRDITES, krijohet si nevoje per te nxjerre ne drite problemet e zones dhe per te dhene alternativa idesh e lëvizjesh që janë në interesin e gjithë mirditorëve. "Ora e Mirditës" është e regjistruar në Gjykatën e Tiranës me vendimin nr. 6535 datë 22.09.2020.

“Ora e Mirdites”, si Vlere Arbnore! MIRDITA IME·WEDNESDAY, AUGUST 21, 2019·

Vlera Arbnore, si shprese per Mirditen ! Duke pare zvarri

tjen 28 vjecare te demokracise shqiptare, te plagosur nga krimi e te kapur nga ish-sigurimi i shtetit dhe bijte e ish- pushtetareve , lindi nevoje krijimi i nje levizje te paster Mirditase, te pa ndyer me krim, korrupsion e lidhje me sistemin diktatorial. Mirdita e Shqiperia po lengon ne nje kryqezim anarkik, te pashprese e ne dore te krimit politik. Mirditoret e shqiptaret, si rruge shpetimi, po marrin “arratine” nga toka e tyre dhe po kthehen ne popull biblik qe perserit cdo 5 vite eksodin masiv. Bashke me te pashpreset, po iken edhe truri e syri i saj!-Intelektualet, rinia,shtresa e mesme e popullsise dhe emigrantet e zhgenjyer nga rikthimi ne vend, kane kthyer vemendjen e tyre drejt Gjermanise, Italise e Anglise, si “toke e premtuar” dhe e sigurt per familjet e tyre! Europa ankohej per vite me radhe se po plakej e kishte rendiment te ulet lindshmerie, se kishte nevoje per krah pune e vrull rinor..! - Tani,Mirdita e Shqiperia, po futen ne te njejtin “tunel” te zi, pasi djemt e vajzat e saj po migrojne me ritme te shpejta drejt vendeve te zhvilluara e me demokraci te konsoliduar..! Por, pse po ndodh kjo?!-Si eshte e mundur qe vendi yne te mes kete mundesi ringritje, zhvillimi, zbatimi ligji e perspektive per te ardhmen e Mirdites ?! A eshte e mundur qe mirditoret e shqiptaret, nga aktive ne lindjen e demokracise, te jene kthyer ne naive, frikacake,servile e puthadore te politikes rrugace..?! Ajo krenaria e theksuar ne origjinen pellazge, ne origjinen e Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtes,Abat Prend Docit,Nane Terezes,Pashko Vases,Ndrec Lufit e Kapedanit te Mirdites, te lendohet aq shume ne te drejten e jeteses me Nder e Pune, ne Familjen Tradicionale Mirditase...?! Si mundet qe jeten politike , ne Mirdite e Shqiperi, e kontrollon e njejta klase tani e 75 vite, zevendesuar me bijte e saj te pashkolle e injorante... ?! Aq shume parti e shoqata te krijuara ne terr e per interesa te ngushta dhe pak prej tyre ne interes te Mirdites. Mirditoret duhet te shkeputen nje here e pergjithmone nga ndikimi i injorances se shekullit XIX qe vazhdon te mbaje peng zhvillimin e Mirdites!

28 vite demokraci, anarki, korrupsion, mitmarrje, mungese drejtesie, mungese arsimi, mungese pune, mungese mirqenjeje, mohim te drejtash qytetare, mungese sigurie per jeten, mungese shendetesie e mungese vote te lire...! Te gjithe flasim, protestojme ne familje, kafene e gosti dasmash, por asnjeri nuk merr persiper pergjegjesine per te shpetuar Mirditen e per te risjelle shpresen per Rinine..! Ndaj, NE, nje grup shoqeror intelektual pa ngjyrim politik, te pa lidhur me krimin, korrupsionin, mafian, ish-sigurimin e komunizmin gjakatar, qeverine, bashkine, te shkolluar brenda e jashte vendit e te kualifikuar per ti dale zot familjes e shoqerise qe na beson, sjellim Dritaren e Hapur per te gjithe Ju bashkepatriote qe doni Mirditen dhe zhvillimin e saj, siq e meriton. Tek “Ora e Mirdites” do te gjeni hapesiren e duhur dhe pa censure, qe te denonconi korrupsionin, te percillni ankesen Tuaj e te nxjerrim ne dukje per te gjithe shqiptaret e boten mbare, ate Mirditen e bukur, te vecante me art, kulture, tradite, histori, bujari e bese..! Te gjitha pushtetet kane ardhur ne Mirdite, kane vjedhur, masakruar, percudnuar dhe e kane lene me keq se ne kohen e “nepses”... ! Asnjehere deri me sot, nuk kemi zgjedhur njeriun e vlerave dhe te duhurin per Mirditen, por vec kemi shtuar nje hajdut me shume e nje injorant me teper..!

“Per Mirditen n’Drite !”- eshte e vetmja rruge qe te shpetojme krahinen tone Arbnore! Te behemi te gjithe bashke per nje Mirdite te Vlerave te Verteta, pse jo ne kufijte e saj etnike para ’44, sepse vetem keshtu mendojme per familjet tona duke dale nga skamja e varferia e duke u rrjeshtuar me krahinat e zhvilluara europiane! Pas 70 vitesh nga masakrimi pa gjyq i 14 burrave me te mire te Mirdites, ne te njejtin vend, nen hijen e Lisit te Kuvendeve e Beses mirditore, NE themeluam “Oren e Mirdites” me shprese qe do rikthejme shpresen e besimin se mund ta bejme siq duhet krahine tone te pervujtun e e sakatosur nga maskarenjt politike e dallkauket mafioze! Te gjithe mirditoret pa dallime politike si dhe ata qe e duan Mirditen, jane te mirepritur te antaresohen e bashkohen per te njejtin qellim e per femijet tane !-Nuk mund te behen pjese, vetem ata qe me dokumenta zyrtare rezultojne si ish-bashkepuntore te sigurimit famekeq! Rinia, intelektualet, gra e vajza te ditura e me integritet, mesues, pensioniste, emigrante e shume te tjere vullnetmire, do gjejne deren e hapur gjithnje tek Ora e Mirdites! Mos hezitoni, por besoni e kontribuoni !



Grupi Themelues i “Ora e Mirdites”
Kisha e Shpalit,Mirdite
17 Gusht 2019

Jemi krenar me ty biri Mirditës!Askush si Ti në kto vite, nuk e ka mbrojt e ngrit lart emrin e Mirditës nëpër botë!
26/07/2026

Jemi krenar me ty biri Mirditës!

Askush si Ti në kto vite, nuk e ka mbrojt e ngrit lart emrin e Mirditës nëpër botë!

Rruga Rrëshen - Perlat - Burrel në mëshirë të fatit!Cili është kontraktori që mirëmban aksin kombëtar Rrëshen - Perlat Q...
25/07/2026

Rruga Rrëshen - Perlat - Burrel në mëshirë të fatit!

Cili është kontraktori që mirëmban aksin kombëtar Rrëshen - Perlat Qendër - Burrel?!

Pasi po shohim një tallje të madhe me banorët dhe ata që kalojnë për turizëm në Selitë e Lurë...!

Nuk mjafton të mbyllësh një gropë të vogël në cep xhadeje dhe ti lesh dhjetëra të mbushura me dhe pluhur...besoj as projekti i mirmbajtjes nuk e ka të cilësuar në këtë mënyrë riparimi!

Apo të mbushësh me karrocë dore një gropë me bitum asfalti dhe ta rrulosh me qizme puntorësh të keqpaguar e në të zezë...! As dhe të presësh dy-tre ferra në një qendër katuni dhe të lihet e gjithë gjatësia pa u pastruar.

Para 2 ditësh e përshkruam gjithë gjatësinë e rrugës nga Rrësheni në Burrel dhe gjithë gropat e dëmtimet e asfaltit nuk arrijnë 1km në total.

Që do të thotë se duhen 10% e fondeve të tenderit mirmbajtës të përdoren për mbushjen me asfalt e jo me dhe pluhur që ua nxiu jetën banorëve nga Burreli e deri në Rrëshen duke ngrit re pluhuri, ku ndërkohë sheh që ka puntorë që presin ferra e jo të mbushin gropat siq duhet e në shërbim të banorëve.

Se rruga nga Perlat e deri në Lurë po mbaron e është turp i madh që të ngelet ky aks strategjik në një gjendje të tillë...!

Nëse nuk ndërhyhet këto ditë me fondet që janë marrë nga buxheti i shtetit, Ora e Mirditës dhe banorët e këtyre zonave do dalin në protestë dhe do denoncojnë me fakte gjendjen e rrugës.

Dhe e fundit... , e ....kur do ketë ujë në çezmat e banorëve në Përlat Qendër e Prosek, se 1 orë në 10 ditë ujë që nuk pihet, është krim kundër njerëzimit dhe nxitje për largimin e banorëve të fundit që kanë ngel në këto fshatra.

Është e patolerueshme që 70% e fshatit Përlat Qendër nuk marrin fare ujë nga Ujsjellësi Mirditë edhe pse është trumbetuar me vite "suksesi" për furnizimin me ujë të banorëve.

Po shkelni çdo lloj norme njerëzore me persekutimin e mosfurnizimit me ujë të banorëve në Perlat Qendër!

Një punë që do ishte kryer me vite, pasi linjat e tubave dhe depozita e madhe janë riparuar nga vetë banorët edhe pse është detyrim i ndërmarrjes përgjegjëse për ujin.

Sa kohë do presin banorët për riparim rruge e furnizim me ujë për tu larë?!

Pa folur dhe për ujin vaditës që bashkia Mirditë, as e ka në listë për tu marrë me këtë problem emergjent!

A ka grupe inspektimi, auditi e kontrolli që duhet të merren me situatën e sipërcituar?

Tani që duhet "Besë" a do veproni në favor të qytetarit, apo si gjithmonë...?!












Mirdita do jetë, po gjithnjë e varfër!Mirdita nuk u zhduk për 500 vjet nën pushtimin turk dhe as për 50  nën diktaturën ...
18/07/2026

Mirdita do jetë, po gjithnjë e varfër!

Mirdita nuk u zhduk për 500 vjet nën pushtimin turk dhe as për 50 nën diktaturën komuniste, e as ka për tu zhduk për shkak të reformës territoriale të këtij viti..!

Ajo ka humb identitet për shkak të politikës së mbrapshtë këto 36 vite gjoja demokraci, pasi është vjedhur në mënyrë barbare, është tharë për ujë për shkak të HEC-eve që morën prrojnat e lumenjtë e lanë fshtrat pa pikë uji vaditje...!

Mirditën po e zhdukim vetë nga harta, pasi fshatrat tona që kishin deri 300 shpi në vitet '90, tani ngjajnë me vendbanime sahariane ku as 5 shpi për katund nuk kanë ngel në këmbë.

Mirdita po harrohet për shkak të rrugëve që nuk u bënë kurrë të hajrit, për shkak të mungesës së ujit në çezma, për shkak të mungesës së infrastrukturës shkollore e mjeksore dhe për shkak të vdekjes klinike të bujqësisë e blegtorisë.

Rrësheni i ngjan një azili të madh të moshës së tretë, e Rubiku si kamp internimi nga mungesa e aksesit në autostradë.

Të shkosh në fshatrat e Kthellës përballesh me mungesë uji në çezma e kanal vaditës, edhe pse jan tenderuar miliona euro për ti patur si shërbime.

Të thuash që në Perlat ka shkuar uji i pijshëm, realisht ka vetëm 1 orë në javë, ku dhe gjysma e katundit nuk ka hiq akses në furnizim edhe pse Ujësjellës Kanalizime Mirditë e ka për detyrë funksionale ti furnizojë banorët sipas kontratave respektive.

Të shohësh në Perlat thatësirë si ne shkretëtirë edhe pse ka rezervuar të mjaftueshëm për gjithë tokat e punueshme, kjo tregon mungesë funksionimi e organizimi të pushtetit lokal në qendër dhe njësi administrative.

Çuditërisht asnjë nuk përgjigjet dhe as mban përgjegjësi, mjafton që të marrin rrogat si "Kola ke puna" e ta shtyjnë mandatin deri ditën e fundit për interes të tyre.

Deri nesër nuk mbarojnë ankesat dhe fajet e pushtetit qendror dhe lokal mbi Mirditë, por nuk ja vlen të zgjatemi shumë, pasi kështu funksionon qeverisja në Albanistanin tonë dhe reagimi i banorëve mirditas është zero para padrejtësisë...!

Protesta e vetme që dinë të bëjnë është ajo e migrimit brenda e jashtë Shqipërisë duke e lënë në mëshirë të fatit tokën e të parëve.

Ndaj, kur ne po zhdukemi nga toka jonë ku kemi lindur, normal që "ujqërit e politikës" janë gati ta zhdukin Mirditën nga harta, por edhe kësaj radhe do ta lenë në listë ashtu të varfër e të pa shpresë siq është katandis nga vetë bijtë e vet pushtetarë e biznesmenë që vjedhin tokat e veta dhe shkojnë i paguajnë taksa bashkisë në metropol.

Të shohim sesa "patriotë" do flasin e do bërtasin për Mirditën dikur zonjë e tani plakë e të strukur në vetmi...!

06/07/2026



Shkrim  nga  Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t'i sigurojë favore vetes?Jam kurioz të di se përse n...
20/06/2026

Shkrim nga

Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t'i sigurojë favore vetes?

Jam kurioz të di se përse në Shqipëri paga e një deputeti është afërsisht pesë herë më e lartë se paga e një mësuesi. Vras mendjen nëse ka ndonjë logjikë që lidhet me shkallën e vështirësisë së punës apo me rëndësinë e saj, por nuk arrij t'i j*p një përgjigje.

Edhe më skandaloz bëhet ky dallim nëse krahasojmë pensionin e një personi që ka qenë deputet me pensionin e një mësuesi. Në bazë të një ligji të miratuar nga vetë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, ata jo vetëm ia rritën pagën vetes, por krijuan edhe një skemë pensioni suplementar, pa u mbështetur në kontributet e paguara, por duke i dhënë vetes një privilegj të veçantë.

Pas rritjeve të fundit, një deputet përfiton një pagë bazë prej rreth 310 mijë lekësh. Kur kësaj i shtohen dietat, pagesat për karburant dhe përfitime të tjera, të ardhurat mujore kalojnë lehtësisht 450 mijë lekët. Nëse llogarisim edhe pagesën e qirasë së banesës për deputetët që nuk janë banorë të Tiranës, të ardhurat mujore mund të arrijnë deri në 600 mijë lekë të reja. Ndërkohë, paga mesatare bruto e një mësuesi është rreth 95 mijë lekë.

E dini se një deputet që ka shërbyer disa legjislatura mund të marrë një pension suplementar deri në 75 për qind të pagës së deputetëve aktualë, përveç pensionit normal? E thënë ndryshe, një mësues me 35-40 vjet punë merr një pension rreth 400 euro, ndërsa një deputet merr, përveç pensionit të zakonshëm që mund të jetë rreth 600 euro, edhe një pension suplementar prej rreth 2.000 eurosh.

Pyetja më e thjeshtë që të vjen ndër mend është: si ka mundësi? Si ka mundësi që një grusht njerëzish i kanë siguruar vetes një trajtim kaq të diferencuar nga pjesa tjetër e shoqërisë?

Një krahasim mes shtetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërisë nxjerr në pah një ndryshim të madh. Miçigani ka rreth 10 milionë banorë dhe një ekonomi shumë herë më të madhe se Shqipëria. Buxheti i shtetit të Miçiganit është rreth 88 miliardë dollarë, ndërsa buxheti i shtetit shqiptar është rreth 8 miliardë dollarë.

Ndërsa Miçigani nuk ka as ushtri, as politikë të jashtme dhe as shërbime sekrete për të financuar, Shqipëria ka rreth 2.5 milionë banorë, burime shumë më të kufizuara dhe është e detyruar të financojë mbrojtjen, politikën e jashtme dhe një sërë shërbimesh shtetërore. Megjithatë, pikërisht vendi më i pasur mban një raport shumë më të drejtë mes pagës së deputetit dhe pagës së mësuesit.

Në Miçigan, një deputet paguhet rreth 71.000 dollarë në vit. Një mësues i shkollave publike merr mesatarisht rreth 69.000 dollarë në vit. Diferenca është shumë e vogël. Praktikisht, mësuesi dhe deputeti trajtohen pothuajse njësoj nga ana ekonomike.

Pse ne Shqiperi një mësues, që punon çdo ditë me fëmijët dhe të rinjtë, vlerësohet kaq pak në krahasim me një deputet? A është puna e deputetit pesë herë më e rëndësishme? Apo politika jonë i ka sjellë aq shumë të mira vendit, sa meriton të shpërblehet shumë më tepër se arsimi?

Në Miçigan, deputetët e zgjedhur pas vitit 1997 nuk përfitojnë fare pension shtetëror. Jo vetëm kaq, por askujt nuk i shkon ndër mend të miratojë për veten një pension suplementar si ai që ekziston në Shqipëri, i cili në shumë raste e çon pensionin mbi pagën aktuale të një deputeti. Ata kanë të njëjtin sistem kursimesh për pension si miliona punonjës të tjerë. Ndërkohë, mësuesit vazhdojnë të kenë një pension të garantuar nga shteti pas një karriere të gjatë. Sistemi zgjedh të mbrojë mësuesin, jo politikanin.

Edhe kufizimi i mandateve shkon në të njëjtin drejtim. Në Miçigan, askush nuk mund të qëndrojë në parlament më shumë se 12 vjet. Politika konsiderohet një shërbim i përkohshëm dhe jo një profesion për gjithë jetën.

Nëse ka dikush, deputet apo ish-deputet, qee konsideron këtë të drejtë, le të dalë publikisht dhe të j*pë shpjegimet e tij.

Shikoni se çfarë ndodhi në Hungari pas ndryshimit të pushtetit. Qeveria e re jo vetëm vendosi kufizime për mandatet e kryeministrit, por ndërmori edhe masa për uljen e privilegjeve të deputetëve dhe funksionarëve të lartë, të cilat kishin shërbyer si mbështetje për pushtetin autoritar të deritanishëm. Pagat e deputetëve u ulën me 40 për qind. Paga e kryeministrit u përgjysmua. U ulën pagat e ministrave, u hoqën rimbursimet për telefonat dhe u kufizuan fondet për karburant, zyra dhe shpenzime të tjera. Qeveria e paraqiti këtë si një masë për të ulur privilegjet politike dhe për të kursyer fondet publike.

Dakordësia e pashembullt midis pozitës dhe opozitës për t'i bërë favore vetes tregon qartë vetëm një gjë: kalbësinë e këtij sistemi politik, të cilit protesta e Tiranës ka vendosur t'i j*pë fund.

Regjimet autoritariste e përdorin këtë mekanizëm për t'i dhënë stabilitet dhe jetëgjatësi vetes. Prandaj parlamentarët shqiptarë, të vjetër e të rinj, të pavotuar drejtpërdrejt, por të caktuar dhe emëruar në lista, shndërrohen në kolltukofagë.

Ja çfarë shkruante Fan Noli për kolltukofagët:
"Kolltukofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infliktuara të Shqipërisë në lëngim; këpusha që mund t'i copëtosh, po jo t'i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë dhe nuk e lëshoi derisa ia prenë; atëherë e kapi me dorën e majtë; ia prenë edhe atë; pastaj e kapi me dhëmbë dhe nuk e lëshoi derisa ia prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodoti përsëri, do të shikonte se kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i Greqisë së lashtë. Që t'i shkëputësh nga kolltuku duhet t'u presësh jo vetëm duart e kokën, por edhe këmbët e trupin."

Shkruante   në vitin 2023.Kryeministri katolik i munguem i Shqipnisë77 vite ma parë vritej (vetëvritej) Kapidan Mark Gjo...
15/06/2026

Shkruante në vitin 2023.

Kryeministri katolik i munguem i Shqipnisë

77 vite ma parë vritej (vetëvritej) Kapidan Mark Gjon Gjomarku, pinjoll i familjes të Gjomarkajve, prijsëve të Mirditës, ndoshta, ndër të paktit në historinë e Shqipnisë me parametrat cilësor, modern dhe europian të shtetarit të kompletuem. Kam ndigjue herët mbi historinë e tij, persona të afërt e të largët, sigurisht edhe histori të tjera me patetizëm të tepruem dhe emnuesi i përbashkët apo konkluzioni mbi të cilin kam arritë me përfundue, asht se, ky gjigand i qëndresës antikomuniste, meriton nji histori të shkrueme ma të strukturueme e afër të vërtetës të profilit te tij dinjitoz.

Vetmia me të cilën u përballë, madje edhe tradhtia në momentet e fundit të jetës të tij heroike, reflekton tendencën e vegjëlisë tonë meskine ordinere, në bashkëpunim me disa demek "emisarët shëlbues" ndërkombtar, me u rreshtue me zell me të keqen endemike të ktij vendi.

Zbehja ne skakierën ndërkombtare të rolit përcaktues të fuqive katolike, si psh Austro-Hungaria, e cila me kontributin e saj stoik krijoi shtetin shqiptar apo pozicioni i dobt i shteteve katolike fill mbas luftës të dytë botnore në favor të fuqive masone protestante euro-atlantike, fitimtare dhe negociuese dinake me perandorinë e të keqes, pra, Bashkimin Sovjetik, u dëshmue fatale për fatin e projektit modern të rreshtimit të Shqipnisë të Marka Gjonit me botën e lirisë.

Bota demokratike e asaj kohe me Anglezët in primis, falë atij relativizmi nikilist të modelit të tyne kulturor, mbështetetën haptazi nji të pashkollë me vese dhe mason otoman si Enver Hoxha dhe jo nji përfaqësies të avampostit perëndimor të Shqipnisë, prijës modern, të supershkolluem, me sens shtetari e patriot si Kapidan Marka Gjoni.

E ripërsëris se konteksti i vetmisë dëshpëruese i kapedanit në malet e Mirditës, në të cilin ndoshta edhe nji pjesë e "bashkëluftëtarëve" të tij ishin të inflitruem të Enver Hoxhës, duhet të shërbejë si reflektim për komunitetin katolik shqiptar, i cili megjithë historinë e vet të lavdishme dhe dimensionin e vogël numerik, vazhdon shpesh herë të jete i ndamë ndër vedi për shkak të nji sektarizmi dylekësh në raport me mesazhet që përfton historia shqiptare dhe ajo dinjitoze e qëndresës të Marka Gjonit. Ndryshe nga çka asht thanë apo nuk asht shkrue deri tash për historinë e personalitetit të tij, Marka Gjoni asht kenë krejt afër objektivit me u ba Kryeministri i Shqipnisë të mbas luftës të dytë botnore, por nji naivitet i pafalshëm i tij, me njetin bashkëpunues me disa otoman që hiqeshin si properëndimor, ia prenë në mes këtë andërr e mision shëlbues për rreshtimin e Shqipnisë, qysh mbas vdekjes të Gjergj Kastriotit me botën e mirë demokratike perëndimore.

Ky naivitet i mundësisë të nji bashkëpunimi të ndershëm parimor me eksponentet e maskuem të trashigimisë otomane, asht "mëkati i dytë i rrjedhshëm" i shumicës të njerzëve të kulturës katolike dhe vetë klerit katolik mbas pavarsisë të Shqipnisë, e radikalizueme në nivele mjerane në kto 30 vite post moniste.

Shqipnia ka nevoje urgjente për nji model idealist politikani me parametrat e Marka Gjonit, patjetër i depuruem prej naivitetit dhe i azhornuem me leximin realist të historisë, për me u ba Europë dhe për sa kohë pengohet kjo mundësi, të jena të sigurt se do mbesim province periferike otomane me katolikët patericë e dekorit të haremit të tyne.

Për historinë e Marka Gjon Gjomarkut e shumë idealistëve të tjerë si ai, duhet folë e diskutue në mënyrë që krijohen premisat e duhuna ushqyese të nji vetëdije realiste mbi negociimin mbi baza korrektësie të nji kontrate te re organizuese të diversitetit kulturor e fetar shqiptar.

Ka ardhë koha për nji dizinfektim kapilar e vetëpastrim prej "buzhgareve" të historiografisë moniste, e cila vazhdon të njejtin avaz manipulues me rrogtarët e vet të leverdisë pragamtike në institucionet kulturore të Shqipnisë.

Sigurisht histori të tilla frymëzuese do të ishte mirë të baheshin pjesë e kurrikulave shkollore, mbasi aty kullon patriotizmi autentik deri ne vetëmartirizim.

Indirizzo

Sheshi "Abat Doçi" Nr. 1
Ro
4601

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Ora e Mirditës pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi