Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia"

  • Home
  • Greece
  • Athens
  • Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia"

Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia", Nonprofit Organization, Athens.

Me shumë respekt dhe emocion të thellë ❤️Sot ndajmë me ju një lajm që na mbush zemrat me krenari dhe mirënjohje…Me propo...
31/05/2026

Me shumë respekt dhe emocion të thellë ❤️
Sot ndajmë me ju një lajm që na mbush zemrat me krenari dhe mirënjohje…
Me propozimin e Shoqatës “Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia”, dy figura të shquara të këngës qytetare fierake,
Z. Miti Nushi dhe Z. Llazar Pove, u vlerësuan me titullin e lartë “Qytetar Nderi i qytetit Fier”, i miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më datë 28.05.2026.
Një jetë e tërë në shërbim të këngës…
Një përkushtim i rrallë për ta ruajtur dhe përcjellë traditën tonë të vyer brez pas brezi…
Edhe sot, në moshë pensioni, ata vazhdojnë të jenë zë i gjallë i kulturës fierake, duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre.
Pjesë e çdo gëzimi familjar, e çdo familjeje fierake…
Zëri i tyre ka qenë gjithmonë aty ku ka pasur festë, emocion, dasma e gëzime, duke u bërë pjesë e kujtimeve më të bukura të jetës sonë.
Mbështetës të palodhur të aktiviteteve tona në Athinë, gjithmonë pranë nesh, me zemër të madhe dhe pa asnjë shpërblim…
Shembull i vërtetë i qytetarisë, i vlerave dhe i familjes model.
Pak ditë më parë, në aktivitetin tonë “Një jetë në këngë” në Athinë, ata u nderuan nga Shoqata jonë me titullin “Nderi i Shoqatës”, si dhe nga Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi, me titullin “Krenaria e Fierit”.
🙏 Mirënjohje pa fund për artistët tanë!
Ju jeni pasuria jonë më e çmuar… zëri që nuk shuhet kurrë… frymëzimi për brezat që vijnë.
Urime nga zemra për këtë vlerësim më se të merituar!
Fieri krenohet me ju… ne krenohemi me ju! ❤️

Album fotosh nga aktiviteti ynë për 1 Majin!
05/05/2026

Album fotosh nga aktiviteti ynë për 1 Majin!

05/05/2026

Në datën 3 Maj, Shoqata “Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia” zhvilloi me shumë dashuri dhe përkushtim aktivitetin e rradhës me moton “Ruajmë traditat tona”.
Si çdo vit, u mblodhëm për të festuar 1 Majin ashtu si dikur në Pojan — me piknikun tonë tradicional, me gatimet e zemrës, këngë e valle, lojëra, kurora lulesh dhe mallin për vendlindjen që na bashkon gjithmonë.
Edhe pse moti nuk ishte në anën tonë dhe na detyroi të ndryshonim planet, kjo nuk e zbehu aspak shpirtin tonë festues. Falë bujarisë së jashtëzakonshme të Musa Muka dhe bashkëshortes së tij Arjana — dy njerëz me zemër të madhe — na hapën dyert e lokalit dhe festa vazhdoi edhe më e bukur se kurrë.
Atmosfera ishte e papërshkrueshme… një shpërthim emocionesh, gëzimi dhe bashkimi. Këngët qytetare fierake jehuan plot ndjenjë, vallet na bashkuan dorë për dore dhe muzika nga çdo trevë shqiptare na bëri të ndihemi më afër njëri-tjetrit dhe më pranë Shqipërisë sonë.🇦🇱🇦🇱
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me energjinë, buzëqeshjen dhe dashurinë e tyre e ngritën këtë aktivitet në një nivel të jashtëzakonshëm. Ju jeni zemra e kësaj shoqate dhe arsyeja pse traditat tona jetojnë e përcillen brez pas brezi.🇦🇱🇦🇱
Me respekt dhe mirënjohje,
Kryesia e Shoqatës
Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia ❤️

Tradita vazhdon....🌼 FESTË & PIKNIK NË KAVOURI 🌼3 MAJ | ORA 11:00Shoqata“Bashkimi i Fierakëve në Greqi – APOLLONIA”ju ft...
29/04/2026

Tradita vazhdon....
🌼 FESTË & PIKNIK NË KAVOURI 🌼
3 MAJ | ORA 11:00
Shoqata
“Bashkimi i Fierakëve në Greqi – APOLLONIA”
ju fton me shumë dashuri të festojmë së bashku 1 Majin në një ditë të bukur pranverore!
🌸 Me plot lule, gëzim dhe atmosferë festive
🍲 Me gatime tradicionale – secili sjell gatimin e vet
❤️ Kujtojmë Fierin tonë me mall e dashuri
🎶 Nuk do të mungojë muzika, kënga dhe vallja
📍 Vendndodhja: Kavouri
🕚 Ora: 11:00
📞 Kontakt: +30 693 742 0825
Mirë u takofshim!
Kryesia Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia"

E nderuara zonja Ambasadore,Ju falënderojmë nga zemra për praninë tuaj të vazhdueshme në aktivitetet tona. Mbështetja ju...
28/04/2026

E nderuara zonja Ambasadore,
Ju falënderojmë nga zemra për praninë tuaj të vazhdueshme në aktivitetet tona. Mbështetja juaj dhe përkushtimi që tregoni ndaj komunitetit tonë janë një frymëzim i madh për të gjithë ne.
Siç e keni thënë edhe ju shpesh, ne nuk shërbejmë thjesht, por ruajmë e përcjellim me krenari traditat dhe kulturën tonë. Ky është misioni ynë të mbajmë gjallë identitetin tonë dhe ta përcjellim atë brez pas brezi.
Prania juaj pranë nesh i jep edhe më shumë vlerë këtij misioni dhe na motivon të vazhdojmë me zemër e përkushtim.
Me mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë, ju falënderojmë për gjithçka që bëni për komunitetin tonë.

Aktiviteti “Një jetë në këngë” u përmbyll me shumë sukses, në një atmosferë të ngrohtë, plot emocion, krenari dhe mall p...
28/04/2026

Aktiviteti “Një jetë në këngë” u përmbyll me shumë sukses, në një atmosferë të ngrohtë, plot emocion, krenari dhe mall për vendlindjen, duke bashkuar zemrat e fierakëve kudo që ndodhen.
Na nderoi me prezencën e saj Ambasadorja e Republikës se Shqipërisë në Greqi z.Luela Hajdaraga, së bashku me Sekretaren e Parë të Ambasadës, z.Joneda Dodaj,si dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit tonë të dashur Fier, Armando Subashi.
Ky aktivitet ishte një homazh i veçantë dhe thellësisht emocional për kontributin e çmuar të artistëve fierakë Miti Nushi dhe Llazar Pove, të cilët me vite të tëra përkushtimi, sakrifice dhe dashurie për artin kanë mbajtur gjallë shpirtin e këngës qytetare fierake. Ata nuk kanë dhënë vetëm zë këngës, por kanë ruajtur kujtesën, traditën dhe identitetin tonë, duke e përcjellë atë brez pas brezi.
Shoqata “Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia” pati nderin të vlerësojë ikonat e këngës qytetare fierake, Miti Nushi dhe Llazar Pove me titullin e larte" Antar Nderi " Momenti kulmor i mbrëmjes ishte vlerësimi i dhënë nga Kryetari i Bashkisë z.Armando Subashi, u akordoi titullin “Krenaria e Qytetit” – një mirënjohje e merituar për një jetë të tërë në shërbim të këngës dhe kulturës.
Pas këtyre vlerësimeve, atmosfera u gjallërua nga interpretimet e grupit “Na bashkoi kënga fierake”, të cilët sollën emocione të thella dhe një ndjesi të bukur bashkimi përmes muzikës që na lidh me rrënjët tona.
Më pas, mbrëmjes i shtoi edhe më shumë shkëlqim këngëtarja e mirënjohur Era Rusi, e cila me repertorin e saj nga të gjitha trevat shqiptare dhuroi emocione të veçanta dhe e ngriti atmosferën në një nivel tjetër artistik.
Nder për ne ishte dhe prania e grupit të valles "Na bashkoj vallja Popullore",e drejtuar nga koreografia e talentuar Irma Sukni.
Atmosferën e pasuruan edhe prezenca e artistëve dhe miqve të veçantë: këngëtarja fierake dhe “Qytetare Nderi” Sofika Hodo, aktori i humorit “Artisti i Merituar” Arqile Lipe, si dhe aktori i mirënjohur në emigracion Nikolla Llambro, i vlerësuar në Samitin e Diasporës me titullin “Shqiponja e Artë”.
Një vlerësim i veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për gazetarin e emigracionit Vladimir Selamaj, i cili me punën e tij të palodhur dhe përkushtimin e vazhdueshëm është bërë zëri i komunitetit tonë këtu në Greqi, duke përcjellë çdo aktivitet dhe duke mbajtur gjallë lidhjen tonë me njëri-tjetrin dhe me atdheun.
Na nderoi gjithashtu fotografi dhe kameramani i përkushtuar Sokoli Satelite , gjithmonë i pranishëm për të fiksuar momentet më të bukura të aktiviteteve tona.
Vlerësim maksimal dhe mirënjohje e veçantë për Kafen “Argjiro”, e cila me bujari dhe zemërgjerësi na shërben falas gjithmonë kafenë , duke na sjellë më pranë shijen e mëmëdheut.
Mirënjohje dhe vlerësim për bashkëpunimin shkojnë për shoqatat mike: “Me Ju për Ju” me kryetare Juna Bici,Shoqata “Emigranti" Patra me kryetare Kristiana Veliu, “Sofra Tiranse” me kryetare Lindita Kulla, si dhe për shoqatën e sapokrijuar “Naftëtari Patos” me nismëtar dhe kryetar z.Arben Cici.
Një falënderim i veçantë për z. Artur Shehu dhe agjencinë turistike “Art Tur” për mbështetjen me transportin.
Qershia mbi tortë ishte dhe kënga e shoqatës sonë,dhuratë e artistëve tanë të nderuar,e cila u këndua nga të gjithë ne me shumë emocion dhe dashuri!

Me mirënjohje të thellë falënderojmë kryesinë e shoqatës, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti fantastik, si dhe çdo pjesëmarrës që na nderoi me praninë e tij.
“Një jetë në këngë” nuk ishte thjesht një aktivitet, por një udhëtim emocional nëpër vite, një dëshmi e gjallë e dashurisë për Fierin, për artin dhe për rrënjët tona që na bashkojnë gjithmonë!
Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia"

Shoqata “Apollonia” – Bashkimi i Fierakëve në Greqi 🇦🇱🇬🇷Ju uron nga zemra:GËZUAR PASHKËT! 🌷✨Qoftë kjo festë e shenjtë nj...
10/04/2026

Shoqata “Apollonia” – Bashkimi i Fierakëve në Greqi 🇦🇱🇬🇷
Ju uron nga zemra:
GËZUAR PASHKËT! 🌷✨
Qoftë kjo festë e shenjtë një simbol i ringjalljes së shpresës, dashurisë dhe besimit në çdo familje shqiptare kudo që ndodhet.
Le të na bashkojë më shumë se kurrë gëzimi, paqja dhe traditat tona të bukura.
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata Apollonia
B.F.G.

Të dashur fierakë kudo që jeni në Greqi, vëllezër e motra, miq  e dashamirës të  shoqatës sonë nga e gjithë Shqipëria ❤️...
04/04/2026

Të dashur fierakë kudo që jeni në Greqi, vëllezër e motra, miq e dashamirës të shoqatës sonë nga e gjithë Shqipëria ❤️

Me mallin e vendlindjes që na bashkon çdo ditë, ju ftojmë të bëhemi bashkë në një mbrëmje të veçantë, një festë që vjen nga zemra e Fierit… për zemrat tona këtu në Greqi.

Një festë kushtuar dy ikonave të këngës qytetare fierake, zërave që na kanë shoqëruar në çdo gëzim të jetës:
MITI NUSHI dhe LLAZAR POVE.
Janë emra që nuk kanë nevojë për prezantim…

Janë zërat me të cilët jemi rritur, me të cilët kemi festuar, kemi kënduar dhe kemi mbajtur gjallë shpirtin fierak edhe larg atdheut. Nuk ka fierak që nuk i njeh… dhe nuk ka kujtim të bukur pa këngët e tyre.
Me krenari të madhe ju bëjmë me dije se, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe përcjelljen e këngës fierake, Shoqata “Apollonia” ka propozuar pranë Këshillit Bashkiak akordimin e titullit të lartë “Qytetar Nderi”.

Në këtë mbrëmje të veçantë, me shumë respekt dhe mirënjohje, ata do të nderohen gjithashtu me titullin
“Anëtar Nderi” i Shoqatës Bashkimi I Fierakeve ne Greqi Apollonia,për gjithçka që kanë dhënë ndër vite për kulturën dhe shpirtin tonë.

Në ketë festë nuk do mund të mungonte dhe grupi “NA BASHKOI KËNGA FIERAKE" të cilët vazhdojnë te përcjellin kaq bukur këngën qytetare fierake,atje ku e la i madhi dhe i papërsëritshmi Jani Tase.

Dhe për ta bërë këtë festë edhe më të bukur, do të jetë e pranishme këngëtarja e mirënjohur me zërin e saj brilant: ERA RUSI.
Kjo nuk është thjesht një festë…

Është një përqafim mes nesh, një rikthim në Fierin tonë përmes këngës, një moment ku mallin e kthejmë në gëzim dhe kujtimet në festë.

Ejani të bëhemi bashkë, si dikur…
Të këndojmë, të kujtojmë, të qeshim dhe të ndjejmë edhe një herë atë që na bashkon: ❤️Fieri ynë❤️
Ushqim special,verë, birra dhe pije freskuese pa limit.
Cmimi 40 evro.
Rez.6957300301
6946594121
(Per te gjithë ata qe nuk kanë mjet per te ardhur,,do te vihet autobus ne adresen Delijani 18,Ora 12.00)
Mirë u takofshim,në ketë festë spektal si asnjëhere tjetër, ku na presin dhe shumë surpriza të tjera!
Me nderime Kryesia e Shoqatës APOLLONIA

01/04/2026
01/04/2026

Me shumë mirënjohje dhe zemër të mbushur plot, falënderojmë secilin prej jush për pjesëmarrjen e madhe dhe atmosferën e jashtëzakonshme në ekskursionin e organizuar nga Shoqata “Apollonia” në Tripoli.
Ishte një ditë e veçantë, ku së bashku vizituam Muzeun Tagias, Parkun e madh arkeologjik dhe shijuam bukurinë e qytetit të Tripolit, duke krijuar kujtime të paharrueshme. Çdo hap i këtij udhëtimi u shoqërua me buzëqeshje, energji pozitive dhe emocione të bukura.
Momente të paharrueshme na dhuroi edhe argëtimi me muzikë nga të gjitha trevat tona, që na bashkoi edhe më shumë si një familje e madhe.
Faleminderit për praninë, për shpirtin e bukur dhe për dashamirësinë që i jepni gjithmonë aktiviteteve tona. Së bashku i japim kuptim çdo organizimi!
Organizime edhe më të bukura na presin përpara!
Falenderojme Dj DjLuciano Luciano per atmosferën e bukur që na krijoj,me muzikë te përzgjedhur me shumë shije nga të gjitha trevat.
Me respekt dhe mirënjohje, Kryesia e Shoqatës “Apollonia”

Address

Athens

Telephone

+306956300301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkimi i Fierakeve ne Greqi - Ένωση Συντοπιτών Φιέρι - "Apollonia":

Share