Shoqata Kulturore Besa Heilbronn

Website

Shoqata Kulturore Besa Heilbronn Shoqata Kulturore Besa Heilbronn

🇦🇱 Të dashur prindër shqiptarë në Heilbronn dhe rrethinë!Gjuha shqipe është një nga dhuratat më të bukura që mund t’ua l...
22/09/2026

🇦🇱 Të dashur prindër shqiptarë në Heilbronn dhe rrethinë!
Gjuha shqipe është një nga dhuratat më të bukura që mund t’ua lëmë fëmijëve tanë. ❤️
Le t’i afrojmë fëmijët me gjuhën, kulturën, traditat dhe rrënjët tona shqiptare.
📚 Dërgojeni fëmijën tuaj në Shkollën Shqipe në Heilbronn dhe ndihmoni që kjo shkollë të vazhdojë të jetojë e të rritet!
Sa më shumë fëmijë, aq më e fortë gjuha dhe kultura jonë! 🇦🇱
📞 Për informata dhe lajmërim:
Gerta Rrafshi – 0177 9717500
🇦🇱❤️

Pas disa muaj plot ushtrime, paraqitje, përkushtim dhe suksese, u mblodhëm së bashku për të festuar fundin e sezonit me ...
25/07/2026

Pas disa muaj plot ushtrime, paraqitje, përkushtim dhe suksese, u mblodhëm së bashku për të festuar fundin e sezonit me fëmijët tanë. Ishte një pasdite e mbushur me buzëqeshje, pizza, biseda dhe shumë momente të bukura që do t'i kujtojmë me kënaqësi.
Faleminderit të gjithë fëmijëve për dashurinë ndaj valles shqiptare, prindërve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.
Ju urojmë pushime të mbara dhe mezi presim të rikthehemi në shtator me energji të reja, valle të reja dhe edhe më shumë suksese! ❤️🖤
Një grup, një zemër, një familje! 🇦🇱

Kjo është pasuria më e madhe e Shoqatës Kulturore Besa Heilbronn – fëmijët dhe të rinjtë që me dashuri, përkushtim dhe k...
19/07/2026

Kjo është pasuria më e madhe e Shoqatës Kulturore Besa Heilbronn – fëmijët dhe të rinjtë që me dashuri, përkushtim dhe krenari ruajnë traditat tona shqiptare. Gerta Bojaj Rrafshi

Pas një organizimi të suksesshëm në Straßenfest Heilbronn, një kujtim i bukur me njerëzit që punuan me zemër për Shoqatë...
19/07/2026

Pas një organizimi të suksesshëm në Straßenfest Heilbronn, një kujtim i bukur me njerëzit që punuan me zemër për Shoqatën Kulturore Besa Heilbronn.
Gerta Bojaj Rrafshi Driton Rrafshi Besnik Thaqi Avni S Muriqi dhe Liridon Alija

19/07/2026

Dje, në Straßenfest-in e Heilbronnit, Shoqata Kulturore Besa Heilbronn mori pjesë me shumë krenari. Grupi ynë i valleve prezantoi 4 valle shqiptare, ndërsa në tendën tonë u shërbyen ushqime dhe pije tradicionale.

Ishte një organizim tejet i suksesshëm, ku patëm përkrahjen e madhe të bashkatdhetarëve tanë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na vizituan, na duartrokitën dhe na mbështetën gjatë gjithë ditës. Prania juaj na jep forcë dhe motivim për të vazhduar ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë.

Një falënderim i veçantë shkon për valltarët tanë dhe koreografen Gerta Bojaj Rrafshi për përkushtimin dhe punën e palodhur. Gjithashtu falënderojmë kryetarin e shoqatës Besnik Thaqi për mbështetjen dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm.

Mirënjohje të veçantë edhe për vullnetarët tanë Avni S Muriqi, Liridon Alija dhe Driton Rrafshi , të cilët pa hezitim na ndihmuan me shumë mund dhe përkushtim gjatë gjithë organizimit.

Faleminderit të gjithëve! Shihemi në aktivitetet e radhës! 🇦🇱❤️

12/07/2026
11/07/2026

Ftesë për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Heilbronn dhe rrethinë! ❤️🖤
Me shumë kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Straßenfest Heilbronn, më 18.07.2026, ku edhe Shoqata Kulturore Besa Heilbronn e.V. do të prezantojë vallet tona tradicionale shqiptare.
🕐 Ne performojmë në ora 13:10.
Ejani të na mbështesni me praninë tuaj dhe ta tregojmë së bashku bukurinë e kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare. Le ta mbushim sheshin me ngjyrat kuqezi dhe t'u tregojmë të gjithëve forcën e komunitetit tonë! 🇦🇱✨
Ju presim me familjet dhe miqtë tuaj për një ditë plot muzikë, valle, kulturë dhe atmosferë festive.
❤️ Mos mungoni! Bashkohuni me ne dhe krenohuni me kulturën shqiptare!
📍 Schützenstraße 16, 74072 Heilbronn 📅 E shtunë, 18.07.2026 🕐 Performanca e Shoqatës Kulturore Besa Heilbronn: 13:10
🇦🇱

05/05/2026

02/05/2026

Vallja e Rugovës e interpretuar kaq Bukur nga Avni S Muriqi dhe Dardan Bojaj

17/04/2026

Pas një pushimi të shkurtër, rikthehemi edhe më të fortë me ushtrimet e valleve tona tradicionale 💃👐
Është një krenari dhe gëzim i madh me pa që të rinjtë tanë shqiptarë kanë kaq shumë dëshirë dhe interes për me vazhdu traditën tonë të bukur. Kjo na jep forcë dhe motivim me vazhdu çdo ditë edhe më shumë!❤️🇦🇱
Faleminderit secilit prej jush që jeni pjesë e këtij rrugëtimi të bukur 🙏
Vazhdojmë bashkë, me dashni për traditën dhe me energji për të ardhmen! ✨

Adresse

Heilbronn
74072

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shoqata Kulturore Besa Heilbronn etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen