09/09/2026
Sot u bë hapja solemne e Parkut për Fëmijë!
Së pari, dëshirojmë të falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuan që ky projekt të bëhet realitet. Një falënderim i veçantë për Mërgatën tonë dhe të gjithë bashkëfshatarët, të cilët me mbështetjen dhe kontributin e tyre ndihmuan që sot ky park të jetë në shërbim të fëmijëve tanë. Falenderojmë arkitektin Blerim Maksuti qe u kujdes ky projekt te perfundoj ashtu aic ishte planifikuar, gjithsesi dhe te gjithe ata qe realizuan punet si Xhemal Havziu dhe te tjeret.
Gjithashtu, falënderojmë drejtorin e Shkollës Fillore “Mehmet Derralla” në Gradec, mësuesit dhe nxënësit, të cilët ishin pjesë e hapjes solemne dhe e bënë këtë ditë edhe më të bukur me praninë dhe buzëqeshjet e tyre.
Një falënderim i sinqertë shkon edhe për Kryetarin e Komunës se Vrapçishtit për mbështetjen dhe rregullimin e procedurave për lejen e ndërtimit të këtij projekti; Kryetarin e Bashkësisë Lokale, si dhe komandantët e policisë nga Gallata dhe Gostivari.
Të gjithë kanë qenë pranë nesh dhe kanë dhënë mbështetjen e tyre që ky projekt të realizohet dhe që sot ky park të lulëzojë.
Le ta gëzojnë fëmijët tanë këtë park dhe të gjitha gjeneratat që do të vijnë pas tyre!
Tani është përgjegjësia jonë e përbashkët që ta mirëmbajmë, ta ruajmë dhe të kujdesemi për të, sepse ky park është pasuri e të gjithë fshatit dhe e fëmijëve tanë.
Kryesia e Shoqatës Mërgata Gradec do të vazhdojë të sjellë projekte të reja dhe të dobishme për fshatin tonë.
Megjithatë, realizimi i çdo projekti kërkon mbështetjen, bashkëpunimin dhe kontributin e të gjithëve. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë më shumë për Gradecin dhe për gjeneratat që do të vijnë.
Ta ruajmë sot, që ta gëzojnë edhe gjeneratat e ardhshme!
Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe që qëndrojnë në krahun tonë për një Gradec më të mirë!
Me Respekt
Kryesia
https://mergata-gradec.com