SHIHK "Stublla" CH - Faqja Zyrtare

SHIHK "Stublla" CH - Faqja Zyrtare Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von SHIHK "Stublla" CH - Faqja Zyrtare, Gemeinnützige Organisation, Wil.

Të nderuar miq,Anëtari i kryesisë së shoqatës sonë, z. Robert Ukaj, kërkon mbështetjen tuaj në zgjedhjet parlamentare.Ai...
17/05/2026

Të nderuar miq,

Anëtari i kryesisë së shoqatës sonë, z. Robert Ukaj, kërkon mbështetjen tuaj në zgjedhjet parlamentare.

Ai është kandidat në listën e LDK-së, i propozuar nga Dega e LDK-së në Zvicër.

Roberti ka mbi 20 vite përvojë dhe angazhim në fushën e kulturës, artit dhe humanizmit. Gjithashtu, ai është udhëheqës dhe kryetar i shoqatës “Fundjavë Ndryshe” të Arbër Hajdarit për Zvicër, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit dhe kauzave humanitare.

I urojmë suksese dhe e ftojmë secilin që ta mbështesë me votën e tij.

Shoqata SHIHK “Stublla” në Zvicër, pati kënaqësinë dhe nderin e veçantë që të dielën të mirëpresë në vizitë Kryetarin e ...
04/05/2026

Shoqata SHIHK “Stublla” në Zvicër, pati kënaqësinë dhe nderin e veçantë që të dielën të mirëpresë në vizitë Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me stafin e tij, në ambientet e Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach, që udhëhiqet nga Don Marjan Demaj.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kryetari i shoqatës, z. Nue Ukaj, e njoftoi nga afër Kryetarin z. Sokol Haliti me aktivitetet dhe angazhimin e vazhdueshëm të SHIHK “Stublla”, ndonëse Kryetari Haliti ishte tashmë i njohur me historikun, veprimtarinë dhe kontributin e vyer të shoqatës sonë.

Me këtë rast, Kryetari z. Sokol Haliti shprehu vlerësimin e tij të lartë për punën dhe përkushtimin e anëtarëve të shoqatës, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve me vendlindjen. Ai po ashtu theksoi se kjo mirënjohje nuk është vetëm një vlerësim për SHIHK “Stublla” në Zvicër, por edhe një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën, angazhimin dhe kontributin e çmuar të shoqatave SHIHK “Stublla” në Itali, Gjermani, Austri dhe Kroaci.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin e Shoqatës SHIHK “Stublla”, Kryetari i Komunës së Vitisë ndau një mirënjohje të veçantë për shoqatën tonë.

05/04/2026

Ju mirëpresim në mbrëmjen familjare të Pashkëve në Frauenfeld, në orën 19:00

Gëzuar Festa e Pashkës dhe mirë se vini!
04/04/2026

Gëzuar Festa e Pashkës dhe mirë se vini!

Adresse

Wil
9500

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von SHIHK "Stublla" CH - Faqja Zyrtare erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen