04/09/2026
04.06.2026
Të dashur ndjekës,
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një lajm shumë të rëndësishëm për fondacionin tonë.
Nga sot zyrtarisht, Fondacioni Bajrije Ljama është i liçencuar për të gjitha projektet e ardhshme që do të ndërmarrim në kuadër të misionit tonë.
Tashmë na mbetet vetëm të veprojmë, të punojmë dhe të vazhdojmë të ndihmojmë ata që kanë nevojë përmes projekteve tona.
Siç e kemi theksuar që nga fillimi, misioni ynë kryesor janë studentët, sepse ata janë e ardhmja jonë.
Urojmë që projektet tona në të ardhmen do të mbështeten nga një numër edhe më i madh i donatorëve dhe bamirësve, në mënyrë që së bashku të mund të bëjmë edhe më shumë për shoqërinë tonë.
Faleminderit të gjithëve që besoni dhe mbështesni misionin tonë.
Me respekt,
Fondacioni Bajrije Ljama